"Parti-Enver, jemi gati kurdoherë"! Një burrë ngjitet majë rrapit në Elbasan, kërcënon se do vetëvritet për partinë

28 Prill 2021, 22:19Sociale TEMA

Panik në Elbasan. Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit.

Personi në fjalë, pasi kishte hipur në Rrapin e Bezistanit, kërcënonte se do të hidhej prej aty.

Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet.

Më pas bërtet me të madhe: Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.

Kaq mjaftoi që qytetarët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit sinjalizoi edhe zjarrfikësen.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e RENEA-s, të cilat bënë të mundur që ta zbresin burrin nga pema.

3 komente në ““Parti-Enver, jemi gati kurdoherë”! Një burrë ngjitet majë rrapit në Elbasan, kërcënon se do vetëvritet për partinë”

  1. degelisi says:

    Edhe me te semuren mendor doni te tlleniJeni te p.. ne tru ju qe zhgarravitni

  2. Sara says:

    haha, tragjikomedia e ketij populli…
    num me duket dhe ai i cmendur ky…

  3. The Patriot says:

    The pritet rrapi menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje