Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i kësaj partie.
Ai dha një konferencë për mediat nga një kafene në perfideri të Tiranës, pasi nuk u lejua që të hynte në selinë e PD-së.
Kadilli tha gjatë deklaratës për mediat se PD-ja i mbylli derën e selisë.
“Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, mu refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.
Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar.
Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”,- tha Kadilli.
Në një deklaratë për mediat, Kadilli akuzoi se, edhe pse anëtar i Kryesisë së PD, nuk u lejua që konferencën e tij ta mbante në ambientet e selisë, duke thënë se “barrikada” para portës së PD është e tepërt. Për Bashën ai tha se e ka mbështetur me vetmohim, por “nuk qe i zoti të na drejtonte në fitore”.
“Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentura që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin.
Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben inetersit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt.
Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD të trishtuar nga humbja, jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen.
Ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen, E kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ja doli, nuk diti, nuk qe i zoti.
Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD, kam kërkuar hapësira, por si njeri që ka hapësirën e vetëm në partinë e lirisë. Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe tu flasë anëtarëve nga selia.
Nuk dua të hy në partinë time vjedhurazi, por si një njeri që ka hapësirën e tij të lirisë. Është problemi i Bashës nëse shqiptarët nuk zgjedhin atë para thesit të miellit”, tha ai.
Ky eshte bere si Lad Muka, marksisti i viteve 80 qe hypi te Skenderbeu per fjalim…
Kadilli apo kandili mirë e ka idenë, por edhe po të zgjidhet në krye të pede-se, ky nuk fiton. Arësyeja e thjeshtë: virusi kontravers “viçidoli” është futur keq në të gjithë bandën.
Duhen të tjerë burra për drejtimin e PD dhe natyrisht tjetër anëtarësi, tjetër vizion, tjetër program.