Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar projeksioni paraprak të shpërndarjes së mandateve ku rezulton se në qarkun Durrës, PS ka marrë mandatin e tetë, ku është i pozicionuar kryetari i partisë, ndërsa PD 6.
Në qarkun Durrës kanë mbetur edhe 87 kuti.
Gara në këtë qark është e fortë, pasi LSI aspiron një mandat të cilin ia merr PS, që është edhe mandati numër 8, pozicion i cili ndodhet Edi Rama.
PS në këtë qarku deri tani ka siguruar 8 mandate, kurse PD 6 mandate. Diferenca deri tani mes PS dhe PD është me mbi 10 mijë vota.