S'ndalen protestat për largimin e Lulzim Bashës: PD është parti e lirisë, nuk mund të mbyllemi dhe të mos lejojmë mendimin ndryshe

30 Prill 2021, 17:46Politika TEMA

Një tjetër protestë është zhvilluar pasditen e sotme në hyrje të selisë së Partisë Demokratike, ku një gup i aktivistëve të kësaj force politike kanë kërkuar hapjen e garës reale për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në fjalën e tij ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, paraqiti një platformë me 5 pika, të cilën ai dhe përkrahësit e mendimit ndryshe kërkojnë të zbatohet nga kryedemokrati Basha.

Në platformë parashikohet pranimi i krizës, kërkimi i faljes, hapja e partisë për të larguarit si dhe organizimi i një gare reale ku çdokush mund të paraqesë alternativën e tij.

“Unë dua t’iu paraqes një platformë me 5 pika në shërbim të së ardhmes së Partisë Demokratike.

Së pari duhet të pranojmë që kemi një krizë. Këtë e thontë të gjithë, e dinë dhe demokratët dhe shqiptarët, të cilët po presin biletat për të emigruar pas 12 viteve në pushtet të Partisë Socialiste.

Që kemi krizë në vend, kjo dihet. Pranimi i krizës është zgjidhja dhe jo shmangia e saj. Ka ardhur koha që ne t’i japim zgjidhje.

Pika e dytë është hapja e debatit publik me sens përbashkues, një gjë e tillë i bën mirë Partisë Demokratike.

E treta ështrë paraqitja e platformave, nuk ka vetëm lidershipi platforma, por kanë dhe të tjerët të cilët nuk kanë ku t’i paraqesin. Ju ftoj të ngrejmë një tavolinë përbashkuese. Nuk janë armiq ata që kanë mendim ndryshe. PD është partia e lirisë dhe nuk mund të mbyllemi ne dhe mos të lejojmë mendimin ndryshe.

Së katërti, të kërkohet falja për çfarë ka ndodhur mes palëve. Për të mirën e demokratëve të ulemi në tavolinën përbashkuese.

Së pesti ne si forcë politike të garantojmë një proces të brendshëm të rregullt zgjedhor. Nëse do ngrihemi mbi bazën e një lideri të ri përmes zgjedhjeve të lira, Partia Demokratike do të vijë më shpejt në pushtet dhe jo për 4 vite”, tha Hoxha.

8 komente në “S’ndalen protestat për largimin e Lulzim Bashës: PD është parti e lirisë, nuk mund të mbyllemi dhe të mos lejojmë mendimin ndryshe”

  1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Pranim i hidhur qe Partia Demokratike, ne fakt, eshte brenda saj nje Parti Komunisto-fashisto-katunare, e udhehequr nga nje Kryekatunar Komunist.
    Kur të hiqet qafe Kryekatunari Komunist, PD-ja do beje zgjedhje te brendeshme te lira, dhe do jete e gateshme te marre pushtetin.
    Nuk merret pushteti me ata idiote qe ka mbledhur Basha rreth vetes. Por nje i paafte si Basha, vetem idiote do mbledhë rreth vetes.

    1. Kriza eshte ne PD dhe jo ne vend - Vendi eshte per mrekulli - Votoi Edi Ramen says:

      Ne vend nuk ka krize. Kriza eshte ne PD. Edhe keta te rinjte 2 leke tru paskan.

  2. Vranakonti says:

    Partia demokratike,do vij ne pushtet pidhin e semes,kur te hipi gomari ne fik.Nuk e do njeri PD se i ka dhene nje imazh te keq Sali Berisha me Bashen si nje parti agresive, e ujqerve dhe qeneve te terbuar.Ne radhet e saj militojn njerez te hurit e te litarit,te cilet populli nuk i do dhe ka frike.Kjo parti te veret kure nuk eshte ne pushtet,pa le pastaj te vij ne pushtet.Egersirat nuk i do njeri.Rama eshte engjell,eshte per popullin,eshte per qetesi e sigurin e popullit.Prandaj e do dhe e voton.Ky eshte dallimi.

  3. Ju ore jeni te qelbur deri te bishti. says:

    Ti o njeri ke mllef dhe do ta heqesh Bashen se stë futi ne listen e kandidateve.
    E cfare do te besh ti ndryshe nga Basha? Se te thuash vetem ta heqim nuk me bind.
    Pastaj cfare do te thote qe PD eshte partia e lirise? Nga se na cliroi? Aaaa nga komunistat!
    Po pse, ai qe e mori drejtimin e PD ne 90 nuk ishte komunist? Po ai qe e ideoi, Ramizi a nuk ishte komunist.
    Juve duhet te shkundeni dhe te shihni se cfare mund ti ofroni ketij vendi, se per lirine u keputet ne bythe te gjithe ju.

  4. Dashi says:

    Nuk largohet kurre Basha. Berisha edhe mund te largohet qe te mos rrezikoj Bashen dhe klanin tropojan ne PD. Nuk Berisha si person shkaku qe PD-se I largohen njerezit, eshte kyanite I tij I dhunshem. Ata kurre nuk largohen nga PD edhe nese PD mbetet 10 deputed. PD eshte mbrojtje per ta, adhe Mona me Liken nuk e lene LSI-ne. Tentativat per te larguar Bashen (Berishen) Jane humble kohe.

  5. Demokrati says:

    i Nderruar Hoxha:Lulezim Basha,LARGOHET nga PD_ja dhe Kreu i saj “Vetem” nese Vdes Sali Berisha…thashe “Vetem”…Lul-Holladezin e Komandon UDB-ja…Nuk e di ne e kupton kete ti apo jo…dhe?????
    Lulezim Bashen duhet ta Nxirrni per Bythe Jashe se Bashku me Berishen,ne se doni Parti Demokratike..dhe duhet Lansuar nje PROTESTE e Madhe kunder Klanit te UDB-s ne Shqiperi Berisha-Basha…lol

  6. FAKTI says:

    Vetem me nje gje bie krejt kundra me ju une; bileta qe priten e keni propagande fallco dhe mos e perseritni me se u bete bajat fare, njesoj si vjedhja e votave qe vete i bleni, vete vrisni njerezit dhe vete i qani. U ka dale boja fare si Saliut. U ka futur frymen e tij genjeshtare, thashethemexhese, hajdute e kriminale dhe me sa duket nuk ndryshoni; tani si oktapodhi do hani kembet tuaja.

  7. FAKTI says:

    Vetem me nje gje bie krejt kundra me ju une; bileta qe priten e keni propagande fallco dhe mos e perseritni me se u bete bajat fare, njesoj si vjedhja e votave qe vete i bleni, vete vrisni njerezit dhe vete i qani. U ka dale boja fare si Saliut. U ka futur frymen e tij genjeshtare, thashethemexhese, hajdute e kriminale dhe me sa duket nuk ndryshoni; tani si oktapodhi do hani kembet tuaja. Lexoj qe nje grua nga Selenica paska qene ne mitin te Lulezimit dhe qe ate dite me ka humbe djali e thote ma kane vrare socialistet! Keta njerez jane per ne çmendine, prandaj Edi Rames i del detyre qe te ngreje çmendina ne çdo qytet s’behet me pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje