Kryetari i “Grupimit ‘90”: Berisha e ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013. Largimi i Topallit mesazh për Bashën

30 Prill 2021, 08:39Politika TEMA

Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë.

Kryetari i “Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.

“Berisha është një personalitet me cikël të mbyllur. Berisha duhet të kishtë ikur me koje qe ne 2013. Po të ishte tërhequr nga politika do mbetej një  njeri i paçmuar.

Ai do ishte duke dhënë leskione si është zhvilluar demokracia në Shqipëri dhe jo të ishte në politikë. Nuk duhet të ishte fare kandidat”, tha Ahmetaj.

Në PD lista kryesohet nga kryetari Lulzim Basha, ndjekur nga Agron Shehaj dhe kreu FRPD-së Belind Këlliçi, ndërsa Berisha i cili është një nga figurat më të vjetra në politikë dhe themelues i kësaj partie është  ndër më pak  të votuarit me 6616 vota.

Largimi i Topallit nga Lëvizjapër Ndryshim pasi dështoi në zgjedhje duke mos marrë asnjë mandat sipas ish prokurorit Shkëlqim Hajdari është për tu përshëndetur.

“Topalli është për tu përshëndet. Politika është moral. Është për tu falenderur”, tha ai. Ndërsa sipas Bislim Ahmetajt tërheqja e Topallit është një mesazh për Bashën që të largohet.

Tërheqja e Topallit është një ftesë për bashën për ti thënë mos e merr në qafë shqipërinë”, tha Bislim Ahmetaj.

1 komente në “Kryetari i “Grupimit ‘90”: Berisha e ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013. Largimi i Topallit mesazh për Bashën”

  1. gjini says:

    E more Bislim.. se ke kuptu akoma qe Topalli iku sepse e mbaroi misionin qe kish mare nga Rama.. qe te hiqte sa te mundte vota nga e djathta sidomos ne Shkoder…Trajsten me evro nga Rama e mori dhe cfar i duhet me Partia asaj…jeta eshte llogari olimbi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje