I zhduket djali, e moshuara: Policia thotë mos u bëj merak se po gatuan për Lulzim Bashën, e vranë socialistët…

30 Prill 2021, 18:25Sociale TEMA

Arjan Shabanaj nga Selenica prej 9 ditësh ka humbur kontaktet ne familjen. 50-vjeçari nga qyteti i Selenicës është larguar nga shtëpia për të shkuar në qytetin e Vlorës dhe që prej datës 21 prill nuk është kthyer më në banesë dhe as ka kontaktuar me familjen.

Arjan Shabanaj nuk rezulton të ketë probleme as ligjore dhe as shëndetësore.

Shabanaj jetonte me nënën e tij dhe kishte disa muaj pa punë. Kontakti i fundit ka qenë me nënën. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë edhe në polici, por ende asnjë përgjigje.

E moshuara rrëfen se kur ka bërë denoncim më 22 prill policia i kanë thënë “mos u bë merak se ai gatuan për Lulzim Bashën”.

Atë natë që erdhi Lulzim Basha shkuam atje. Qëndruam atje, në kohën që erdhi Basha ky e priti në qendër të Selenicës.

Hipi Basha për të dhënë mitingun, zbriti dhe mua djali më tha “nëna mos kalo nga turma se do të shtypin njerëzit dhe unë ashtu bëra”. Sa erdha, prita nuk po më vinte djali, i rashë 10-15 herë, dyshova se e mbylli njeri.

Nuk u shqetësova se telefoni nuk i mbante bateri. U shqetësova atë moment, dola në pazar. Në 2 të mëngjesit shkova në polici bëra denoncimin. Polici më tha do të vish nesër, shkova.

Shkova cdo ditë në polici “më thanë nëse nuk ke marrë haber shko në stacion në Selenicë”. Kam vajtur 2-3 herë në ditë me shkop, më thoshin ik mos u bë merak se ai gatuan për Lulzim Bashën. Tallen me mua” shprehet e moshuara.

Tefta Shabanaj e drejton gishtin nga politika. “Po, aty e kam të gjithë dyshimin, mua djalin ma vranë socialistët. Dua të ma gjejnë të vdekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë ia kanë bërë të zezën” tha ajo.

20 komente në “I zhduket djali, e moshuara: Policia thotë mos u bëj merak se po gatuan për Lulzim Bashën, e vranë socialistët…”

  1. FAKTI says:

    çfare poshterie kjo plaka selenicare qe veç hallit qe ka, ti vije rende per fjalet dhe akuzat qe ngré. Nuk shikon se mos gjen djalin po hedh dhe shashka qe ja paskan vrare socialistet; cilet socialiste moj plake, vetem komunistet si Sali Berisha vrasin njerez, po ju qenke me te verte pjelle e çmendur dhe e pa rezé. Si i mbushet goja, ku e ka hallin dhe çfare thote. Si mund te akuzoje ne kete menyre te pergjitheshme: e kane vrare socialiste! E vodhen socialistet….deri tani ne me sy dhe mendje hapet kemi pare ata qe vrasin dhe vjedhin… S’i dhimbset djali po vetem si te çpifi, e pa shpirt.

    1. Realisti says:

      Mos i fol kaq rened plakes se aq di aq thote. Thjesht policia te beje sqarimin e duhur dhe te mos meret me llafe per Bashen (kuptohet nqs plaka thote te verteten). Njerezit kuptojne shume mire se kush vret dhe kush nuk vret. E sigurt eshte nje gje. Po u bashkove me cizmet e Sal Ram Berishes nuk te dihet fundi…

      1. Pilo Lala says:

        I ke rene pikes…

    2. Ciao says:

      Moj plake,socialistet nuk vrasin njeri.Ata deri sot nuk kane vrar dhe kjo dihet.Per te vrar shqipetar eshte vetem nje,ai eshte Sali Berisha qe ka vrarae me mijtra shqipetar. O plake e lajthitur.

  2. FAKTI says:

    çfare poshterie kjo plaka selenicare qe veç hallit qe ka, ti vije rende per fjalet dhe akuzat qe ngré. Nuk shikon se mos gjen djalin po hedh dhe shashka qe ja paskan vrare socialistet; cilet socialiste moj plake, vetem komunistet si Sali Berisha vrasin njerez, po ju qenke me te verte pjelle e çmendur dhe e pa rezé. Si i mbushet goja, ku e ka hallin dhe çfare thote. Si mund te akuzoje ne kete menyre te pergjitheshme: e kane vrare socialiste! E vodhen socialistet….deri tani ne me sy dhe mendje hapet kemi pare ata qe vrasin dhe vjedhin… S’i dhimbset djali po vetem si te çpifi, e pa shpirt. Kaq poshte kane rene keta njerez?! E dhimbjen e tyre duan tu a hedhin te tjereve.

