"Lulzim Basha ka marrë lekë pallatesh për listat, ndaj humbi"

30 Prill 2021, 09:23Politika TEMA

I pyetur nëse po trajtohet PD si pronë e rëndomtë e Sali Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri tha se kjo parti sot është sekt personal i Lulzim Bashës.

I ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN TV, Kulluri tha se Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë, i ulur me Edi Ramën dhe se ka marrë para pallatesh.

“Në 2015-ën unë kam drejtuar zgjedhjet në Selenicë pa Berishën, kaq. Sot që po flasim ajo nuk është një parti politike, është një sekt personal i kryetarit të partisë, Lulzim Bashës i cili e drejton.

Ose ai është kloun dhe përdoret, ai nuk ka thënë që është kloun. Unë di këtë, që Lulzim Basha në 12 të natës dy herë ka bërë listat e partisë. Është ulur me Edi Ramën, ka marrë para pallatesh.

Nuk është familja e ime që merr para, është familja e Lulzim Bashës. Këtë e di gjithë PD. Paratë që marrin nga kandidatët për deputetë, turpi ka ndodhur prapë këtë herë, i ka marrë familja e tij jo unë.

Po ti jap me emër, ky më del me Ramën në bodrum, jo Sali Berisha”, tha Kulluri.

1 komente në ““Lulzim Basha ka marrë lekë pallatesh për listat, ndaj humbi””

  1. REAL says:

    REAL
    Sshume gjera te tjera qe ke thene EDHE KJO ESHTE NJE E VERTETE E MADHE qe po e renon PD perdite e me shume .Fitorja juaj do te vije kur ne krye te PD te jete nje person me integritet moral dhe i pa ndikuar nga e shkuara (SB)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje