Kujt i drejtohet nënkryetarja e LSI?! Mehmetaj: Xhaketat e vjetra, kanë 30 vite që u pinë gjakun shqiptarëve

30 Prill 2021, 19:37Politika TEMA

Nenkryetarja e LSI Kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj reagon për herë të parë pas disfatës së LSI-së në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mehmetaj, e cila mund të jetë një nga 4 deputetët e LSI në parlamentin e ardhshëm, nëse Kryemadhi zgjedh të mbajë mandatin në Tiranë, duket se ka vendosur të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Mehmetaj përdor termin e përmendur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha “masakër zgjedhore” për të thënë se “Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet”.

Njeheresh nenkryetarja e LSI eshte shprehur kunder xhaketave te vjetra qe sipas saj kane mbi 30 vite qe u pine gjakun shqiptareve, nje mesazh per klasene  vjeter politike.

Dhe nder xhaketat e vjetra qe kane 30 vite ne politike dhe ne pushtet jane as me pak dhe as me shume por presidenti aktual dhe kryetari real i LSI Ilir Meta dhe aleati i tij, ish kryeministri dhe lideri historik i PD.

Mos ka vendosur Kryemadhi t’ia jape Vasilit mandatin e saj, duke sakrifikuar Mehmetajn ne Fier?!

Reagimi i plotë i Mehmetajt:

Falenderime e reflektim!

Si drejtuese politike e qarkut të Fierit falenderoj me zemër, një e nga një, të gjithë votuesit e LSI në këtë qark, ata 12312 qytetarë vota e të cilëve u lexua drejt por edhe ata mijëra të tjerë, vota e të cilëve doli e pavlefshme si rrjedhojë e mungesës së informacionit. Falenderoj strukturat e LSI në të gjithë bashkitë e qarkut, në çdo rajon e komunë. Edhe pse nën presion e kërcënim ju ja dolët ?? Falenderoj ekipin e kandidatëve për deputetë, ekipin e të rinjve e të rejave, grave e burrave, të cilët me fushatën e tyre model u përpoqën të tregojnë se politika nuk duhet bërë me banda e me para, por me ide e alternativë.

Falenderoj çdo familje që na ka hapur derën, nga Divjaka e deri në Mallakastër. Edhe pse disa prej jush u kërcënuan apo u blenë, unë sërish ju jam mirënjohëse e nga çdo pozicion që do kem në të ardhmen do të luftoj për hallet e problemet që më keni treguar.

Kjo nuk qe një fushatë e thjeshtë! Ditë pas dite ne u përballëm me institucione që përdoreshin si pronë private nga banda në pushtet; U përballëm me banditë; U përballëm me blerjen e votës; U përballëm me kërcënime e presione. Megjithatë në asnjë moment nuk u ndalëm e nuk do të ndalemi as në vazhdim.

Ne kemi marrë përsipër një detyrë, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve, e derisa ta realizojmë detyrën tonë puna vazhdon ??

Jam e keqardhur kur shoh se si masakra zgjedhore i dha sërish mandat deputeti disa banditëve apo disa xhaketave të vjetra që për më shumë se 30 vite vazhdojnë tu pijnë gjakun Shqiptarëve, ama nga ana tjetër jam e lumtur që përgjatë këtyre viteve gjeta plot shokë e shoqe të gatshëm për të luftuar për të ardhmen e vendit të tyre!

Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet! Beteja jonë vazhdon…

7 komente në “Kujt i drejtohet nënkryetarja e LSI?! Mehmetaj: Xhaketat e vjetra, kanë 30 vite që u pinë gjakun shqiptarëve”

  1. qytetar says:

    Ku futet Liri dhe Mona !?

  2. FAKTI says:

    PO mire, kryetarja e LSi i njeh zgjedhjet, nenkryetarja nuk i njeh. Keshtu e kane pase dhe koordinimin ne votime dhe moren rezultatin qe meritonin. Po kjo Mehmetaj Kejdi, si e zgjidhi ate problemin e babait te saj qe u shiste fierakeve te njejten appartament dhjete vetave duke i futur ne grindje?

  3. Tirana says:

    Pos nuk i njihni ju bajga. ..i njeh Amerika. ..

  4. Ze qir says:

    VAZHDONI JU PO SQETE NGOPUR VAZHDONI TE ZHDEPENI.
    SE PO QE PER VOTIMET ATO MBARUAN

  5. Taipi says:

    DO ZOTI BOJKOTONI PRAPE SE ATE TE GJATIN DO MERNI PROVOENI PO KENI BYTHE

  6. kasemi says:

    Kesaj goces i duhet blere nje xhakete e re se ju gris e vjetra, pasi u zhgerrye pas lesh e lise.

  7. Muhameti says:

    Po pse mbeti Qarku i Fierit ta perfaqesoje kjo qe nuk ka mbaruar akoma universitetin , nderkohe qe ka me mijra intelektuale dhe profesioniste te te gjitha fushave . Turp ! Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje