Edi Rama, me Erdoganin si praktikë dhe me Ataturkun si projekt

1 Maj 2021, 19:15Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe pse vendi do të qeveriset nga Edi Rama, fituesi i këtyre zgjedhjeve është opozita. Socialistët mbeten në të njëjtin nivel votash nga viti 2017, kurse demokratët dhe LSI patën një rritje të pabesueshme nga zeroja absolute e 2019-ës në 63 mandate realë në 2021-shin. Në ngutin e pabesueshëm dhe padurimin tipik ballkanas që ka Shqipëria për garën e zgjedhjeve, të gjithë i kanë sytë vetëm tek ai që do të qeverisë. Me emrin dhe humorin e kryeministrit lidhen pothuaj të gjithë fatet individuale të qytetarëve shqiptarë, të atyre që votojnë, të atyre që refuzojnë të venë në kutinë e votimit, të atyre që e duan apo e urrejnë dhe madje, edhe të atyre që nuk kanë mbushur moshën ligjore për të ushtruar të drejtën e votës.

Kjo është arsyeja se pse pothuaj askush nuk shënjon se vota zgjedh edhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit, opozitën. Në shtator, në parlamentin e ri, mbas dy vjet e gjysëm mungese, Shqipëria do të ketë opozitën reale dhe morale të saj. Ajo do të zëvendësojë atë amalgamë qesharake që rrodhi nga shkallët e fundit të listës së kryetarëve dhe akti i tyre banal politik i dezertimit politik me djegie mandatesh në 2019-ën. Kush kupton këtë të vërtetë të thjeshtë ka një shans më shumë për të kuptuar se pse humbësit e çertifikuar me shifra, në fakt janë fituesit realë në zgjedhje. Sic është fitues edhe vetë sistemi që po kthehet në normalitetin formal të një demokracie ende hibride.

Opozita u çlirua nga marrëzia e saj që e ndëshkoi egërsisht dhe e goditi me prapaveprim në kutinë e votimit. Këtë të vërtetë ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër Edi Rama. Kryeministri atipik i vendit është i vetmi që ka kuptuar relativitetin e suksesit dhe dështimit në këto zgjedhje që edhe njëherë si përherë pati të vetmin rezultat që ju jepet shqiptarë: fituesi i merr të gjitha, humbësi ankohet se u vodh. Ky është edhe një nga çelësat kryesorë që do të shërbenin për të hapur kasafortën hermetike të propozimit të tij për paqe me PD-në. Aty ku shumica dërmuese i bie daulles së festës, ai po tenton të shohë këmbanat që kanë dëshmuar mallkimin tipik ballkanas: dy shqiptarë, tre mendje, tre parti, një sherr pafund. Koherent me projektin e tij të vjetër të bipartitizmit reformator, që e ka nisur së paku që në 2007-ën, kur i propozonte fshehtas Berishës së dikurshëm në pushtet “koalicion për reforma të mëdha”, sot me gurin në dorë, i afron arrën e pushtetit opozitës fituese në zgjedhje.

Kush mendon se bëhet fjalë për një aritmetikë të thjeshtë, sa ministra PS-ja e sa drejtorë PD-ja, kush gjykon se Rama është i lodhur dhe do të qeverisë pa opozitë apo kush mendon se është një akt që shkon kundër LSI-së dhe i hap Ramës rrugën drejt presidencës se nesërme, ose është naiv, ose sipërfaqësor, ose nuk arrin të kuptojë, se herët a vonë, koha e çon gjithkënd në ëndrrën fillestare. Dhe betejën mes pushtetit që ka marrë Rama politik dhe artit që ushtronte Edi artist, e fiton gjithmonë pushteti i artit. Sepse pushteti është i përkohshëm dhe arti është i përjetshëm. Kush e ka quajtur të Gjatin me ironi, “ai piktori”, sot ka mundësinë të përdorë penelat e tij për të bërë tattoo në fytyrën e Shqipërisë së nesërme. Sipas shijes së fituesit. Sic ka bërë përherë në 23 pushtet të paprerë në Tiranë.

Luksi i 74 mandateve që i dha dje kodi i Damianit dhe që shërbejnë për të ftuar sot demokratët për “Bashkëpunim pa kufinj”, është një nga arsyet që Rama e sheh mandatin e tij të tretë shumë më shumë se qeramarrje të zyrës së kryeministrit. Hesapi vetjak, do të thoshin cinikët, vizioni i epërm, do të thoshin të vetët, tashmë shkon përtej qeverisjes së “banalitetit” të përditshëm me ndërtim rrugësh e urash, me ujësjellës e kanalizime, me porte dhe aeroporte, buxhet e PPP-ra, me kryesi PS-je si sofër katrore e patronazhistë që rrumbullakosin shifrat. Këto mund t’i bëjë mjaft mirë edhe ndonjë socialiste tjetër e re në vend të tij e nën vullnetin e tij. Gerta, zonja e Vaksinave, Anila, shefja e Parave, Etilda e Drejtësisë apo Belinda e rrugëve, për shembull.

Vetë Rama sheh gjetkë, sheh përtej dhe çelësin e kasafortës së tij e ka lënë në vend të dukshëm, që të mund ta përdorë gjithkush që di dhe do të përdorë çelësat. Falë fitores së opozitës në zgjedhje, duke zgjedhur pa dilemë Perëndimin si të dashur shpirti, Edi Rama ka mundësi të ndjekë Lindjen, si bashkëshorten që i jep fati shqiptarëve. Me modelin e pushtetit pa kufinj të Erdoganit në mend, ai ëndërron të jetë si Ataturku reformator për turqit ish-otomanë: të shndërrohet nga drejtues i pjesës së socialistëve, në rithemelues të Shqipërisë moderne të të tërëve. Ndaj kërkon ndihmën e opozitës që fitoi zgjedhjet për veten, duke i humbur ato për Edi Ramën.

27 komente në “Edi Rama, me Erdoganin si praktikë dhe me Ataturkun si projekt”

  1. Ed says:

    FITORE TE KETILLA I UROJME PD DHE LSI TENDE TE KETE GJITHMONE . PERMEND EDHE.LSI . KETO JANE PARTI TERORISTE QE SKANE FITUAR ASNJEHERE ME KELLQET E TYRE.
    FITORE E HUMBESVE. QESHARAKE

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Atatourk vrau nje milion e gjysem orthodhoxe armene….
      Corapekuqi,nje i tredhur( atheos)….

      1. .1389 says:

        Ohhh,ohhh sa mire qe ja beri plehrave te felliqura komuniste bolshevike

      2. tani11 says:

        Halllall Ataturk! Problemi eshte: pse i le keta plerat e bizantit? Pse nuk i dergove andej nga kane ardhur, ne Afganistan & Afrike.

    2. berberi shqupit says:

      Sa para të ka dhënë PD-ja kësajë rradhe e Lonc Vangjeli ?
      Mos të kanë ardhur paratë nga ndonjë firmë guackë Ruse, se ke për të ngrënë tegelin nga SPAK-u më pastajza o djalkë.
      Shikoje njëherë këtë punë, se njerëzia që hanë bukë brenda PD-së, çoku edhe molloisin e u shpëton goja nëpër ziafete lart e poshtë, e kështu kot nuk ka dalë ky llaf o djalëëëëë…..
      Kujdes bir, se kur ha një lugë çorbë të prishur, prishur e mbroth të shkojnë tërë punëtë, e më pastajza, shkon e vete në hale të gomerëve.
      Kujdes bir….. ✂️ se mos të bëjnë synet….

      1. ben says:

        Lorenc , je komplet gabim.
        Krahason ramen me erdoganin.
        Duke nenkuptuar qe shqiptaret jane njelloj si turqit.
        Ketu eshte edhe gabimi jot.
        Erdoganin turqit e votuan per sa kohe ekonomia u rit, u riten investimet e huaja.
        Ne momentin qe ekonomia filloi te bjere erdogani humbi mbeshtetje, humbi bashkine e stambollit dhe te ankarase .
        Ne shqiperi eshte komplet e kunderta, sa me shume bie ekonomia sa me shume njerez ikin se nuk kane buke te hane ritet mbeshtetja per ramen.
        Prandaj do ishte me mire te beje 1 krahasim ndoshta me turkmenistanin.

  2. Pirro says:

    Nje shembull ideal se si t’I besh lemsh gjerat e thjeshta…Me sa shihet mish mashi sot ka emrin Lorenc V.
    .

  3. Gaz says:

    The nje gje qe nuk the asgje. As mish as peshk si gjithmone.

  4. agron says:

    ik o vangjelse na cave arin e nxore dhe ti koken po dhe ti si te rjeret koken tjeter hengre e ta mbash gezuar

    1. Phoenix says:

      Po mirë, në betejën e Galipolit, kur horizonti u mbush me 1 mijë anije angleze, Qemal Ataturk, u dha urdhër ushtarëve: Nuk po ju jap urdhër që të luftoni, po ju jap urdhër që të vdisni!” Vajti gjaku deri në gju, sepse përplasja vazhdoi për 20 a 30 ditë (të më korrigjojë çdokush që mundet), por anglezi nuk mundi ta copëtojë Turqinë më tej. Mbasi Qemali erdhi në pushtet, vendosi FES-in, që ishte një kapelë me majuc, që thjesht ishte tregues i mbështetjes së Turqisë (të paktën si Republikë). Qemal Ataturk, dëboi edhe Sulltanin Hamid i II-të, pezulloi dhe lidershipin shpirtëror të Imamit musliman dhe e bëri të abdikojë dhe atë nga froni. Dhe Turqia, përfundoi të paktën, nga perandori, në Republikë.

