Kryetari i Këshilit Kombëtar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, është një nga zyrtarët e PD që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai thotë se Basha duhet të largohet në mënyrë që PD të rigrupojë forcat e saj, të cilat sot janë më të përçara më shumë se kurrë, ndërsa shton se do i bashkohet çdo zëri kritik kundër Bashës.
“Duhet një proces për të rigjeneruar forcat e saj, për të rigrupuar forcat e saj. Për të bashkuar forcat e saj, të cilat sot janë më të përçara se kurrë më parë.
Ky proces mbahet i bllokuar nga Basha i cili duke përdorur autoritetin e kryetarit, duhet të tregojë qytetari, duhet të demostrojë kulturë europiane, duhet të demostrojë përgjegjshmëri me aktin e largimit nga kreu i PD.
Vazhdon të qëndrojë në krye të PD-së pa asnjë llojë të drejte morale.
Pa dyshim që çdo energji pozitive që i funksionon dhe i shërben asaj ideje që kam unë, asaj kauze që unë i besoj, që do të thotë është shëndeti i PD-së, forca, ringrintja e PD-së, unë do të jep mbështetës i çdo zëri të tillë.
Çdo tentativë dhe çdo investim për të ruajtur statukuonë e kësaj situate në Partinë Demokratike është një shërbim që i bëhet vijimësisë së një qeverisje të korruptuar dhe një qeverisje që ka marrë peng një vend të tërë, siç është qeverisja e Edi Ramës.
Unë dhe çdo njeri tjetër që do ta dëshirojë këtë, do të jemi në terren dhe kontakte të përditshme me anëtarë të Partisë Demokratike nga Vermoshi në Konispol”, tha Nishani në Klan News.
Ai u shpreh se kryedemokrati Basha i kishte garantuar se do t’i fitonin zgjedhjet dhe nuk do të lejonte asnjë tentativë manipulimi nga Rama.
“Ne nuk mendonim humbjen. Nuk kam qenë i parapërgatitur për humbje. Të gjithë besonim që do të kishim fitore sepse edhe garancitë ishin dhënë të tilla.
Ishte një garanci që na ishte dhënë nga kryetari dhe projekti i tij ishte që do të fitonim dhe s’do të ketë asnjë tentativë manipulimi që do të aplikonte Rama dhe ta zhbënte fitoren”, theksoi ish-Presidenti.
E gjeti punen Nishani do kthehet prap ke karburanti .ose do boj aksident me makin .Mbyll gojen o idjot dhe ha ato lek se Sala ta ka bo gati AKRIVOLIN .
Ore ca presin keta te PD. Nuk mund te dalesh kunder inteligjences popullore sado i zgjuar te jesh!
Te thuash qe 7×7=42, qe do ulesh cmimin e energjise 300 leke per liter, dhe te presh te jesh fitues?
Populli perfaqeson inteligjencen mesatare, dhe mesa duket kete rradhe e ka bere detyren e duhur.
PD-ja duhet te nxirret jashte jetes politike dhe te kategorizohet si nje grupim i njerezve me aftesi te kufizuara. Te degjosh, te lexosh dhe te shikosh keta te PeDe-se, te shkon menjehere mendja qe te thirret mjeku i spitalit psikiatrik dhe te urdheroje qe te mos i nxjerri me ne ambientet publike. Jane aq te mete nga trute sa nuk mund ti lesh dot te lire ne mes te njerezve normale. Kjo organizate ka qene ne kry te shtetit dhe e kemi pare se si e kane drejtuar shtetit, pikerisht ashti siç e kane edhe trurin….mbrapsht.
Nuk e di se ku ta kritikoj me pare ne tere keto thenie te ketij sakatit. Te gjitha jane gabim!
Je fiks,kritiko.