  3. Sara says:

    Ku e di ti qe shpif o faktleshi?
    E lexon cfare i thote policia nenes se shkrete?

    1. FAKTI says:

      Sara do dokument ti si Saliu? ta theme une se tani e mora vesh; plaka eshte kunata e Shaban Shabanit, ish nendrejtorit te shkolles “Todi Koçeli” Selenice, komunist 24 karat dikur e gjithe familja , njesoj si Saliu dhe tani transformuar ne demokrat; Po nuk thuhet ma vrane socialistet, diçka tjeter po, por eshte brumi gatuar keq. Une ndjej keqardhje per ngjarjen ne qoftese eshte ajo qe paramendohet, ai per jeten e tij dhe kjo per nene, por te thuash ma vrane socialistet, kjo eshte poshtersi dhe mekat i madh qe thote kjo nene. Njekohesisht dhe kushdo qe shprehet ne kete menyre ne vazhden e asaj qe po degjojme nga Tirana. Duan pushtet per jete a vdekje se u mbaruan te ardhurat dhe s’pyesin me per njerez te tjere kjo lloj binaje. Tani ate leshin beje triko per dimrin qe vjen se une jam larg shume me mijra kilometra dhe kam dekada qe e kam siguruar veten per behar e dimer. Une ja qaj hallin si nene , por nena jane dhe ato miljona qe jane socialiste e kjo i akuzon si pa gje te keqe ne vend qe te beje njeren per te gjete djalin. Aa ne qoftese e di ti denoncoje! Absurde.

    2. Samiu says:

      Po ti Sara ku e di ne cfare rrethana ia kane thene policet (ne se ia kane thene vertet se perderisa kjo shpif apo akuzon pa fakte, mund ta kete shpifur edhe kete reagimin e policeve) ate shprehjen ironike?… Kjo mund ti kete akuzuar policet se e kane vrare ata… se jane me PS dhe Ramen…. dhe ata e kane ironizuar….

  4. Loku says:

    Duhen sebepe qe te filloj lufta e Lulit,se keshtu e deklaroi te ajo video qe qeshnin ata kazanaxhijt.

  5. K says:

    Shko moj budallalliqe plakë , mban hallin që të ka rënë mos u bëj vegël babale.

  6. Demokrati says:

    po pse moj Nene ta paskan “Vrare” Socjalistet..dhe jo Demokratet??Ose eshte rrezuar diku i dehur dhe u Vra????????Socjalistet nuk jane Kafshe-Afrike…sepse kafshet e Egra na Vijne nga Vicidolli i Tropojes..prandaj andej shiko…
    GJithe se si Urojme qe Djali te te Kthehet Mire ne Shtepi..lol

  7. kot says:

    Tju vi turp te gjitheve qe talleni. Qofte socialist apo demokrat per nonen e vet eshte bir. Sa per vicidolin ty o pidh robsh malsoret te therresin per emer para se te vrasin.

    1. Kapedani says:

      O Kit o rrot dhe cari biles, kur vrau Azemin ne emer thirri maloku viçidolit , po Trebicken, po Olldashin, po Gramoz Pashkon, po Gazideden po Remzi Hoxhen ata te Gerdecit te 21 Janarit eetj….etj.Shko o shpellar te qifsha trute.
      Kjo nona te kete kurajo dhe shpresojme ta gjej djalin shendosh e mire.

    2. Pensionist pa pension says:

      Dolen kriminelet e Saliut…
      Ardhur nga pylli geshtenjave, krijuan ne Tirane Pyllin e Derrave…

    3. Demokrati says:

      @@kot:Ti dukesh se je nje “Specje e Perzier-Eksperimentale”….Meso Shqipe,dhe KUPTO ..sa per Sharjen dukesh se je bire Bushtre…Shoket e mije Malesore..Nuk Ngaterrojne Vrasesin nga Vicidolli me NJerezit e Thjeshte..lol

  8. Luan says:

    Po ç’merreni me një njeri që thotë dua të ma gjejnë djalin të vdekur. Çarë tjetër do dëgjojmë!

  9. Tullaci says:

    Aq di aq thot mos e gjykoni o rop zoti se I kan then keshtu u be dhe nena benson shqiptar jemi po ta gjykosh perse kerkoi Dalin esht mekat e lini rehat te shkreteten zoti ta shikoi nanen te tjeret qe tallen ropt ku ti ken bashk me kte Palo gazeta

  10. Tani says:

    sa injorante plake.Do kete marre rrugen e Athines ne kembe.lolll

  11. Likja says:

    Te rrofte foto e saliut ne mur me djalin…edhe na mburresh…shiko shiko…ka dal aty edhe me saliun ne foto thote…

  12. ARI says:

    POLICIA TALLET ME NJE NENE QE KERKON DJALIN E ZHDUKUR , KJO ESHTE TEMA O MILITANTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje