Humbja e opozitës, Belind Këlliçi: Duhet analizë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona

30 Prill 2021, 11:23Politika TEMA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se për rezultatin e zgjedhjeve kanë përgjegjësi të gjitha strukturat e partisë dhe për të duhet bërë një analizë e thellë.

Përballë zërave kundër që kanë dalë ndaj kryetarit Lulzim Basha, Këlliçi thotë se kushdo që mendon se ka një platformë alternative mund ta provojë në garën për kryetarin që nis në muajin korrik.

Në një intervistë për Euronews Albania Këlliçi theksoi se këtë çështje e zgjidhin demokratët me proces zgjedhor brenda partisë dhe jo “individët”.

“Në muajin korrik do kemi procesin e zgjedhjes së kryetarit, të gjithë ata që mendojnë se me alternativën, platformën e tyre mund të bëjnë diçka më shumë […] të paraqiten në garë, dhe të garojnë, e vendosin demokratët këtë dhe jo disa individë, e rëndësishme është që të kemi një proces të besueshëm, një proces model dhe të vijojmë përpara,” – tha Këlliçi duke shtuar se momenti kërkon ulje të toneve dhe analizë të detajuar.

“Më pas do jetë momenti për të mbajtur përgjegjësitë, pasi ne kemi qenë të gjithë ekip,” – shtoi ai.

Për sa i përket “ftesës për bashkëpunim” nga kryeministri Edi Rama, Këlliçi tha se ajo nuk është e sinqertë dhe “është lojë për të shpërqendruar vëmendjen” nga problemet e zgjedhjeve.

Gjatë intervistës Këlliçi pretendoi se zgjedhjet ishin “një masakër” dhe se “i takon PD-së ta provojë këtë”.

“Nuk patëm dot zgjedhjet që donim, qetësinë që donim, procesin model […] në 2021 Shqipëria duhet të mbante zgjedhje model, por për mua është kryer masakër elektorale,” – u shpreh Këlliçi.

“Në momentin që flasim PD po përgatit një dosje që do t’ia paraqesë autoriteteve përkatëse shumë shpejt,” – tha Këlliçi teksa u shpreh skeptik për drejtësinë.

1 komente në “Humbja e opozitës, Belind Këlliçi: Duhet analizë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona”

  1. gjergji says:

    Askush nuk eshte fajtor per humbjen.Vetem ju jeni fajtor.E keni ditur thjeshte se do humbisni ne votime,e keni ditur se stafi i juaj eshte me i dobeti i perfaqesimit te PD ne parlamentin shqiptar.E keni ditur se ne pushtet nuk rikthehesh duke “lehur” kot se koti,nuk rikthehesh duke mashtuar,manipuluar e nxjerr vrere (pa te drejte ) per cdo gje,per “denoncime” apo thashetheme idiote e te pa baza qe asnje femij nuk do i besonte.Nuk kthehesh ne pushtet me premtime boshe(shperndarja parash kujdo sa po te kthehesh se punon per popullin,ani pse djeg e shkatrron gjithecka ne emer te sovranit).Lejeni budallalleqet e genjeshtat e ndertoni nje alternativ te besushme e te realizushme te thjeshte e te kuptushme per votuesit
    A nuk ishte idiotllek politik i kryesis se PD kundershtimi ne te gjitha mendyrat e bile deri tek besushmeria e vaksinave te siguruara e stimulimi i mos berjes se vaksinave antikovid? E njejta gje edhe per rindertimin apo ndertimet e reja pas termetit katastrofik(per mua E.Rama ka bere shoun me te shkelqyer te kerkeses per ndihme drejtuar nderkombetareve)
    Kunder ketyre dy sukseseve te E.Rames e gjithe PD ju u kundervut sukseseve !!!!! PERSE???
    Ja pse e keni fajin vehte e mos e ofendoni popullin(qe per do para nuk votoj per ju,por u ble nga kundershtari juaj).Do korresh ate qe ka mbjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje