Nga Edmond Arizaj
1. Emigrantët nuk votuan. Është e vështirë që PS të patronazhonte dhe për rrjedhojë të projektonte mandate dhe siguri elektorale nëse në lojë do të ishin mijëra e qindra mijëra vota emigrantësh
.2. Fryma pa frymë e Lulzim Bashës. Jo e demokratëve. Elektorati i PD pavarësisht gjithçkaje, ishte nën armë. Detyra e Bashës, lidershipit dhe këshilltarëve ishte të nxirrnin në votime mbi 60 përqind. Nuk ndodhi.
3. Votuesit absolutë të PS. Pothuajse asnjë rrjedhje në gati pesë palë zgjedhje. Rast për studim.
4. Marrëveshjet e dështuara elektorale të PD. Në asnjë rast, përfaqësuesit e PD nuk kanë firmosur për përfitime të forcës politike, që do shërbenin për 6 muaj a dy vjet më vonë, por i janë gëzuar “pazarit” të momentit. PS ia ka hedhur përherë.
5. Leximi gabim i sistemit elektoral. E djathta dukej si një hidër me shumë koka, por që luftonin me njëra-tjetrën dhe jo me kundërshtarin. Minimumi, mosbashkëpunimi me LSI humbi një mandat. 6. Puna kapilare e PS. Historike si përvojë, por e tallur nga eksponentët e PD. Zgjedhje pas zgjedhjesh po tregohet e kundërta.
7. Forca e pushtetit. Me çdo bashki të dorëzuar pa luftë nga PD me mospjesmarrje në zgjedhjet lokale, PS hyri në 25 Prill me pothuajse 130 mijë vota “në xhep”.
8. Risitë e munguara. Partia Demokratike nuk solli asgjë të re, në asnjë qark, nga askush. Më shumë e lodhur dukej PD në tetë vite opozitë se PS me tetë vite pushtet dhe dhjetëra akuza.
9. Bumerangu. Me dhjetëra analistë të mbrëmjes, pa asnjë analizë, për vite me rradhë, ditë pas dite, kanë sjellë mbingopjen e shikuesve me “djallin Rama”. Negativizmi patologjik dhe nihilizmi duken të vjetëruara si metoda opozitarizmi mediatik.
10. Jo i fundit për nga rëndësia, Edi Rama. Këto ishin zgjedhjet e fituara prej tij. Në tokë, në det dhe në ajër; mbi tërmetin dhe pandeminë; mbi opozitën dhe opozitarët e brendshëm; e mbi të gjitha me bastin e madh, nëse nuk merrte 71 vota, ikte. Nuk ishte premtim i një lideri politik, por thirrja e fundit për votuesit e vet.
Po tani? Jeta vazhdon. Partia Demokratike duhet të kishte nisur që dje, punën për ardhjen në pushtet në 2025, apo më shpejt. Ka shumë, shumë, shumë punë dhe pak, fare pak kohë. Le ta nisin me idenë se pas tre mandatesh, nuk do ketë të pakënaqur, që të mos bëjnë banjo dielli si periudhën para 25 Prillit. Pasi ka thyer barrierrën e dy mandateve rradhazi, Rama do e kërkojë edhe të katërtin. Mos të ketë kush dyshime në PD për këtë.
Analiza e dyte me e mire per zgjedhjet…
Rama eshte e keqja me e vogel e ketij vendi, ja pse fitoi.
Shpresoj qe keto kater vitet ardhshme te gjeneroje vende pune per njerzit e te stimuloje fshatarin e prodhimet e vendit.
Shendetesia duhet revizuar nga themelet. Vetem ndertim e rinovim spitalesh nuk mjafton
PD humbi jo per lligarit elektorale, por se ajo drejtohet akoma nga krimineli Sali Berisha, dhe i deleguari i tij ne krye te saj Lulzim Basha punon simbas kurdisjes se kryetarit defacto.
Jam shume dakort me analizen por desha te shtoj se PD me Berishe dhe Xhelalë nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet.
Edi Rama fitoi dhe e meritojë ,,për shumë faktorë,,PD duhet të reflektojë sa më shpejt nqs nuk do që të ketë fatin e LSI ,,Faktor kryesor për këtë fitore ka qenë vetë Rama ,,si një burrë shteti i cili vendosi fytyrën e tij në çdo vendim dhe në çdo zgjedhje ,,,Pavarësisht se ka patur kënaqësi të shumta për pushtetin qendror dhe vendor,,Populli shqiptar zgjodhi të keqen më të mirë,,,,,Ka ardhur koha që PD dhe opozita të përfaqësohet me figura të reja,,intelektuale,,të pastër,,më ide dhe programe,,dhe jo më injorant,,kriminelë,,hajdut,,me njerëz që flasin dhe shajnë gjithë ditën,,,,Si mund të fitojë PD dhe LSI ,,me Mulin,,Palokën,,Berishën,,Salianin,,Strazimirin,,Leskaj,,Gaz Bardhin,,Boçin,,Liken që është gati për interesat e tij të shes edhe Shqipërinë dhe shqiptarët,, Monën që flet si pastruese pallati,,apo ato pionerët e LSI,, që pa mbaruar shkollën marin postë drejtuese,,dhe e dinë të gjithë se si i marin…Ka plotë figura të pastër edhe në PD ,,( në Vlorë flasin shumë mirë për Agalliun) kandidati i PD ,dhe fitoi i 4..,,Po nuk i promovojnë këto figura sepse kanë frikë sepse kjo frymë i zhduk nga skena politike,,,,Të pranosh humbjen është fisnikëri,,,,Të mos ta pranosh është skuthëri,,Prandaj Rama fitoj dhe do vazhdojë të fitoj…
Z. Arizaj, keni përmëndur 10 pika, por nuk keni thënë thelbin e humbjes. Ju PD-istët kujtoni se duke mbajtur Berishën, Bashën dhe disa persona të atrofizuar nga e kaluara do të fitoni zgjedhet! Ju them unë se si mund të fitoni: kritikoni Berishën duke u distancuar prej tij dhe të mos jetë deputet i PD-së. Kritikoni Bashën për ato që ka bërë në të kaluarën dhe drejtimin e PD-së t’a marrë nje i ri, jo nga mosha, por në mendime. Krijoni një ekip që punon, të pakorruptuar, jo harbut, me kulturë perëndimore që kundërshtarin e quan vetëm politikisht, ndërsa miqsor në sjellje, të vlerësojë njerëzit me vlerë dhe jo militantët, sikurse ka vepruar deri tani. Pra t’u tregojë vëndin halabakëve, etj, etj. Rama ka gabimet e tij, por është punëtor dhe kjo është arsyeja kryesore që ju u mundët. Nuk fitohen zgjedhjet me vrasje, me prerje duarsh, cfurqe,etj.etj.