Kush janë kandidatët më të votuar të PS dhe PD në Elbasan, Vlorë e Fier

28 Prill 2021, 18:08Politika TEMA

Deri në orën 17:00, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 359 kuti nga 511 për votat preferenciale, të cilat do të përcaktojnë deputetët e ardhshëm nga listat e partive.

PS arriti të marrë 8 deputetë në Qarkun e Elbasanit dhe sipas shifrave aktuale, asnjëri prej kandidatëve të renditur pas Taulant Ballës, i cili është i teti, nuk pritet të kalojë herësin, që në këtë qark për PS është 10778 vota. Aktualisht, Taulant Balla është më i votuari me 13602, ndërsa pas tij renditet Saimir Hasalla.

Tjetër situatë është te Partia Demokratike, aty ku Luçiano Boçi kërkon mandatin edhe pse renditet i teti në listë. PD në këtë qark ka marrë 6 mandate, ndërsa Boçi deri tani ka marrë 6582 vota dhe synon të arrijë herësin që është 9646.

Dashnor Sula, i cili e ka të sigurt mandatin, pasi ishte i katërti në listë, është edhe më i votuari në këtë qark me 7007 vota. Ndërkohë, Gazment Bardhi, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Elbasan dhe i pari në listë, ka arritur të marrë 2697 vota.

Në Vlorë, ku PS ka siguruar 8 mandate, kur janë për t’u numëruar edhe 36 kutitë e fundit, Edi Rama është më i votuari me 11269 vota, i dyti  renditet Damian Gjiknuri, ndërsa nuk pritet të ketë surpriza në listë.

Nga PD, e cila ka marrë 4 mandate, Bujar Leskaj është më i votuari me 5025 vota. Ndërkohë, edhe te PD nuk pritet të ketë lëvizje në listë, pasi herësi është 8 mijë vota dhe askush nga kandidatët nuk pritet ta arrijë.

Në Qarkun e Fierit, ndarja e mandateve është 9 mandate për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike, si dhe një mandat për LSI-në.

Nga PS, kur janë numëruar 315 nga 580 kuti deri në orën 17:00, më i votuari në këtë qark është Erion Braçe me 6452 vota, ndërsa Ruçi renditet i dyti me 4338. Braçe është i sigurt deputet, ndërsa Ruçi ishte i dhjeti në listë dhe duhet të arrijë herësin me 10174 vota.

Te PD më i votuari është Agron Kapllanaj, i cili renditet i shtati në listë dhe me shumë mundësi do të kalojë herësin me 10780 vota, pasi deri tani kur janë numëruat pak më shumë se gjysma e kutive, ka arritur të marrë 7205 vota dhe pritet të zhvendosë listën, duke lënë jashtë saj Ilda Dhorin që renditet e gjashta.

4 komente në “Kush janë kandidatët më të votuar të PS dhe PD në Elbasan, Vlorë e Fier”

  1. NgaPD nuk e pashe emerın e Enkelejd Alıbej,Pse nuk ndollet ne lıste,

  2. Vlora says:

    E ke gabim o ti gazekar.
    Nuk sposton dot femer ne liste
    Le te maresh dhe 100.mij vota

  3. Gjuh Tari says:

    Kush eshte,
    Cilet jane!

    Nuk ka “Kush jane”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje