Lefter Koka ka reaguar pas fitores së mandatit të deputetit në Durrës. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Koka shkruan se nuk gjen dot fjalët për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve që e kanë votuar.
Ndër të tjera, ai shkruan se tramvaja e shpifjeve dhe mllefi i shfrenuar e kanë marrë përgjigjen në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë, duke thumbuar ne kete menyre Meten dhe Berishen, te cilet e kane sulmuar para dhe pas 25 prillit.
Lefter Koka mundi të siguronte nga qytetarët e Durrësit, 9609 vota, duke i thënë mundësinë që të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Postimi i plotë i Kokës:
FALEMINDERIT!
Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!
Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!
Faleminderit strukturave të PS në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të bëheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!
Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!
Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!
Bravo Ter Koka
Ne Shqiperi nga parti politike te vjetruare te djathte dhe te majte ka mbaruar populli dhe ka falimentuar shteti me dekada se anarkise dhe kaosit pa drejtesi,policia,kryeprokurori,gjykate me kete ne te miren popullit do ishte sikurse Shqiperia nga OKB te shpallet Protektorat ne kohezgjatje 20 vjecare me policia,prokuroria,gjykata te huaj me drejtesi te gjithe te barabart para ligjit ku do fillonte ne mbledhjen e armeve ilegale,arrestimin e te gjithe personave qe jane te akuzuar per vepra penale,arrestimini e politikaneve,kryetar bashkie,epror policie,prokuror,gjykates,doganier,qytetar..,qe jane te akuzuar per vrasje,krim,korrupsion,hajni dhe ne konfiskimin e pasurise ne denim me burg kapitale..!