Një rrugë “shpëtimi” për Lulzim Bashën

28 Prill 2021, 17:36Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Lulzim Basha pas humbjes edhe të këtyre zgjedhjeve, nuk mund të fshihet më pas pretendimit se ato u vodhën, se edhe nëse është kështu, ai duhet të ikë edhe për këtë arsye, pasi nuk i mbron dot votat e demokratëve.

Nuk mund të fshihet as pas pretendimit se Edi Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kodin Zgjedhor, siç deklaroi në deklaratën e mos-humbjes, pasi kjo ndodhi për faj të tij, që dogji mandatet dhe la Ramën të bënte ç’të donte me ligjet në Parlament.

Është e vërtetë që ndryshimet në Kod për ndalimin e koalicioneve favorizuan Ramën, por këtë dhuratë atij ja bëri vetë Lulzim Basha, duke u larguar nga Kuvendi. Prandaj para se të bëjë përgjegjës Ramën, duhet ta drejtojë njëherë gishtin nga vetja e vet, që lejoi të ndodhte ndryshimi i Kodit, duke ikur nga Parlamenti, bashkë me aleaten e tij, Monika Kryemadhi.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimit për presionin shtetëror e policer ndaj votuesve, kur vetë strukturat e tij të paligjshme, vranë e terrorizuan njerëz para dhe gjatë zgjedhjeve.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimit se PD ka njohur një rritje të madhe në këto zgjedhje, me 20 apo 30%, pasi kjo nuk është e vërtetë. PD thjesht ka marrë votat e veta, të cilat katër vjet më parë kishin shkuar për LSI-në.

Kur e mori PD-në Lulzim Basha, kjo parti kishte diku tek 680 mijë vota. Tani ka 600 mijë. Pra, nuk qendron as ky argument si justifikim për t’u larguar.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimet se u hodhën miliona euro nga PS për të blerë mandatet, se edhe nëse e marrim si të mirëqenë, që PS bleu 8-9 mandate, siç pretendojnë panelistët e opozitës, PD nuk humbi për këtë arsye, pasi PS, edhe pse kërkonte mandatin e tretë, mori plot 15 mandate më shumë se PD.

Por, meqë e ka të vështirë të largohet, pasi kuptohet, nëse dorëhiqet si kryetar i Partisë Demokratike, karriera e tij politike dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër, merr fund përgjithmonë, ka një rrugë “shpëtimi” për të.

Basha mund të japë dorëheqjen dhe të shpallë garën për kryetarin e ri, dhe një prej kandidatëve, të jetë pikërisht vetë ai.

Kështu, edhe plotëson kërkesën e atyre që kërkojnë dorëheqjen e tij, një pjesë e të cilëve janë themelues dhe aëtarë Kryesie të PD-së, por edhe provon veten, nëse ka ende mbështetjen e anëtarësisë së PD-së, apo jo.

Nëse anëtarësia e voton, gjë që ka shumë mundësi, pasi gjatë këtyre viteve është kujdesur të ketë njerëzit e vet në strukturat e partisë, atëhere shuan gjithë zërat kundër tij dhe legjitimohet si kryetar që ka mbështetjen e partisë.

Kjo gjë do të kënaqte të gjithë palët, pasi edhe Lulzim Basha, edhe ata që kërkojnë largimin e tij, do të provoheshin para anëtarësisë së PD-së, e cila do të vendoste nëse do të vazhdojë me Bashën, apo me një kryetar të ri.

Tani se çfarë do të bëjë Basha, do e mbajë me dhunë selinë e PD-së kundër çdo zëri kritik, siç bëri sot, apo do reflektojë, kjo mbetet për t’u parë.

Fakt është se pas kësaj humbje, në PD kërkohet një përgjegjës. Dhe përgjegjësi s’mund të jetë gjithmonë kundërshtari.

17 komente në “Një rrugë “shpëtimi” për Lulzim Bashën”

  1. qytetar says:

    Do ishtr fatkeqesi kombetare qe ish Gjumashi i Bashkise te behej KM !

  2. qytetar says:

    Te gezoje pasurite e vena pa punuar nje dite
    Rrofte PD !

    1. Sapa says:

      Luli AUTIKU, kryeminidtri i ardhshem.

  3. qytetar says:

    Te gezoje pasurite e vena pa punuar nje dite
    Rrofte PD !
    Luli e din rrugen vete.

    Hollandezi qe gruaja i thote ….e kam bezdi te jem shqiptare…

  4. Redi says:

    O Zeqo o bled llumi, qe e ke shkrojtur kete shkrim si servil dhe sumçar kjo nuk do shume mendje per tu kuptuar! Tani qe humbi basha jeni ber te gjith bij kumbullash e te zgjuar se po te kishte fitiar do ishe kandidati i pare per tja marre ne goje bashes. Shikoni punet tuaja e mos ja rruani shume pallen bashes, legena!

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      O Redi qe flet si pordha neper breke se ua ka mbere mendjen pordhe Saliu Sheqeres, sigurisht qe tani qe perseri humbi i kerkohet llogari Bashes sepse fituesi kurre nuk gjykohet, por ama humbesi duhet te jape llogari aq me teper kur humbesi eshte humbes patologjik pa premisa permiresimi. Ju ta mbani e ta gezoni si kryetar se si tha dhe Alibeaj, Luli eshte i vetmi qe do e munde Diktaturen dhe patjeter qe do ja arrije, se nje dite do dale Rama ne pension e atehere do e kete nje shans dhe Lulushja. Rama eshte 56 vjec dhe del ne pension 65, dmth diku aty nga 2030 do e mundi Hollandezi fluturues me presh ne bythe, nderkohe ju vazhdoni me gojore boleve te fishkura te Saliut dhe loqes vetem per shurre te Lulushes, ndersa Bledi te pakten i ben gojore fituesit. Hajde shendet e bythe te forta se jua qaj hallin.

      1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

        O mjeshtër,
        Mos hatxho frymen dhe kohën tende kot, sepse këta te PD nuk.mbushin. Nuk rinovohet dhe nuk riorganizohet PD, derisa të jetë në krye Sali Katunari, dhe idiotet e tij te dhunshëm qe i shkojne nga mbrapa.
        Vetëm disa si puna e ketij Redit jane mbetur.
        Po te ikë Saliu dhe klika e tij e debilave be krye te PD-se, PD e ka të garantuar fitoren ne 2025.
        Po kujt t’ja thuash? Ua ha hequr petllën Saliu.
        Basha ka vendosur t’i japë Ramës mandatin e katërt sepse tre nuk.mjaftojne.

    2. Likja says:

      RED PALLA…EDHE TI JA NGA ATA QE BESOJE SE DO FITONTE LULI ME PEDET…A JU KAN HUDH TRUT GOMARIT…PO TE FITONTE LULI..LULI NUK FITON AS PER 100 VJET ME RAMEN…IK FLI GJUM REHAT TASHTI…

  5. I MASHTRUARI says:

    E thene shkurt dhe qarte per ne te tjeret , qe nuk kuptojme : ” TE VOTBESOHET ” .

  6. Pa denim basha nuk ja del dot .
    Ose ta shkerdhejne me radhe ate vet ose ti shkerdhejne Gruan ke nji nga Vilat
    por me radhe natyrishte jo ne Orgji Dempkratike
    Bashen e penalizon rende edhe shit-blerja qe i beri Kandidateve
    pro person basha kerkonte 250.000 €- 300.000 € kjo eshte Skandaloze me then te drejten .
    ksaj nuk mundet ti shpetoj dot jo basha por as gruja e tij qe mbante bllokun shenim dhe dorezimin e parave

  7. Bravo says:

    Sot tregonte nje person qe kishte qene komisioner i opozites ne nje qender votimi ne rrethin e Fierit.
    U pyet nga dikush-A pati ne qendren tuaj te votimit ndonje incident?
    -I vetmi incident ishte fotografimi i votes nga nje votues i PD.Komisioneret e pane te gjithe dhe me unanimitet vendosen qe te grisej ne mes fleta e votimit dhe te mbahej proces verbali perkates.Nuk pati kundershtim nga asnje komisioner.Kur forcat politike vendosin per mbarevajtjen e procesit njerez dinjitoz dhe ne respekt te ligjit, edhe procesi do te shkoje si jo me mire.

  8. miri says:

    NUK E SHTE AQ BUDALLA BASHA SA TE JAPI DOREHEQJEN PASI E DI QE NUK ZGJIDHET ME
    DEGJO MUA LUL ESHT ME MIRE KU JE SE NE HOLLANDE (PER BENEFICET )
    LUM SI TI NJE DORE NE BAKLLAVA NJE NE KADAIF

  9. xhoxhi says:

    Unë e kuptoj se si ky njeri duhet të vazhdojë punën si kryetar i partisë.Më thonë për çfarë merita duhet mbajtur.Ministër nul,kryetar bashkie nul nuk bëri asgjë….Kaq problen është heqja e tij more?Presidentin nk e shkarkojnë dor dhe bën si i marë,Bashën nuk e shkarkojnë megjithse duan edhe ata qëe krijuan atë parti.Mund të më thoni si duhet vepruar në të tilla raste?

    1. Pilo Lala says:

      Shkarkimin nuk e ben dot njeri, pervec Saliut.
      Per sa kohe familja e Saliut eshte ne rrezik nga Prokurorija, Basha duhet atje.

  10. Outspoken says:

    E vetmja rruge shpetimi per kete Dordolec eshte qe te shkojne Mbrapsh ne Hollande edhe te meret me Bisneset qe ka !

  11. Vranakonti says:

    Nqs Luli nxier si justifikim ndryshimin e kodit zgjedhor dhe se ai ishte ne favor te mazhorances,atehere Luli me partine e tij te mos mernin pjese dhe te bojkotonin zgjedhjet.Kjo do ishte me e mira.Por ai kujtohet tani qe humbi zgjedhjet.Tani te mos haj m..t kot.Te pranoi rezultatin dhe te beje analizen konkrete te humbjes.Fajtot eshte vete PD-ke.

  12. anticensurë says:

    ka me të vërtetë një rrugë shpëtimi për lulkën!!
    të pranojë të qeverisë me ramën dhe kështu ua paraqet si fitore halabakëve të tij!që dy a tre ditë,pasi ta kenë sharë me rrënjë e me degë,do fillojnë ta mbrojnë dhe ta quajnë gjeni!!
    do thonë”megjithëse humbi!?me “dinakri” arriti të marrë vënde në kabinetin qeveritar”!
    nga ana e “fituesve”,të tredhurve të rilindjes,prapë do të vlersohet si “fitore” e dytë “sepse nënshtruam PDnë”!
    e kështu,të gjithë të kënaqur e të lumtur në idiotësinë e tufës!!
    pjesa tjetër me 1.5 kg tru në kokë,do ta kuptojë dhe njëherë se duhet të paguaj për mosveprimet e veta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje