Nënkryetari i FRPD sulmon Bashën: Humbës serial, koha jote ka mbaruar! Ik vetë, ndryshe do të të përzëmë ne demokratët

28 Prill 2021, 10:31Politika TEMA

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka shpërtheyr ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Hoxha e quan Bashën një humbës serial të zgjedhjesh dhe kërkon që të dorëhiqet pasi nuk do ta ketë më përkrahjen e demokratëve.

Nënkryetari është shprehur se demokratët nuk kanë ndër mend ta lënë në duart e tij PD dhe se nuk do ta japin me PPP tek Rama dhe oligarkët.

Ti, humbës serial zgjedhjesh dhe betejash politike, mos pretendo të vazhdosh të mbash peng pluralizmin e vendit! Sot i fale Edi Ramës mandatin e 3, një risi kjo në Shqipëri.

Sot prisja të shihja një të penduar që do të dorëhiqej dhe jo një sharlatan që nuk kishte as sensin minimal të përgjegjësisë politike dhe moralit njerëzor për humbjen e paimagjinueshme.

Kjo pafytyrësi është vetëm në shërbim të regjimit oligokrat, përmes të cilës ti po i mban peng shqiptarët në mëshirën e Rilindjes.

Koha jote Lulzim Basha ka mbaruar! Ti do të përballesh me demokratët, të cilet nuk të falin dot 4 herë!

Humbësit nuk kanë asnjë moral që të kërkojnë prej nesh përkrahje. Ata, nëse nuk largohen duke marrë përgjegjësitë, do të duhet që ne demokratët t’i largojmë!

Partia Demokratike është shtëpia jonë dhe atë nuk e japim me PPP tek Rama dhe Oligarkët”,shkruan Lisandër Hoxha.

1 komente në “Nënkryetari i FRPD sulmon Bashën: Humbës serial, koha jote ka mbaruar! Ik vetë, ndryshe do të të përzëmë ne demokratët”

  1. Demokrati says:

    Bytheshkerdhyeri Basha nuk ja ka lene me TAPI Babai i tije Xhemali nje Komunsite PD-ne..
    Demokratet e Vertet te marrin Pergjigjesin ne duart e vete dhe te ZBOJNE Bashen…akoma edhe Berishen,me Vrasjen e Elbasanit reputacjoni i PD-se eshte ne shkallen me te ulet….GJithe se si Basha te shkoj ku te doj por jo me ne PD-e..Kryetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje