Lëvizja kundër Bashës, ish kreu i PD: Duhet treguar që partia ekziston, ta detyrojmë të hapë garën për kryetar! Kadilli u ngut, por e mbështes

30 Prill 2021, 23:13Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi deklaroi se lëvizja kundër Lulzim Bashës është e nevojshme për të treguar se partia ekziston.

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” ai u shpreh se pas kaq shumë dështimeve, duhet një analizë.

“Duhet një lëvizje për të treguar që kjo parti ekziston. Nëse një njeri do të humbiste dy mandate rresht dhe me kaq shumë dështime brenda aksioneve opozitare, nëse nuk do të kishte reagim, do të thoshte që ky trup ka vdekur”, u shpreh Elezi.

Ibsen Elezi është një nga demokratët që gjatë këtyre ditëve kanë organizuar edhe protesta në selinë e PD, për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Ndër të tjera Elezi duke folur për Fatbardh Kadillin shtoi se është nxituar dhe theksoi se gara për kryetarin e PD-së nuk është hapur.

Unë e mbështes iniciativën perosnale të z.Kadilli që duhet të funksionojë në parti, për të shpall kandidaturën.

Kadilli është i ngutur, sepse nuk është hapur proces zgjedhor që ai të shpallë kandidaturën. Ndërsa kjo që kërkojmë ne, ta detyrojmë Bashën të futet në zgjedhje është institucionale”, u shpreh ai.

1 komente në “Lëvizja kundër Bashës, ish kreu i PD: Duhet treguar që partia ekziston, ta detyrojmë të hapë garën për kryetar! Kadilli u ngut, por e mbështes”

  1. bardhi says:

    Nuk rrezohet Basha me keta karavidhe si ky kuksiani, Bujar Nishani dhe ish zv/kryetari i FRPD,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje