VIDEO/ Kur Eduard Selami paralajmëronte krizën e sotme të Partisë Demokratike

29 Prill 2021, 17:20Politika TEMA

Kriza ku është futur sot Partia Demokratike është paralajmëruar më herët nga ish kryetar i PD-së, Eduard Selami.

Ky i fundit i cili u përball në një garë të pabarabartë me Lulzim Bashën katër vite më parë, diagnostikonte në Kuvendin Kombëtar të PD-së të gjitha plagët e “selisë blu” që duheshin rikuperuar me kohë.

Më poshtë po përcjellim një kronologji të shkurtër të përplasjes Basha-Selami në distancë e cila nëse do të ishte marrë seriozisht në kohë, mbase do të shmangej rruga pa kah ku lidershipi futi demokratët.

2 komente në “VIDEO/ Kur Eduard Selami paralajmëronte krizën e sotme të Partisë Demokratike”

  1. F.A. says:

    Ngado qe ta rrotullosh, ne politike ka disa ligje dhe rregulla qe percaktojne rrugen e suksesit. Rregulli baze, ose me sakte kryerregulli eshte “e drejta morale.” Dhe ne PD, i vetmi qe e ka kete te drejte dhe qe mund ta coje PD drejt fitores eshte Eduard Selami. PD kurre nuk mund ta coje drejt fitores nje i ngjashem me Edi Ramen, duhet e kunderta e tij ne sjellje dhe rregulla qe mund ta mposhti. Basha mendon, se Rama, i cili eshte nje gjenerues dhune dhe force, mund te mposhtet vetem me force. Kete rruge ka ndjekur dhe eshte pikerisht kjo rroge qe e ka cuar nga humbja ne humbje. Jo vetem kaq, por ai nuk ka te drejtem morale me vehte. Basha eshte prodokt politik tipik i Berishes, ai eshte nje parafabrikat i prodhuar nga makineria muzeale berishjane. Kurse me Eduard Selamin, puna ndryshon. Ai kurre nuk i ka vene shkopinj nen rrota PD, ka qene luajal me programin dhe qellimet e saj. Por te besh ate qe beri Basha ne betejen per kryetar kur u ndeshen bashke, duke tjetersuar ne menyre skandaloze rezultatin, kjo tregon se ti kujdeses per pushtetin tend ne PD dhe jo per ti cuar demokratet e sinqerte drejt rruges se fitores. Vetem me Selamin mund te shkoje PD drejt fitore. Forca e ketij njeriu nuk qendron tek muskujt sic mundohet dhe eshte paraqitur Basha gjate aktivitetit te tij politik, por tek e drejta dhe forca e mendjes. Mbi te gjitha, ai nuk i ka futur shtepise qofte edhe nje 10 qindarkshe pa djersen e ballit, duqe qene ne jeten e tij model i njeriut te ndershem. Dhe si i tille, ai mund te sherbente si modeli me i mire per ate pjese te popullit qe kerkon nder dhe drejtesi ne kete vend. Dhe keta jane shumica e njerzve te ketij vendi.

  2. Qerim Vidohova says:

    Njerzit idealist, për të përligjur bindjet e tyre dhe kundërshtuar pragmatistët e skajshëm përdorin shprehjen “vetëm qëntë kujdesen për bukën, njerzit kanë kërkesa përtej këtij qëllimi.”
    Vërtetë, zoti Selami mund të shërbente si një model përbashkimi për njerzit që i kushtojnë rëndësi nderit dhe drejtësisë. Kjo, sot, duket si e vetmja rrugë që mund të mendohej për tu shtruar për diskutim pas kater vjetësh dmth në zgjedhjet e ardhëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje