VIDEO/ Aeroporti i Vlorës, Rama: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t’i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika

30 Prill 2021, 09:00Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës. Kryeministri ka thënë se ky aeroport do të mundësojë fluturimet transoqeanike.

Në videon e shpërndarë, Rama shpjegon se do të mundësohen fluturime direkte Vlorë-New York dhe anasjelltas.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri,” dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar.

Më tej ai thekson se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të nxjerrë ekspertë shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri.

Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët.

Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend.

Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart,” shprehet kryeministri.

Kujtojmë se më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina.

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend.

Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.

8 komente në “VIDEO/ Aeroporti i Vlorës, Rama: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t’i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Amicoamerikonet do te ndjehen te sigurt mes turkoshakesh labe hajduta……..gezuar ramazonin.

  2. Rezi says:

    E ka egzagjeruar pak me kete 3d ky. 100 milion euro aeroporti i tiranes vetem do shtoj pisten dhe terminalin.
    Jane ber milionat si therrime

    1. ................ says:

      Te ndertosh aeroportin eshte e lehte por ta administrosh nuk esht aspak e lehte. Ne itali jane mbylle disa te tille pikerisht sepse kane kosto te larte menaxhimi dhe mirembajtje.
      Nuk e kuptoj sesi flet Edi Rama me kaq lehtesi. Dua ta di? A konsultohet me ekonomiste apo ashtu si ngrihet ne mengjes ja jep truri dhe flet.

  3. Go says:

    Do ti cojme ameriqanet ne Palase…yhyyyy ?
    Rrofte Partia Socialiste me ne krye Edi Ramen!????
    Parti-Edi, jemi gati per Palase…?

  4. Like says:

    Pastaj nga vlora per Tirane me skaf. Pffff

  5. Arian Haxhillari USA says:

    Wow
    Une e kuptoj Qe Edi Rama ta fut, por jo Kaq hapur!
    Mjaft me me keto propaganda Enveriane se nuk durohet.
    Nga amerika ne Tirane ?
    Nuk ke kaq volum qarkullimi te mbeshtetesh kete thenie utopiste. Ja bere popullit mendjen lesh.
    Ne se eshte e vertete pse nuk e ben nga Tirana? Perdor Vloren per ta hutu popullin.
    Por mbi te gjtha kush eshte ajo kompani ajrore qe do Vijay? Me perjashtim te Edi Rama Airline une nuk di tjeter.
    E ka mire ai Korcari I videos qe thot ( NUK DUROHET DHE KATER VJET TE NA Q…. , se eshte dhe dy metra )

  6. Gjerman says:

    Ssshhhhhssshhh , po flet udheheqesi !!!!

  7. Gjergji says:

    Sa shume eshte rrit popullsia ne Vlore? Gjith vlonjatet nga north Amerika (gjithsej 220) do te vijne direct flight ne Vlore, pastaj nga vlora ne terbac, tragjas e kuc me gomare.

    Pjesa tjetet e Shqiptareve, vijne nga Beogradi, Athina, Stambolli, Shkupi.

    K/minister kot i nje populli kot. Ne vend qe te beje nje aeroport te vetem te mire , ben disa aeroportka sa ler fushate dhe milionat ikin, dhe shqiptaret buke thate dhe serialet turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje