Salianji: Aleatët më vete do merrnin më shumë vota! Nëse LSI do futej në listën tonë do merrte shumë pak

30 Prill 2021, 21:04Politika TEMA

Drejtuesi politik i PD në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, Ervin Salianji ka folur sot rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se PD do ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’i ankimuar këto zgjedhje.

I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu se nëse PD dhe LSI do të hynin bashkë në zgjedhje, a do të merrnin më shumë vota, Salianji deklaroi se kjo gjë nuk do të ndodhte, pasi LSI është parti e majtë dhe jo e djathtë.

“E menduam se maksimalizimi i votës vinte në dy lista. Se LSI ishte parti që vjen nga e majta.

Ndërsa PD është e djathtë. Nëse partitë në koalicion që janë me ne kanë marrë shumë pak vota nëse do ishin më vete do kishin marrë akoma më shumë. Qytetarët kanë qenë nën presion.

LSI ka qenë nën presion. Nëse LSI do kishte qen në të njëjtën listë me PD nuk do kishte marrë numrin e njëjtë të votave. Do kishte qëndrim ndryshe”, tha Salianji.

1 komente në “Salianji: Aleatët më vete do merrnin më shumë vota! Nëse LSI do futej në listën tonë do merrte shumë pak”

  1. Ne Partıne Demokratıke funksıonon shprehja e urte popullore Qe mencur mbas kuvendıt dhe kufırı mbas te vjelurıt nuk ı duhen gje askujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje