"Ju thaftë dora kush voton", rikthehet Neritan Ceka: Basha s'e meritonte të humbiste por bëri gabim që nuk hyri në zgjedhjet lokale. S'duhet të ikë

1 Maj 2021, 14:09Politika TEMA

Ish-themeluesi i PD-së, Neritan Ceka, thotë se Lulzim Basha nuk e meritonte të humbiste.

Edhe pse kishte bërë thirrjen “Ju thaftë dora kush voton”, Ceka thotë se Basha gaboi që nuk hyri në zgjedhjet lokale.

Ai tha se në fitoren e Ramës kanë ndikuar dy autogola të opozitës.

Por sipas tij, edhe pse ka humbur zgjedhjet, lideri aktual i PD-së duhet të vazhdojë të jetë në krye të opozitës.

Shkrimi i plotë

Kur Juli Xhokaxhi më ftoi për të folur mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, i thashë se nuk mund të vija, për shkak të angazhimit tim në punën shkencore ne Institutin e Arkeologjisë dhe Akademinë e Shkencave, pra të një statusi që rezervon ndërhyrjen në opinionet politike. Kjo më la ndjesinë e një qortimi dhe të një pendese, si refuzimi i parë pas dy dekadash dialogu me gazetaren e shquar.

Prandaj, siç thoshte profesori im i Fakultetit Skënder Luarasi, tani që mbylla gojën, kjo nuk më pengon të shkruaj. Fituesi i humbur në titullin e artikullit tim – që duket si paradoksal – është pikërisht Kryeministri, “un uomo in cerca di guai”, siç e kam quajtur, i cili vërtet hyri edhe kësaj radhe pa program në fushatën më të vështirë elektorale të Partisë së “Pallatit të ëndrrave”, por doli prej saj me një plaçkë lufte rrëmbyer kundërshtarit, që është pikërisht programi Basha.

Kjo do të thotë se votuesit e vëmendshëm të të dyja palëve kanë të drejtë të kërkojnë prej Kryeministrit në krye të katër vjetëve rritjen e pensioneve e të rrogave, ndryshimin rrënjësor në fushën e arsimit dhe shëndetësisë dhe komunikimit, kreditimin bujar të iniciativave në bujqësi dhe në biznesin e vogël, rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe më kryesorja, hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Me një faturë të rënduar nga gropa e madhe buxhetore, vazhdimi i rrugës pa pushuar do ta zbehë shumë shpejt entuziazmin e fitores. Pas kësaj gostie të madhe, ku askush nuk paguan përveç ftuesit, vijnë kokëçarje të tjera, për të kthyer borxhet e darovitura, për të shpërblyer kuzhinierët e kamerierët e panumërt të kësaj gostie, këngëtarët e këngëve të fitores etj., etj.

Janë edhe të pakënaqurit, ata që shërbyen me zell, me shpresë se festa do të vazhdonte me ndarjen e dhuratave, pra të vendeve të punës, vende të cilat në fakt kanë qenë shpërndarë që përpara dasmës, shumë kohë më parë. Edhe Kuvendi me një numër aq të vogël avantazhi, e bën atë një vend tjetër kokëçarjesh, ne krahasim me “Panairin e kotësive” të mandatit që kaloi.

Secili prej atyre që ulen në stolat fitues do të ketë si preokupimin më të madh se si të nxjerrë ato miliona lekë që ka sjellë si dhuratë në dasmë, natyrisht përmes Kryeministrit dhe në kurriz të buxhetit, duke pasur si preokupimin më të vogël e më të largët hallet e elektoratit.

Në Shqipëri, dhe jo vetëm, menaxhimi i fitores është gjithmonë më i vështirë se ai i humbjes. Opozita është komode, pati thënë në një rast të ngjashëm Kryeministri Berisha.

Në pamjen e parë duket se kjo nuk ndodh në kampin blu, që është i zhytur në një trishtim të thellë, pas një beteje të gjatë, të vështirë e të përkushtuar, që meritonte fitoren. Por ja që nuk ndodhi, për arsyen e thjeshtë se në një vend, në të cilin votohet gjithmonë “Kundër”, zgjedhjet nuk fitohen, por vetëm humben. Zakonisht humbet ai që ndodhet në pushtet, për një arsye tjetër të thjeshtë, sepse në vende të tilla nuk numërohen golat si në ndeshjet e futbollit, por vetëm autogolat. Pra, humbet ai që bën më tepër të tilla, në këtë rast pozita.

Por në rastin tonë opozita hyri në lojë me dy autogola të paimagjinueshëm: braktisjen e Parlamentit dhe atë të zgjedhjeve vendore. Në një betejë elektorale në Arnautistan, siç e quan Muç Nano, kësaj i thonë të futesh me një ushtri më pak, që janë disa mijëra pagamarrës të bashkive, për të mos llogaritur kolonelët e gjeneralët e Parlamentit. Të nisësh një betejë elektorale me 5% më pak është vërtet një guxim i madh, për të kërkuar një fitore prej saj. Ishte pra fushata e një humbjeje të paralajmëruar. Më e keqja vjen pas, kur kjo ushtri e dëshpëruar, që e shikonte fitoren si shansin për të rimarrë vendet e punës, apo privilegjet e gradave partiake, e sheh mirazhin e arritjes së synimeve të saj të largohet edhe katër vjet përtej dunave të qeverisjes njëpartiake shqiptare.

Nga kjo vjen edhe ai zemërim kundër liderit, me dëshirën për ta linçuar, natyrisht politikisht, dhe që shprehet nga kasnecët e përjetshëm të partisë, pikërisht nga ata që kanë qenë simboli i denatyrimit dhe humbjes së identitetit të saj, shprehës të interesave dhe pasioneve meskine të pakicave nën strehët komode të çdo partie politike. Në të vërtetë zgjedhjet politike të një kombi të qytetëruar nuk janë ndeshje partish, por përballje të grupeve të mëdha shoqërore, që finalizohen gjithmonë me një fitore të madhe dhe të vetme për të gjithë, që është riformulimi i mënyrës se si do të drejtohet shoqëria në katër vjetët e mandatit.

Nuk jam shumë i sigurt nëse elektorati që votoi të majtën është i bindur se ka konfirmuar një pozitë të aftë, të pakorruptuar, patriotike dhe europiane. Në fund të fundit të fitosh pozitën në Arnautistan nuk është një arritje e madhe, sepse ajo nuk na ka munguar kurrë. Madje kemi pasur gjithmonë një pozitë, një pushtet të tepruar, siç thoshte njëri nga udhëheqësit e hershëm të demokratëve. Ajo që na ka munguar në 40 vjetët e komunizmit, por edhe në pjesën më të madhe të tranzicionit ka qenë opozita.

Pra, ka munguar pikërisht ajo që u duhej njerëzve të thjeshtë, të gjithë atyre që pushteti i trajton si nënshtetas, si civilë do të thoshte Shvejku. Ky elektorat transversal, që shtrihet në pjesën më të ulët të kampeve, është fituesi i vërtetë i humbjes.

Është ai që ka një opozitë që u formua në një fushatë për herë të parë programatike, pa fyerje e sharje të kundërshtarëve, gjithashtu arnautë, pa nëpunës që fshihnin fytyrat me maskat anti-Covid, pa kamionë që sillnin vërdallë të njëjtat karrige, ku uleshin të njëjtët shpirtra të vdekur, pa banditë që trembnin qytetarët e pambrojtur etj., etj. Është ajo fushatë që krijoi një lider modern europian, programatik, racional dhe fatmirësisht, pa karizmin destruktiv të liderit “me karakter”.

Për një historian, dhe ky është pozicioni i vetëm nga e shoh këtë fragment të historisë sonë përgjithësisht irracionale, ky është shansi i kthimit në normalitet, që fillon gjithmonë nga opozita. Imagjinoni se si do të kishte qenë historia jonë nëse do të ishte ruajtur opozita “e dobët” e vitit 1947!

Meqenëse historia përsëritet, si do të kishte shkuar tranzicioni nëse do të ruhej opozita vetëm me 70 deputetë në Kuvendin prej 240 deputetësh të zgjedhjeve të 31 marsit 1991? Pra, le të mos e përsërisim historinë, duke prishur që në lindje opozitën me argumentet diletanteske, se lideri humbës duhet të dorëhiqet, duke harruar se ne në një vend si yni, opozita dhe lideri i saj u përkasin zgjedhësve dhe jo partisë së paduruar nga pritja e gjatë për pushtet. Statistikat më formale e qartësojnë këtë nga votuesit që ndanë pothuaj barabar rezultatin.

Sepse ndryshimi nuk është gjithmonë rotacioni, por edhe ai lloj ndryshimi kur pozita merr detyrimisht një program tjetër për ta zbatuar.

Ndoshta kjo po ndodh, sepse Kryeministri bën thirrjen për bashkëpunim, qoftë larg nëse nuk kupton me këtë edhe pushtimin e opozitës, pasi ka okupuar të gjitha pushtetet. Le të shpresojmë që përtej dinakërive të trashëguara nga esenca otomane e pushteteve në Arnautistan, kjo të jetë një thirrje e nevojës për të mbajtur së bashku peshën e rëndë të këtyre viteve.

Nuk ka dyshim që pika e gravitetit delikat të kësaj peshe do të jetë pikërisht Parlamenti, ku Kryeministrit nuk i mjaftojnë të vetët për të përballuar po të vetët në batakun që është krijuar në vitet e fundit në atë institucion jetësor për qeverisjen. Dhe aleatët pa kosto natyrisht i ka vetëm opozita, nëse ajo ka një lider luajal.

Cila do të ishte këshilla e një historiani në këtë rast? Qoftë edhe e deputetit të parë që u ul në ndenjëset e opozitës më 15 prill 1991, pasi ajo kishte munguar në atë sallë që prej 44 vitesh me një filozofi të re që u përmblodh në shprehjen “opozitarë, por vëllezër”.

Do të thosha thjesht se elektorati, pra i gjithë elektorati, nuk voton për të zgjedhur vetëm pushtetin me Kryeministrin e tij, por edhe opozitën me liderin e saj. Asnjë person, asnjë forum nuk ka tagër ta ndryshojë këtë vendim, deri në kohën që secili do të justifikojë, apo jo, mbështetjen që ka marrë nga elektorati.

Kur ky elektorat ka vendosur që të ketë një Kryeministër pozite, ashtu si edhe një lider opozite, çdo përpjekje për t’i unifikuar është e papranueshme. Këshilla e vetme si historian dhe ish-deputet që mund t’u jap fituesve-humbës është: “Silluni në pushtet, sikur të jeni në opozitë!”.

Ndërsa humbësit-fitues do t’i këshilloja: “Sa më mirë të punojë pozita, aq më shpejt do të ktheheni në pushtet dhe aq më të lehtë do ta keni që ta mbani atë!”.

Për këtë duhet një kontratë e hapur pozitë-opozitë, e integruar si aneks në programin e qeverisë së re dhe e miratuar nga Parlamenti në muajin shtator.

Një kontratë që të garantojë departizimin e shtetit aktual të Arnautistanit nga mijëra patronazhistët dhe merhumë, që janë kanceri i tij me provincializmin facial të tyre, me mungesën e personalitetit, me ambicie dhe ëndrra të atrofizuara, si antiteza e asaj rinie me frymëzim europian, që po e braktis vendin edhe për shkak të kësaj covido-partie.

Një kontratë që vendos në Kushtetutë ndarjen e qartë të partisë nga shteti, që e bën partinë institucion shtetëror me të gjitha kriteret që kërkohen nga nëpunësit civilë dhe që eliminon mundësinë e përdorimit të partisë si pronë personale.

Një kontratë që të kthejë besimin se Shqipëria bëhet, jo si aneks i përbuzur i BE-së, por si shtet i qytetarëve të lirë e të fortë, si vend ku rikthehen vlerat e kombit, familjes dhe individit. Më në fund, dua t’i kërkoj falje mikes sime të hershme, Juli Xhokaxhi, për këtë intervistë të munguar, duke mos qenë shumë i sigurt nëse do të kishte marrë këtë formë nën breshërinë e pyetjeve dhe ndërhyrjeve të saj.

E siguroj që nuk është një predikim biblik, një përsiatje e shprehjes profetike “Mos u gëzo i gëzuar dhe mos u hidhëro i hidhëruar!”.

Por, në fund të fundit, a nuk është Bibla programi më i hershëm i grupimit më të suksesshëm njerëzor që nga lashtësia.

A nuk gjejmë aty gjithë paralelet e politikës së sotme, me liderët karizmatikë, dishepujt dhe judët. Madje edhe me votimin demokratik, kur populli pa asnjë lloj fushate e presioni, mbërtheu në kryq Shpëtimtarin dhe çliroi Barabën, mashtruesin, vjedhësin dhe të korruptuarin.

(Çdo ngjashmëri me lëvizjet e numrave në listat partiake të zgjedhjeve të fundit, si rezultat i votimit të lirë e të papaguar të votuesve të 25 prillit, është e rastësishme!).

33 komente në ““Ju thaftë dora kush voton”, rikthehet Neritan Ceka: Basha s’e meritonte të humbiste por bëri gabim që nuk hyri në zgjedhjet lokale. S’duhet të ikë”

  1. E shkreta opozite e humbi fare busullen me keto fjalet e arkeologut says:

    Jam dakord qe nje qeveri e drejtuar nga nje njeri nuk duhet te qendroje gjate, por rotacioni nuk behet, per shkak te rotacionit. Vetem po te mendojme dy fronte ate te vaksinimit dhe te rindertimit, keto me nje te rene te lapsit, sikur rotacioni te ndodhte, kishin degjeneruar. Luli duhet te ike, edhe pse eshte i bukur, per faktin se eshte i paafte dhe i komanduar. Dhe projekte nuk jane vetem keto dy madhoret qe po ndodhin. Ne kater anet jane projekte ne zbatim, qe Luli pa e vrare mendjen do ti groposte duke i anulluar.
    Ceka eshte nje politikan pa peshe dhe i perdorur më se shumti nga Berisha. Kur ai thote keto fjale, e ka se, me keto rezultate zgjedhjesh jane prekur edhe interesat e tij.

    1. Ilirjan says:

      Mero, a ja vlen te na serviresh prape kete… M… armalate te mykur me emrin N. C.? E kam votuar kete bicim, me 1996,me AD, e votova sepse mendova qe ishte idealist dhe kishte kuptuar berishen e vertete… ndersa Koha tregoi se s’ishte tjeter vecse nje oportunist interesaxhi e pazarxhi ne kurriz te popullit. Mos na e nxir me ne gazete Mero… te lutem!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk lexon njeri kaq gjate nje gomar si ty.. Po si the mor aman si the. Thashe se nuk mund të vija, për shkak të angazhimit tim në pune shkencore ne Institutin e Arkeologjisë dhe Akademinë e Shkencave. Vdeksha une nje krric gomari merresh ti me shkence. E zgjidhi problemin e kurimit te kancerit ky.. Qesharak..

    1. qytetar says:

      O zot ky ta shpif.

  3. ela says:

    qeka bere si gru e keqe

  4. qytetar says:

    O zot ky ta shpif.

  5. qytetar says:

    Tu thafshin Ty te kater gjymtyret o shpirtzi.
    U befsh fosile per arkeologji.
    Voton mendja jo gjymtyret.
    O zot !
    Ketyre u ka ikur mendja !!!!

  6. doni says:

    njerez pa bythe ,qe skane kellqe as ti permendin emrin berishes dhe merren me kukullen e tij qe e solli argita nga kosova ku punonte(jo jurist) por perkthyes dhe qe i bindet familjes se eprorit …..
    njeri pa shtylle kurrizore te cilit si mgjit asgje dhe qe vetem europian nuk eshte por nje turkoshak i peshtire …

  7. Jack says:

    Eshte e pabesueshme qe ky njeri shkencetar, albanolog ,arkeolog , politican , te mos kuptoje te miren nga e keqja, te zezen nga e bardha.
    Akoma ka frike nga doktori.

  8. Qytetari says:

    Bej arkeologun se doktorin dhe politikanin nuk je i zoti ti besh.

  9. Nerıtan paske nje jave qe po shkruan Nuk kısha kohe me te lexuar brockullat tuaja Por akoma se paske zbuluar qe PD eshte partı e hajduteve dhe burgaxhınjeve te tjera te dale nga burgu kuru happluralızmı Tı nje njerı ı lashtesıse ıshe drejtues gjate dhe cfare fıtove Te gjatın dhe te trashın TUNG

  10. Beni says:

    Domethene qenka e vertete ajo qe me ka thene nje miku im elbasonlli qe Neritan Ceken e njohin si njeri shpirtzi.

  11. BARD HYSENI says:

    MORE NERITAN JE KTHYER SI ATO SHTRIGAT E QEMOTIT,SE ATO MALLKONIN SI TI.E KE BERE VEHTEN PER TU MISHERUAR,TURP PER TY MORE BURRE .SA DITE PO KALOJN DHE TI PO SHKON DREJT NJE DEGJERENIMI MENDOR PER TU MESHIRUAR,TE PAKTEN HESHTJA DO TE NDEROJ ,POR BROCKULLAT E TUA TE TREGOJN SE JE KTHYAR NE NJE NJERI FARE PA VLER.TURP TURP. BARDI

  12. demokrati says:

    Vetem perdorimi i termit arnautistan tregon respektin tuaj ndaj Shqiperise.Sa poshte ka rene arkeologu sa merr ment e muc nanos.

  13. astrit shba says:

    Sipas mendjes tende qe verquheshvi mencuri i budallejve te PD ,duhet ti thahen duart atyre qe votuan per PS .Mallkimi jot nga ata qe i mallkove ti tu kthye mbrapsh,je politiqen vjeter nuk te falet te flasesh si idiot ,ti duhet ta dish qe demokracia eshte e hapur per kedo dhe viton ate qe eshte i bindur per te votuar.Me ate qe the ti doje te na coje me 100% fitoje pd si ne kohen e enverit turp per floket e bardha qe te mbulojne koken.Ke mare shum nga politika deri post ministri ambasadori e shum te tjera Tani qe je ne pension,mebdohu mire se cfar flet,se po turperon veten,,as saliu nuk e beri kete mallkim per ata qe votojne parti shqiptare pavarsusht te majte spo te djathte.Ata qe i dhane voten PS te jane pergjigjur tu thsfte goja mor plak i mjere qe nxjerr nga goja keto fjale.Turp turp per cfar the mbylle gojen dhe degjo tashti se nuk jemi ne vitin 1990 por 2021 koha jote ka mbaruar leja vendin te rinjve te provohen ne ate qe quhet politike qe deri tani nga ti dhe shoket e tu ka ka qene nje eksperiment i hidhur me shume secsa i embel per keye popull te shum vuajtur.UrojRamen per fitoren dhe te dije ta menaxhoj si duhet ate ,populli i ja dhen mandat te vazhdoje punen me projektet qe ka nisur pet ta cu vendin perpara mallkuarata qe oebgojne ne kete pune te tij dhe ate qe deshiron populli shqiptar.Rama te bej me shum trsnsparenc ne vendimet qe mer qe kan akses per zhvillimin e vendit.

  14. Kush pyet me per ty , rron apo jo?! says:

    Ky budalle , modeli i nje politikani pa personalitet , e shton cdo dite shtresen e baltes mbi fytyre , keto vitet e fundit ka rrjedhur fare ! Aq sa nuk e kupton qe mediat e nxjerrin enkas ,duke e bere edhe me qesharak nga sa ka qene vite me pare ! Ne se eshte shquar si arkeolog , ka bere te kunderten si politikan , qe i fshin edhe vlerat qe kishte !
    Modelin e ke patur perpara syve kohe me pare , kur te madhit I.Kadare i ofruan postin e presidentit dhe nuk e pramoi , kurse ti u bere lavire politike qe te vjen te vjellet kur afrohesh ! Nuk duam te dalesh publikisht e te prononcohesh , se vec turpit nuk ke cfar jep tjeter .

  15. Bardha says:

    Ky tritan preshi,ai gjata me koke bretkoc qe shpifin krejt

  16. Nje shqiptar i thjeshte nga Jugu i vendit says:

    Eshte e lehte te derdellisesh para kamerave , apo me shkarravina , por eshte tejet e veshtire te qeverisesh . Une pata shpresuar shume tek ty Neritan ,kur u emerove dikur minister i puneve te brendeshme . Mendova se ,me qe je arsimuar ne shkollat gjermane , ke mesuar nga korrektesia gjermane . Tani , i thosha shokeve , kjo ministri ka rene ne zot . Poooor , u zhgenjeva shume shpejt , kur pash nje njeri krejt te pa afte per te drejtuar ate dikaster qe nuk ia kishe haberin fare qeverisjes . Nga ajo kohe te kam ndjekur me venendje dhe u binda se je aty – aty me Apollon Bacen dhe nuk ia vlen te te degjosh cfar thua .

  17. festimi says:

    Ky eshte komplet RROTE K…..

  18. zoga e vodices says:

    U kthye prap ky kyfoma qe rrutyllohet si fluger andej nga fryn era.

  19. loro says:

    Figura ma ndyte e politikes shqiptare keto 30 vjet…….vjen nga soji i mire.

  20. Trotski says:

    Beji Hyzmet Zanatit,mos u merr ma me Politike se nuk e ben Dot.Ke marre Anesimin e Gabuar .Ke harruar qe ke qene ne listen e Sali Kermes per tu Zhdukur.Fitorja e Edi Rames ishte shume e Pastert. I vetem kunder te Gjitheve.Rrini shtrember dhe flisni njehere DREJT .I Fitoi me Merite Zgjedhjet dhe mori Mandatin e Trete se pati nje kthjelltesi ne prezantimin e Programit dhe Deshmoi se Do te punoje per Shqiperine dhe jo per te mbushur xhepat e Tij siç jane te ashtuquajturit Opozitare ,qe do te benin Kerdine po te Fitonin.Si perfundim Qepe dhe mos u ndje.

  21. Loku says:

    Ceka ka kohe qe eshte pjerdhur nga mendja.

  22. luljan goxhaj says:

    ky ben si ato arixhofkat qe kur nuk u pelqen muhabeti thone te q…… arixhiu im, arixhi muti.

  23. Arkeologu says:

    O lolo o debil plak,je I rrjedhur komplet habitem si nuk e kupton. Ti je karagjozi me I madh ne politiken shqiptare, njeriu me qesharak,je nje rrot Ka…. Me doktarature fallco

  24. Azio says:

    Po populli nuk ka nevoje per shkrime te tilla qe te merzisin kur I lexon,por per ate qe eshte me e rendesishme:!Sa ke bere ti si shqiptar per Shqiperine.
    Neritan me vjen shume keq se ti vjen nga nje familje intelektuale dhe me tradita patriotike.
    A ta quash vendin tend Albanistan.Kjo nuk shkon.
    Cfare dhe ti per demokracine?
    Si nuk te pame njehere te kundershtosh kriminelin Berisha per maskarat djegjet vrasjet e tj qe ai i ka bere ketij populli e kesaj Shqiperie.
    Ku ishe ti ne 1997?
    Ti ishe I perkedhelite I Sali Berishes.
    P.o. gjithe keto vite te tranziciont pse nuk u ndjere fare.Apo mendon se me ndonje shkrim pacavure si ky e kalon lumin.
    Jo Neritan.Kontributi yt do te jete efekt vetem ne pjesmarrjen politike te partise qe ti mbeshtet.
    Njerzit nuk kane nevoje per teori por per zgjidhje konkrete. Shqiptaret presin shume nga intelektualet qe I kane mbeshtetur me taksat e tyre per re marre arsimin e larte dhe te jene ne balle te perpjekjeve per nje perparim te shpejte te vendit.
    Ti bashke me koleget e tu to leni loqet neper gazeta
    e te punoni kesh tyre cdo dite e no njehere ne shallnesh.
    Elbasanllinjte jane te shquar per inteligjence dhe patriotizem.
    Ne themi mos u duk per cfare je,por duku per ate qe ben ne te mire te shoqerise dhe gjithe vendit tend.
    Mos perdor me fjalen Albanistan por Shqiperi dhe te jesh krenar si shqiptar dhe no albanistanas.

  25. Tironci says:

    Neritan Ceka e ka humbur vleren e nje intelektuali esht ber njish me stresin tek PDja , te perplaset pertok njeriu ne kte menyr esht e dhimshme , ky ose esht me shenjat e para te alzajmerit dhe flet pa kontroll ose ka rrjedhur , esht ber me i keq se Hazbi Kaso rafmet past , ky nuk ka rrjedhur po ka pjerdhur , mos i jepni me hapsir kti njeriu ne gazet , mos naj ulni steken e intelektit deri. NE turp , Neritani qe kam pas njoft ka vdekur ka 10 vjet , ky esht hija me e shemtuar e tij esht ber per gjyna mos e ngacmoni.

  26. L.R says:

    Te eshte thare truri o ish-Petagog U.
    Te eshte thare per faktin qe ke pire lloj-lloje rakie kur i kerkoje studenteve.. sidomos atyre nga fshati.. hajt per te mire o qylazhi… ket radhe pranoje humbjen…apo te frikson kopeja e uqerve te pd.

  27. Beni says:

    Burre i piste gjithe jeten ngele o derezi

  28. Italia says:

    O Neritan si flet keshtu ti more zuzar, ti thahet dora kush votoj, ore cfare rrace je ti ore po’ u thafsh ti è u befsh dru e te ngrohet populli. Une them i lumte dora kush votoj se solli dhe njehere fitoren ePS se populli do qetesi e nuk don rremuja e djegie e te shkaterroni cdo gje qe e shikoni te bukur.

  29. Italia says:

    O Tema po’ si eshte e mundur qe kerkoni komente dhe nuk i jepni e cuditshme???

  30. Arber iliri says:

    Nje nga ata qe vrane foshnjen e 90es me emrin demokraci.

  31. Ferdinandi says:

    Te gjithe e lavderojne kete ceken me emrin me te lashte te gjuhes shqipe, i thone “Mut”, ku te haje e te lyeje turijte. Ne ka njeri me te peshtire si pamje dhe si karakter, eshte ky etalon i njeriut te poshter dhe hajdut varresh. Kete e njef gjithe jugu per germime naten dhe vjedhje sendesh ne varret e hapura. Nje legen qe ne sy ta tregon pabesin dhe poshtersin. Me kete njeri seshte bere kurre njeri shok e mik, sepse i tille eshte, plere qe qelb kudo qe veh’te. Ne shqioeri ju dogjen kredencialet, as tek PD e as gjekundi nuk e pranon kete njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje