Nga Eduard Zaloshnja
Pasi humbi zgjedhjet e 2009-ës, Rama filloi një pelegrinazh të përjavshëm të militantëve socialistë në bulevard, me sloganin “Hap kutitë ose largohu!”. Madje atë seri të gjatë pelegrinazhi e mbylli me një grevë urie 40-ditëshe të deputetëve socialistë, në një tendë gjigande para kryeministrisë.
Por edhe sikur kutitë e tre qarqeve të kontestuara nga Rama të ishin hapur (dhe rezultati i atyre qarqeve të kishte ndryshuar), qeveria i kishte majftueshëm vota në Kuvend për të mos u rrëzuar. Në fund të fundit, partitë e përfaqësuara në atë qeveri kishin marrë pothuaj 800 mijë vota në zgjedhje, përkundër 690 mijë votave që kishte marrë koalicioni i PS-së (shihni grafikun shoqërues).
Pasi mbaroi numërimi i votave për Bashkinë Tiranë më 2011, Rama rezultoi me vetëm 10 vota para Bashës. Por pasi kutitë shkuan në KQZ, u gjetën edhe ca vota të tjera për Bashën, dhe përkrahësit e Ramës sulmuan KQZ-në apo dogjën goma në autostradën Tiranë-Durrës. Sidoqoftë, në fund, Rama u deturua t’ia dorzonte zyrën e kryebashkiakut rivalit të tij.
Ato dy disfata të njëpasnjëshme i mësuan Ramës një diçka të rëndësishme për garat e tij të ardhshme: Po u fute në garë “rrotë më rrotë” ose “një rrotë prapa” partive në pushtet, nuk ke shans ta fitosh garën. Prandaj ai punoi në qetësi dhe në mënyrë metodike, për ndërtimin e një koalicioni të madh, ku tërhoqi edhe LSI-në. Dhe ai koalicion prodhoi një dallgë 1-milion votash, që partitë në pushtet nuk kishin shans ta përballonin…
Kjo histori elektorale e Ramës është e çmuar aktualisht për Bashën apo për këdo që do të jetë në krye të PD-së në vijim. Me protesta e kontestime nuk merret pushteti në Shqipëri. PD është e detyruar të vijë në pushtet me zgjedhje.
Dhe vetëm ndërtimi metodik i një koalicioni të aftë të prodhojë një dallgë 1-milion votëshe mund ta përmbysë murin elektoral 800 metra të lartë, që ka ngritur Rama gjatë 8 viteve në pushtet. Për më tepër, një dallgë 1-milionëshe duhet edhe për faktin se “inxhinieri elektoral” Gjiknuri, e ka çimentuar kodin zgjedhor në mënyrë të tillë, që muri i Ramës të mos përmbyset dot me llogarira të vogla meskine koalicionesh e listash…
E cfare po na tregon tı Eduar Zaloshja Perrala me mbretShkruve dhe gje veshte nuk te morem ıshalla shkuan me mıre heren tjeter
Nuk krahasohet Lula me Ramen. ….eshte budallallek. ..pd-kurre ska fituar ndershmerisht ne zgjedhje. …une jam deshmitar I 300 votave. …
Ti me te vertete mendon se pas 40 vitesh berishizem degjenerativ, pas katastrofes dhe humneres ku gjendet PDja tribale e pa reformuar gati per gjysem shekulli , me nje trashegimi te tmerrshme krimesh dhe katastrofash berishiste, duke terhequr zvarre deri ne 2025 dy kufoma siameze qe mbajne peng PDne , nje idjot tragjik si Basha, mund te shkaktojne “Dallgen e Madhe” 1 miljoneshe, me kufomen e dekompozuar Sali Berishes si te vetmen oferte qeveresise per gjeneratat e viteve ’30 te shekullit 21?!!!!
Historia Basha-Berisha mbaroi perfundimisht qe ne 2013. Ti cosh deri ne 2025 duke pritur “ndryshime” nga ata te dy, eshte gjeja me psikopate, me e semure, me nekrofile, me idjote dhe me antihistorike qe mund te pretendosh.
Nje parti te semure me kancer dhe murtaje si PDja, e shpetojne vetem reformat drastike, jo llokma e pushtetit qe ja tundni si qeni!
Pse Eduar Zaloshja eshte fajtor se ti je Kosovar prej Drenice pak budall qe nuk di te shkruash gjuhen shqipe dhe gje veshte nuk mer !?
Pirth! Pirth, se lirohesh! Kesaj i thone te besh petulla me uje.
As pedeistet dhe as Rama, pervec naiveve, nuk presin me qe te rinohet Berisha , te presin edhe 4 vjete te tjera te shperthrje talenti i ndrydhur i Bashes dhe historia te shkoje pas. Demokratet e kane kuptuar se partia dhe ata jane ne piken qe ishte Shqiperia ne fund te diktatures qe po jepte shpirt pas 40 vjetesh, por se leshonte nga thonjte pushtetin. Ata e kuptojne o do rrenohen perfundimisht, o do reagojne duke permbysur merhumet e ballsamosur dhe reformuar partine duke marre ne dore fatet e saj.
Edhe Rama nga ana tjeter per 2025 po pergatit dorezimin e stafetes brenda partise se tij dhe fillimin e nje epoke te re, me nje generate te re.
Ne vend te kepusim kumbulla, le te reagojme fort dhe te ndihmojme ne reformimin e saj dhe ta shpetojme nga thonjte dhe vdekja e sigurte ku po e cojne B&B.