1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në vende të botës përkujtohet me protesta e manifestime për të kërkuar të drejtat e për të plotësuar kushtet e punës.
Por, e kundërta ndodh në Shqipëri. Edhe minatorët e Bulqizës që dikur ngriheshin për të drejtat e tyre në punë, sot janë të heshtur. “Kemi 32 vite që punojmë në minierë dhe sot nuk është plotësuar asnëj kërkesë ndaj duhet të protestojmë. Nuk flasim dot sepse rrezikojmë vendin e punës”.
Eksperti për çështjet e punësimit, Erion Muça shpjegon faktorët e mosreagimit dhe indiferentizmit të shqiptarëve për të drejtat e tyre në punë.
“Në të gjithë botën sindikatat funksionojnë si motor të shtytjes së punonjësve për t’u organizuar me njëri-tjetrin, për të bërë revolta duke kërkuar të drejtën. Në mungesë të tyre sot në vend njerëzit janë të frikësuar për vendin e punës dhe hapësirat sot për punë janë të kufizuara. Janë shumë indiferentë dhe neglizhentë dhe kjo padyshim ka dhe arsye, sepse përgjithësisht natyra e punonjësve në Shqipëri është natyre indiferente dhe individualiste. Kjo ka bërë që shumë të drejta të mos plotësohen“.
Por, çfarë duhet bërë që zëri i punëtorëve të dëgjohet dhe burimet njerëzore ashtu si në botë të shihen si motori i zhvillimit të bizneseve?
“Së pari duhet të ngrihen shoqata të punonjësve sipas sektorëve dhe industrive të ndryshme për t’u rakorduar hapat dhe mënyrën se si do duhet të mbrohen të drejtat e tyre. Kërkohet po ashtu një mbështetje më e lartë përmes aktiviteteve me karakter promovimi e ndërgjegjësimi nga të gjitha instancat e përfshira”, shton Muça.
Pse ka Sindikata !?
Parti per Pusht – et kena pafund !
Si mundet me protestue hajduti per punetorin !!!???
Atyre u kane vjedhe Votat !
Dhe vjedhja e votave eshte problem
per demokracine !!!!???
Kjo ndodh sepse ne menyrë paradoksale, sindikatat i kontrollon PD qe gjoja eshte parti e djathtë. Nuk ka parti te djathtë ne bote qe kontrollon sindikatat.
Kush thote se eshte i djathte dhe antikomunist dhe eshte me PD eshte kokrra e idiotit.
PD eshte Parti Komuniste.
Popull dele! Neve edhe demokracinë na e solli Ramiz Alia. Vetëm se zgjodhi atë gomarin Salë Berisha, e ky desh t’a kthejë prapë në sistem komunist.
Asnjë revolucion s’kemi bërë as do të bëjmë!
Pipell zoulou, turkish coffee,turkish telesehir dhe qitje sume m’xhamiet….
Kjo tregon qe shqiperia ska puntor por vetem te pa pune, administrates ju be e qarte gjate fushates “mos hudhni ne rruge vendin e punes”
Kur km ishte ne itali po i bente thirrje biznesit italian ejani te ne se ska sindakata por te gjith filluan duke qesh sepse per boten perendimore ku ska sindakata ose ka diktature ose eshte shtet mafioz qe shtyp te drejtat e puntoreve
Por km jone i gjore nuk e njihte perendimin ku forca e sindakatave eshte nje barometer i demokracise ai vetem se ka lexuar per perendimin qe eshte shume larg te jetuarit
Kur marr si shembull km kam marre si shembull me tolerantin sepse te tjeret jane akoma me larg
Por ky eshte raliteti