      1. Asd says:

        Shume i dobet arsyetimi. Rama fitoi se te tjeret jane me keq. Para nje opozite dembele, cirrese, djegese mandatesh, euforike deri ne idiotizem qe kercenon dhune per marrjen e pushtetit, une nje qytetar i qete e i bute i keti vendi behem “egersire” me vote. Po te kisha mundesine e nje vote mohuese do tua ngjisja ne balle pd “kurre me kete mendesi”. Sa me shume qytetare normale te kete ky vend aq me shume do te fitoje PS. Ju te PD vazhdoni digjni goma e therritni “fitore” si kjo e Vangjelit. .

  5. Azio says:

    O Vangjel,o Vangjel
    Se tee mbeti kaposhi nje thele
    Keq me vjen po s’kam c’te bej
    Bythe grisur andej ketej.

  6. Babalebabale says:

    Pirdh,pirdh se lirohesh Salianush.

  7. qytetar says:

    O zot. Pse te gjithe anal – istet pro opozites erresojne dhe urrejne gjithçka sado e mire te jete ?!

  8. Linda says:

    Paske kaluar me PD Lorenc!!!!! Më mirë mos shkruaj më sepse ja fut kot.

  9. Fieri says:

    Ó zot kush té ka ber gazetar.. Dmth humbesi esht fitus per ty.. Humbesi fillon ngá vendi I 2..qe té shkruash dicka kaq té gjate dhe me shpjegime té pa kuptimtá dhe pá lidhje meriton té jesh idjot ose idjot. Ne ne zgjedhjet 2025 PS 73 mandate.. PD 66 mandate.. FITORE FITORE. JE RROT

  10. gita says:

    Ore qorr po pdishte me 13 vagona pas kurse PS e vetme dhe thua kane fituar ,po lsi cfare fitoi ? Oi, oi per ty dhe per ata . Per Edi Ramen me kete rezultat qofshin “humbjet gjithmone” Amin !

  11. E turpshme dhe aspak e llogjikshme sa ke shkruajtur më sipër, që tregon se je dhe Ti prej ca kohësh në tavën e gazetarëve BERISHJAN e METISTË.
    Turp që u shpërfytyrove dhe vetëm sajon shkrime sa për të ushqyer PD_izmin paramilitar dhe LSI_zmin pre-historik me hanxhari e cfurqe, se na paskëshin “fituar”. Edi Rama s’ka nevojë për t’a krahasuar me asnjë në Shqipëri tani për tani dhe as me ndonjë në Turqi a Lindje, sepse Ai është filo-Perëndimori më absolut ndër të Majtë e të Djathtë në Shqipëri e në tërë trojet shqiptare në Ballkan. Ok…

    1. Studenti ne Lanabregas says:

      Mjere kush te ka bere ty profesor, kolegu i Sali Luzhes do kete qene.

  12. Go West says:

    Ama model paskërka marr.
    Jo se Turqia nuk është shtet I fortë etj, etj.
    Por pashë zotin Lorenc, mqs ja ditke dhe ëndrrat Edit.
    Në Anadoll po na çon …
    Jo në Europë ???
    Faleminderit por Shqiptarët janë Europian..

  13. Iliria e bashkuar says:

    Basha eshte nje opozant shume i dobet. Ai eshte nje nga celsat e fitores se Rames, qe punuar shume.

  14. Theodhori says:

    Asgje me shume se nje shkrim idjot.Shume fjale per asgje.Hardallosje mendimesh hape desimesh,per te dashur te thotë diçka,por qe as vete nuk kupton çfarë don te thotë….ky,qe nuk e njoh eshte tipik mostra e atyre qe kane nevoje per vizite mjekësore,apo dhe ndërhyrje kirurgjikale..

  15. Loku says:

    Purthe e holluar me pak uje, sic i thone fshatce nga jemi dhe sic te themi ty -DIARRE, sic je, ashtu i ke fjalet letyre se u bete leng ashtu sic jeni dhe ju a tregoi koha. Kur kishe kohen nuk fole tani qe te erdhi veza horizontal ne verre te sumes te rri ngushte ! Legen thjesht legen burre. Bravo Edi Rama qe i nxorre menjane ca edhe shume letyra! Rrespekte mos ki asnje meshire sepse letyrat heret apo vone do e tregojne yndyren !

  16. Gogogo says:

    Gazetare kazani. Asnjehere nuk arriten te lexojne frymen e votes. Opozita nuk fitoi po mbeti ku ishte, e percare, me sherre, pa ide, pa fryme te re. Opozita vazhdon me Shehin, Dulen, Paloken, Neka etj. Kurse PS ndryshoi listen e deputetve me te rinj. Edi Rama fitoi se ka nje bilanc pozitiv pune. U fut ne zgjedhje me dy projekte te fuqishem; rindertimin e demeve te termetit dhe vaksinimin e popullsise. Mos kini frike nga Rama. Ai ka vendosur bazat e nje zhvillimi cilesor ne turizem, energji, infrastrukture dhe integrimin evropian. Shqiperia po behet.

  17. Lumjani says:

    Lorenci I Arnautistanit duhet ta ketevte qarte se rruga e vetme,shtegu I vetem per PD eshte rithemelimi I saj! Rithemelim pas nje procesi te vertete,real,transparent. Dhe kur PD te jete ringritur ne kembe pernjemend,duhet te afishoje objektivat dhe strategjine afatgjate. Dhe krye objektivi duhet te jete hyrja ne cdo fushate zgjedhore e VETME, pa bishta,pa aksesore te ndryshkur! Kjo eshte oferta me hipokrite e Edvinit te Kristaqit,qe fsheh rreziqe te pa imagjinueshme per te ardhmen e vendit!

  18. Dashi says:

    Kush e ka shkrujt kte artikudh dhe qe konsideron kryeministrin e republikes te shqiperis me keta turqit turp te ket shembudhi jon esht vetem europa dhe anji tjeter

  19. anticensurë says:

    “nga zero në ’19 ka një rritje të pabesueshme”??????
    jeni në vete??
    si mund ta quash rritje krahasimin mes mos pjesmarrjes dhe pjesmarrjes??pra i vjen që njëherë po e një herë jo mund të flasim se ka rritje “marramëndase”???pra për të patur rritje alla lorenci mjafton të mos marrësh pjesë njëherë dhe herrën tjetër,sado të marrësh”je fitues sepse ke fituar mijëra përqind në krahasim me herën e fundit??
    “sot kemi opozitën “reale”dhe “morale”??
    mos mor vangjel se ke harruar dhe IDEALE!!
    mor po jeni në vete apo vapa ka filluar shpejt për ju??
    vetëm reformator n uk është ky “artisti” tënd o vangjeli!!
    ky është një hajdut i klasit të parë!!
    kush mendon se ky është “lodhur”,e ka gabim!e vetmja gjë që po ndodh tek ky është ajo që ndodh me ço të droguar!
    kërkon gjithnjë e më shumë një dozë më të madhe pushteti!!
    gjat fushatës në një nga logoritë e tij ai i parapriu fushatës së ardhshme”na duhen 5 a 6 vjet të mbarojmë “bla,bla,bla”!!
    pra me një fjalë në fushtën e ardhëshme do të kërkojë mandatin e katërt për “të përfunduar” ato që kemi në dorë,dhe në të njëjtën kohë do tie thotë se do ti “duhen 6,7 vjet të tjera” për ti bërë të gjitha!!
    ju analistët o jeni pejrdhur në tru o po e shihni se duhet të lëpini bythën e sulltanit,mbretit të ri!!si duket nuk keni më shpresë që të mos e kemi më këtë ndyrësirë!!pra e vrau dhe shpresën e fundit të analistëve!!
    më duket se po!!ju sot po bëni “propagandë” dhe për “fituesin” që ka humbur!!
    që në fakt është propagandë për të njëjtin mbret të pashpallur artist,për ti lehtësuar mundësinë e legalizimit të vjedhjes së shqiptarëve nëpërmjet “koalicionit” me “kundërshtarin e egër”!!që asnjëherë nuk ka qënë i tillë!!
    po përpiqeni të thyeni atë marrveshje të heshtur që të dy “kundërshtarët” kishin bërë vite më parë për RROTACION!
    8 vjet njëri e 8 vjet tjetri!këtë marrveshje me të futme e shkeli “piktori”dobiç,sapo pati mundësinë!!
    pra duhet gjetur një zgjidhje që të gëzojë dhe palën e mashtruar keq,palën naive dhe agresive!!
    koalicion qeverisës nën hyqmin e madhërisë së tij dështakut të përhershëm dhe mashtrusit të idiotëve!!
    ky “koalicion” si duket ka dhe bekimin e BE!duket nga “përshëndetjet” që i kanë dëreguar bashës!!thjeshtë që e kanë inkurajuar të fillojë b bashkpunimin me halabakun tjetër!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje