Drejtuesja e misionit të OSBE: Blerje votash ka pasur nga të gjitha palët, mazhoranca natyrisht ka qenë e favorizuar pasi ka inaguruar shkolla e spitale

30 Prill 2021, 10:36Politika TEMA

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, ambasadorja Urszula Gacek thotë se në Shqipëri ka patur një shqetësim më të madh se shit-blerja e votës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për DW, Gacek e quan shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.

“Ne kemi pasur një shqetësim më të madh sesa shit-blerja e votës: keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, qëndrimin e turbullt ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit.

Lidhur me shit -blerjen e votës, është një dukuri për të cilën në zgjedhjet e mëparshme janë bërë rekomandime sesi të trajtohet. Duhet vënë në dukje që shit-blerja e votës nuk i përket një partie të veçantë. 

Nëse i referohemi informacioneve të besueshme, kemi 33 hetime për shit-blerje votash, që janë hapur para ditës së votimit. Pra nuk ka vetëm një fajtor.

Dëmi që sjell shit-blerja e votës në perceptimin dhe besueshmërinë tek sistemi zgjedhor është i dyfishtë. ODIHR ka bërë rekomandime në zgjedhjet e mëparshme lidhur me shit-blerjen e votës.

Njëri prej tyre është edukimi i njerëzve që nuk duhet ta shesin votën e tyre. Kemi parë një përpjekje të madhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) në këtë drejtim, komuniteti ndërkombëtar i pranishëm në Shqipëri, Këshilli i Europës, Ambasadat, shoqëria civile. 

Rekomandmi tjetër, është trajtimi i shkelësve të ligjit, që po e ndjekim me shumë vëmendje. Nëse dikush kapet që shet dhe blen votën ka rëndësi mënyra sesi e trajtojnë autoritetet rastin. Çdo rast duhet trajtuar me drejtësi dhe paanshmëri, që në të ardhmen njerëzit mos ta bëjnë këtë.

Nuk është një dukuri që mund të zhduket vetëm në një proces zgjedhor, pra ka dy elemente: edukimin e votuesve dhe ndjekjen penale”– është shprehur drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

Lidhur me këtë, Gacek ka pranuar se gjatë fushatës zgjedhore, partia në pushtet ka qenë më e favorizuar sepse janë hapur spitale, janë përuruar shkolla. Gjë e cila ndikon në fushatë dhe lë në disfavor partitë e opozitës.

“Kur një forcë politike është në pushtet, ka gjithmonë një sërë avantazhesh natyrore, pasi mund ta tregojë veten më shumë.

Nga ndjekja e fushatës në 12 qarqet e Shqipërisë me vëzhguesit tanë ndërkombëtarë kemi konstatuar që të gjithë aktorët politikë mbanin fjalime. 

Nisur nga përmbajtja e tyre, askush nuk mund të hedhë poshtë që biznesi i qeverisë vazhdoi psh. kur dikush shkon hap spitale apo përuron shkolla. 

Ka patur vizita inspektuese, të shpeshta nga ministra në objekte të caktuara dhe përdorur ato për fushatë elektorale.

Media shqiptare, nga vëzhgimet tona, e ka parë këtë si pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Por kur ke logon e partisë në maskën anti-Covid , nëse je duke mbajtur fjalim dhe thua ‘Më votoni’ atëhere kjo nuk është e lejueshme, e kapërcen kufirin e së lejueshmes. 

Pra, është fakt që partia në pushtet ka disa avantazhe. Çështja është nëse mund ta përmbash, kufizosh veten që t’i përdorësh këto avantazhe brenda kufirit të lejueshëm.

Misioni ynë po analizon pikërisht këtë, nëse ligji zgjedhor e ndalon këtë praktikë, pasi ligji është më strikt sesa rregulloret dhe udhëzimet. Ka paqartësi në ligjin e ri zgjedhor që do t’i shikojmë në detaje”- tha Gacek.

3 komente në “Drejtuesja e misionit të OSBE: Blerje votash ka pasur nga të gjitha palët, mazhoranca natyrisht ka qenë e favorizuar pasi ka inaguruar shkolla e spitale”

  1. Viola says:

    Maxhoranca paska qene e favorizuar se ka inaguruar shkolla dhe spitale?. Sipas saj qeveria nuk duhet te tregoje punen qe ben?Pse apo sekelldiset opozita?.Sukseset nuk u dashkan permendur?

  2. cfar vlere kan sot ,kur te gjithe i pame si u zhvilluan Zgjedhjet ,
    dijme mir se si behen e cfar behet gjate Zgjedhjeve ne vendin tone ,
    dijme se blihet e shitet Vota etj si kjo ,
    pra cfar kuptimi kan qerdellitejet e ktyre tipave te Huaj sot qe nuk na tregojne neve si shqiptare dot asgje ,
    per vendin tone dhe politiken tone sepse ne i njohim me mire se kta , apo jepen qellimishte me fut ne sherr shqiptare ,
    me i ngacmu nervin e dites e fillojn bla bla bla-te pakuptim ,
    sepse s’paska tjeter tema te rendesishme shqiptari por merret me Komentet e Te Huajve ?
    budallenjt e kazanit nxisin budallepsjen e opinionit lol.
    ja keshtu e vrasin kohen ne ate vend me budalliqe .Ky tha shtu ,Ajo tha keshtu
    o te mjeret ju

  3. ppa says:

    Kjo puna e ODHIR ka filluar te behet qesharake; kjo zonja duhet te fillonte , se pari me mospermbushjen e rekomandimeve te dhena prej saj, pas zgjedhjeve te kaluara – 2017; dhe per kete duhej vene pika mbi “i” – opozita ishte kunder. Natyrisht e di dhe bufi, qe qeveria eshte me e favorizuar ne zgjidhje, sic ishte edhe PD ne 2013; perrallat pastaj, me qeveritare apo pushtetare qe mbanin maska antikovid me siglen e PS, jane “futja pordhes e gri sallate”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje