Partia Demokratike doli humbëse në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo humbje e PD, solli një zhgënjim të madh për demokratët dhe anëtarët e kësaj partie.
Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, në një reagim të përbashkët thonë se humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Lulzim Basha.
Mes të tjerash, në këtë deklaratë thuhet se Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional.
Për këtë arsye kërkohet dorëheqja e menjëherëshme dhe e parevokueshme të Kryetarit të Partisë Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve.
Deklarata e plotë:
Ne, një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së, simpatizantë të së djathtës shqiptare, ndihemi të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Shqipëria erdhi në këto zgjedhje pas një periudhe 8-vjeçare të një qeverisjeje të korruptuar, të kriminalizuar dhe klienteliste, që e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, braktisje masive, dhe në humbjen e shpresës. Fitorja në zgjedhje ishin mundësia e vetme për të një të ardhme të ndryshme, prandaj këto zgjedhje nuk mund e nuk duhet të humbnin. Qytetarët e këtij vendi, zgjedhësit, anëtarët e partisë e kanë mbështetur partinë në protesta e kudo, por pakënaqësia e përgjithshme dhe kjo mbështetje nuk u kapitalizuan me fitoren në zgjedhje.
Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në rradhë të parë kryetarin Z. Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qëndror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës.
Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore.
Por, z. Lulzim Basha, që prej vitit 2013, kur mori drejtimin e partisë, e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i mpakjes dhe, shpesh, edhe i shuarjes në mënyrë arbitrare të shumë strukturave të partisë, të largimit të shumë anëtarëve, themeluesve, dhjetoristëve, kontributorëve më të denjë, të shtyllës së saj kurrizore, të çdo individi dhe zëri të lirë, që nuk binte dakord me këtë mënyrë drejtimi të Partisë Demokratike, duke mos lënë mundësinë për asnjë forum të hapur dhe duke eleminuar demokracinë e brendëshme në Parti.
Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit.
Pas marrëveshjes së errëte të pasqaruar të 17 majit 2017, marrëveshje e pakëshilluar me forumet e partisë, si dhe pas humbjes së zgjedhjeve të po atij viti në bashkëpunim e bashkëfajësi me Edi Ramën, ai u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nëpërmjet një procesi jo-transparent dhe mjaft të diskutueshëm. Megjithatë, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit për të mundësuar një qeverisje të djathtë që do të sillte një ndryshim rrënjësor të sistemit të kalbur qeverisës së vendit dhe pranuan vendimin e Z. Basha dhe të grupit të tij të ngushtë për t’u provuar përsëri nga vota e popullit.
Në çdo vend demokratik, është pikërisht opozita ajo që ngjall shpresë dhe sjell ndryshimin, por, sërisht dhe fatkeqësisht, Lulzim Bashaia humbi vendit mundësinë e një ndryshimi thelbësor dhe rrënjësor, ia humbi edhe një herë tjetër PD-së mundësinë për të drejtuar popullin drejt një të ardhme europiane, të drejtë dhe të ndershme.
Për këto arsye dhe shumë të tjera, ne, kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-sëe të nën-Kryetarëve. Ne kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për Partinë, proçes, i cili të mundësojë zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturate reja drejtuese të Partisë, bazuar në modelet më të mira të partive tona simotra të së djathtës klasike. Partia Demokratike duhet të kthejë demokracinë në strukturat e saj, fjalën e lirë, konkurueshmërinë, vendimin kolegjial dhe garën e pastër e të pakompromentuar.
Përgatitja e një reformimi ideologjik të djathtë, të orientuar nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, partiake dhe qeverisëse; kthimi në shtyllat e funksionimit tonë që prej themelimit, rishikimi i menëjhershëm i një programi dhe strategjie të fortë dhe të paepur opozitare, duke bashkuar Partinë Demokratike dhe duke ftuar në parti çdo kontribut qëllimisht apo fatkeqësisht të humbur ndër vite, por edhe çdo prurje të re, janë parimet bazë që ne duhet të nisemi për të khyer Partinë Demokratike në rrënjët e saj. Kjo do të jetë e vetmja mundësi për t’i bërë ballë, në një kohësa mëtë shkurtër, qeverisjes të korruptuar dhe vrastare të fateve të shqiptarëve dhe Shqipërisë nga mungesa e një alternative reale të djathtë.
I bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike ti bashkohet kësaj thirrje.
Edith Harxhi
Endira Bushati
Bujar Nishani
Ibsen Elezi
Bislim Ahmetaj
Arben Imami
Arben Ristani
Edvin Kulluri
Pirro Ahmetaj
Endrit Hoxha
Akoma me karta te djegura te dhjetoristeve do te dilni ne skene ju? Cfare prapambetje intelektuale e kulturore qe sundon ne PD. Eshte i pamundur reformimi i PD.
Edhe Enveri nuk u muar me Zogun aq sa po merreni ju me komunizmin.
Vazhdon te sundoj tribalizmi ne PD.!!!???
JU , një grup anëtarësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Forumit Rinor, studentë të dhjetorit 1990, themelues të PDSH-së,
JENI NGA I PARI E DERI TE I FUNDIT KRIMINELE E ANTISHQIPTARE !
O te pa pare nese doni vertete PD kerkoni ne fillim dorheqjen e ATIJ pastaj te Lulit,bejeni me ligj partie asnje mardhenie me SB,sepse ai ju mori ne qafe dhe fiksojeni mire;PD nuk vjen kurre ne pushtet nese do te vazhdoj ndikimi i tij ne Pd.Edhe Ard Daullxhiu te jete ne krye te Ps, prape do humbisni.Elektorati “”gri””nuk ju voton se nuk duan ATE.Pd eshte aset kombetar.Eshte rasti me i mire te vendosni Pd aty ku duhet.Nostalgjizmat e viteve 90 i ka mbuluar pluhuri i kohes.Hapni nje epoke te re per te djathten duke demokratizuar vete Pd.Me vjen keq sepse shume nga rradhet e Pd dashurojne akoma hungerimat e ATIJ.
Rezoni mitin e nje njeriu primitiv ku per fat te keq e keni kthyer ne Hajmali te varur ne xhaketat e cmendurise “‘poshte komunizmi”‘….
Partia demokratike nese mund ta quajme keshtu anetaret e saj duhet te falin ne proteste para shqupit qe Basha dhe Gaz bardhi te terhuqen dhe njkosisht ne shenje proteste te djegin kartat e antarsis ne grup ane e mban vendit
Kjo di te ishte zgjidhja dhe pjesa e mbetur ti bashkohen PS dhe pastaj shqupin ta kthejme ne nj WC publikr ku managjer te jete sali berisha dhe financjer lulzim basha
Te tjeret pastrues, nje zyrr te jete per grate e PD ne menyre qe te nzjerrin buken e gojes qe tu shrb jne disa tipave per gojore
Ne fund klientat mund te fshine bythen me mustaqet e
kapterr Bujar Mehmetit Nishani
Këta që bëjnë thirje për reformin janë më keq se Basha,Po nuk doli një njeri me mënd more shokë?Tju them unë kush e bën:Kastriot Islami është edhe profesor i madh hahahahhaaa
O ju legena qe nuk thate asnje fjale ne keto 30 vjet per komunistin me maskara sali,ju qe nuk thate dhe nuk thoni nje fjale per ate qe e katapultoi ne ato pizicione ku deshtoi kudo.
Po jua mbajti suma shkoni protestoni te vila e saliut se aty celsi i lulashit
Paska perfundu keq plaku mere kur fillon lista me endyren e perfundon me endrit spiunin…
O zot çfarë hipokrizie. Asnjë nga këta nuk thotë një fjale te vetme për doktor horrorin. Njerëz pa integritet. Këta kanë qenë pjesë e masakrës elektorale në 2009 dhe 2011. Këta kanë qenë pjesë e kabinetit naziskin që ekzekutoi qytetarët në mes të bulevardit. Kur kapo klani e pagëzoi drejtor Shqupi këtë shale ngjiturin, asnjë nga këta plera nuk u solidarizua me Olldashin. Ashtu do zvarriteni si krimbat. Luli do marrë avionin e shkon në Hollanden e gryas. Por ju do qelbeni nga panolina e Saliut , duke u qurravitur për ndonjë mrekulli. Mrekulli që s’ndodh kurrë sa të jetë shpellari.
ku ishit ju 8 vitet e shkuara….u po…. ulerisnit me fort se basha per te njejtat gjera qe sot akuzoni bashen….si mund te kesh besim tek ju, krijesa pa shtylle kurrizore.
Për hir të së vërtetës,
minimalja që PD të bënte, duhej:
1-Të distancohej nga Ai!!!!?
2-Të pranonte publikisht krimet e kryera për më shumë se tre dekada!!
3-Të distancohej nga dhuna!
4-Të kërkonte falje për krimin e kryer në dritën e diellit dhe në prezencë të policisë!
5-Të shpërndante paramilitarët e sajë dhe personat që në emër të kësaj organizate fashiste krime kryer kanë,t’ja dorëzojë prokurorisë!!
6-Të demokratizojë veten një herë,të futet vetë në shinat kushtetuese,të shndërojë çetën tribalo-mesjetare në një parti të mirëfilltë!
Dëmi që PD -ja vendit sjellë i ka, është kolosal, nuk mund të riparohet!!
Janë mijëra të vrarë që ulërijnë nga varri, kurse Ai zgërdhihet akoma në Facebook!!!!?
Fashizmi nuk ka dhe nuk duhet të gjejë vend në një shoqëri të civilizuar, në shekullin e 21-të!!!!
Filmi pet femije :
6 Fantastiket.
Edit Harxhi perseri nismetare?! O tempora, o mores. Keshtu ka vepruar ne tere keto vite. Sa mbetet pa poste, sulet te kapet pas cdo nisme. Nje hileqare e rralle, se gjoja i dhimbet pd, por qe eshte e kunderta e saj. Per te, me krahet e ngrohte te Berisha, i shiste ketij dhe miqte e mikeshat me te paqenat e sajume prej saj per ta. Te besosh ne dhimjen e sa per pd do te thote te futesh shkaterrimin qe ne zanafille te kesaj nisme.
Pd lindi si nji parti per shpresat e atdheut por pas shum vitesh u kthye ne nji prone e nji krimineli ,dhe deri sa te jet ai gjall mos kerkoni qe te ket ndryshim ,hiqeni qafe pastaj kerkoni votat per te qeverisur
Me keto shprehje prej leshi si “anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike vunë përpara interesat e vendit” keni per te shku shume larg.
Kur kjo liste fillon me Harxhin, i duhet rene cules, bir Selman i nenes. Me disa fytyra. Kjo zonje nuk mund te rrij ne krah te disa emrav te pa perly, si Kulluri, Ahmetaj, Nishani, Elezi. Sa per te tjeret, dihet cilet jane.
Vetem Birisha te rrije
Perse ju anëtarë të PD-së dhe gjithë Shqiptarët e tjerë Nuk e Kuptojnë se: Sali Milosheviç Bollano Janullatos Berisha Nuk Flet dhe Nuk e Largon Lulzim Bashën. Sepse është më i Besuari i Tij (së Bashku me KËLLËFIN e “Pistoletës” Idiotin Bujar Nishani!?). Është
apo janë të Vetmit që do ti Mbrojnë (Mëkatet ë Shumta të BANDITIT Sali Kërkon Garanci Jete për Fëmijët!?) e Punësojnë deri Ambasadorë pse jo ndoshta deri dhe Deputete të Parlamentit Europian në të Ardhmen e Afërt!? Kështu që mos u Lodhni Kot. Dhe i Vetëm në PD përsëri ai (Luli) do t’a këtë Partinë! Plus që ka me Vehte Flamur Nikën, Salianjin, Mziun, Alibeaj, Vorpsi, etj.