Nga Ylli Rakipi
Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen!
Mos u çudisni! Nuk është një shprehje e lajthitur.
Sali Berisha duhet të japë vërtet dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, sepse ka 30 vjet që ai është realisht kryetari i saj. Asnjëherë nuk është larguar. Asnjë ditë. As 30 vjet më parë, kur ishte President dhe ligji nuk e lejonte, por ai ulte formalisht në karrike Tritan Shehun. As sot nuk është larguar. As sot, kur çelësat e zyrës së kryetarit i mban Luli i mirë.
Opozita i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, që për herë të parë në këto 30 vjet pluralizëm, kundërshtari, Edi Rama, ka fituar mandatin e tretë. E ka fituar me vjedhje, me blerje, me banda, me trafiqe, me të gjithë makinerinë e partisë-shtet.
Të gjitha këto po i konsiderojmë të vërteta. Por, Edi Rama së pari ka fituar, për shkak të Sali Berishës, sepse, tetë vjet më parë, ai uli në karriken e vet, karriken e kryetarit, Lulzim Bashën. E uli pa garë, ose si të thuash, e emëroi në këmbë të vet me një garë fallco. Dhe e gjitha kjo, për të qëndruar vetë de facto, kryetar i pronës së tij, Partisë Demokratike.
Modeli që ai, doktori, zgjodhi, pra vendosja formalisht e një kukulle në krye të partisë, për tetë vjet rresht, nuk solli gjë tjetër veç zvogëlimin dhe rrudhjen e pronës, domethënë Partisë Demokratike.
Në një sistem të hapur, edhe me minimumin e demokracisë, nëse largohesh nga një parti politike, nëse jep dorëheqjen, duhet ta bësh atë vërtet. Përndryshe s’ka përse të largohesh, qëndron aty dhe ikën nga kjo botë bashkë me karriken…
Dhe që ta bësh këtë vërtet, pra të largohesh nga partia, ti ikën dhe lejon hapjen e një gare, për të zgjedhur pasuesin. Mund ta zgjedhësh atë, siç ndodh rëndom në vendet me pak demokraci, edhe mes rrethit tënd të ngushtë, por duhet të lejosh garën. Vetëm në shoqëritë e mbyllura, mund të emërosh liderin, udhëheqësin!
Sali Berisha, jo vetëm nuk e hapi këtë garë, por për të vendosur Lulin në krye të partisë, e spastroi atë nga figurat e rëndësishme që mund ta rrezikonin, duke e rrudhur opozitën tej mase.
Për të mbajtur partinë, në vitin 2017 Berisha i largoi Lulit jo vetëm çdo sfidant, apo rival, por e ktheu partinë që rrëzoi komunizmin, në një burg, ku shumëkush mund të qëndrojë, por ku nuk ka liri veprimi dhe mendimi.
Partia, sigurisht nuk është dhe nuk mund të jetë një burg.
Një parti të mbyllur totalisht, ti mund ta mbash deri ditën e vdekjes, por nuk ka ç’të duhet. Ky, mendoj se është problemi thelbësor i Partisë Demokratike.
Luli, ishte dhe është një njeri i mirë, por punët e partisë nuk i kuptoi asnjë ditë. Dhe kur një njeriu, me energji të shumta, i cakton një punë që ai nuk e kupton, natyrshëm do të merret me punë të tjera… Lulzim Basha në tetë vite në krye të partisë, nuk ndërtoi një opozitë parimesh, por pazaresh, kulisash dhe kompromisi. Rezultati është ky që shohim të gjithë sot.
Edi Rama ka rrëmbyer mandatin e tretë, duke përdorur të gjitha mjetet.
Sot, qindra mijëra demokratë janë thellësisht të shqetësuar! Janë të shqetësuar, që partia e tyre, që rrëzoi komunizmin, po shkon drejt humnerës. Që të shpëtojë nga kjo humnerë, ka vetëm një mënyrë dhe këtë e ka në dorë vetëm Sali Berisha.
Nëse ai do, ka ende shanse, sa vjen dhe më të vogla, që krijesa e tij dhe e qindra mijëra shqiptarëve, që lindi 30 vjet më parë, të mos vdesë, le ta lërë një ditë lodrën e tij të pleqërisë, ipadin, të shkojë në selinë e Partisë Demokratike, të mbledhë ata që kanë mbetur dhe t’ju thotë: “Më falni! Tetë vjet më parë, unë gabova. Dhe tani ju lutem, hapeni derën e madhe dhe bëjuni thirrje njerëzve të hyjnë brenda. Le të rrijë aty edhe Luli i mirë po deshi, le të jetë ai njëri prej nesh, por hapeni derën!” Kjo i ka mbetur të thotë…
Le të hapet dera, të hyjnë njerëzit, të fillojë gara, sepse PD është partia që rrëzoi komunizmin. Ajo nuk është një burg, as një ndërmarrje, as pronë private, por një parti.
Në fund, Luli i mirë, gardiani që mban çelësat e derës së madhe, Luli i gjatë dhe i pashëm, që asnjë fije floku nuk i thinjet kurrë, të hapë derën, të dorëzojë çelësat dhe njerëzit të hyjnë brenda…
O Ylli ti po’ i sygjeron kriminelit d’orzo celsat dhe drejtohu tek Spak PA vonese qe mos i shkojne ata vete.
Sorry Eduart se e kam me ket autorin e shkrimit
o ylli rakipi, o spiun i sigurimit…..
e ke seriozisht kete mendim apo ke ngatarru ilacet?
do ti te largohet Berisha??????
ohhhh sa mire ylli rakipi spiuni i sigurimit, eshte shume e lehte te te realizohet deshira, mjafton te THUASH CFARE THA BODIGUARDI I HAJDARIT, KUR TI ME BERISHEN E REGJISTROJE ME DIKTOFON
te siguroj qe deshira jote realizohet
plehre e sigurimit, fares se ndyre, fares se kuqe qe shkatarroi kete vend, fut brenda dhe ket plehren komuniste, sali berishen
Nacionalisti! Eshte ashtu si thua ti,por per mua Ylli sot eshte nje tjeter Yll.Ka thene ca te verteta qe per çudi nuk i ka thene ndonjehere.Ai me te drejte thote te jap dorheqjen Sali Berisha,se ai e ka mare peng PD-ke.Keta lloj analistesh,kur duan te flasin mire,flasin dhe din kush eshte e verteta.Ai dhe disa analist te tjere si Andi Bushati,Zheji,Shkullaku,Lubonja,Fevziu,Abilekaj e te tjere si keta qe per te justifikuar parane e majme qe marin nga Berisha,Meta,fillojn e flasin nga bytha.Sot Ylli Rakipi ka thene ate qe duhet.Nuk jame dakord me ate kur thot qe Rama i ka blere votat me ç’do mjete.Jo Rama nuk i ka blere,atij ja dha populli se po e shikojn sa punetor eshte Rama.Ngrihet heret ne mengjes dhe e ke ku te njerzit qe vaksinohen,te ndertimet e termetit,ne spitale e ne shkolla. Pershendetje.
I nderuar Vrana,
Jam shumë dakord. Me ne fund Ylli Rakipi foli siç duhet.
Por ka nje problem te madh. Ose me shume se nje. E para Sali Berisha nuk do ta bëjë kurre kete gjë.
E dyta, ne PD nuk eshte vetem Sali Katunari we duhet te ikë. Qe aty duhet te largohen:
– Sali Berisha – komunisti kryesor
– Lul Basha – Loloja i Partisë
– Gazmend Bardhi – Himleri i Partisë
– Flamur Noka – idioti i Partisë
– Xhelal Mziu – Mzati i Partisë
– Tritan Shehu – kurva e Partisë
– Bujar Nishani – zvarraniku i Partisë
– Grida Duma – s’po e them fare
– Edi Paloka – gomari i Partisë
– dhe kështu me radhe deri tek personi I fundit idiot qe ka mbledhur Berisha ose Basha rreth vetes.
Mbasi te bëhet kjo, PD merr pushtetin direkt.
Perderisa PD e njehson veten me njerez si Arkimed Idiot Lushaj, nuk merr pushtet.
Duhet reforme e thellë. Por levizja e pare eshte ikja e Sali Katunaro-kinezit. Te tjeret ikin vete pastaj.
Rakip, Je vone, shume vone per t’i thene keto. Jo se nuk jane te drejta, jane bile fix fare, por duheshin thene nga ti dhe shume si ti shume më pare, ose jo kaq shume më pare, por kater vjet me pare ne 2017 dhe nuk e bete. Tani eshte nje deja vu e saj, edhe pse keto qe shkruan mire eshte t’i degjoje Saliu dhe/apo Luli. Rama ishte nje hap para jush te gjithe anal-isteve, ia ka bere atij kete thirrje qysh para zgjedhjeve. Distancohu nga Berisha-i tha, por ai nuk e degjoi dhe ende nuk po e ben. Kjo eshte arsyeja themelore, e para dhe e fundit, alfa dhe omega se pse PD nuk fitoi. Nuk kuptuan se njerezit nuk e shohin dot me sy Berishen. Votat qe mori ne Tirane e treguan kete. Por Basha eshte peng i tij. Pse?! Kete vetem naivet dhe militantet e saj nuk e kuptojne.
Çuditem se si Ylli Rakipi bën këtë thirrje të tillë. Edhe ju që komentoni… Berisha nuk e ka mbaruar misionin e tij. Në 97- ën e shpuri në buzë rë graminës, po nuk e hodhi dot në greminë. Tani mundohet përsëri, prandaj e mban Lulin, se ai i bindet verbërisht ( në mos qoftë dhe ai i UDB
– ës). Prandaj nuk e shkarkon Lylzimin dhe e nxit për të mos njohur zgjedhjet për të krijuar rrëmujë dhe destabilizimin. Po e ndaluan ndërkombëtarët shpëtuam, në të kundërt bëhuni gati për një 97- të tjetër dhe ai është i larë para UDB- ës.
Te kujtohet Ylli, kur me gazeten terroriste Albania, prona jote qe fshihej prapa nje fondacioni, pergatitet me Berishen, idhullin tend, fillimin e luftes civile ne Shqiperi?
Sa te jete shkerdheni me shkerdhiten verdalle, ta harrosh!
I vetmi shkrim i mire si mendim,si gjuhe te shkruajturi dhe si profesionist qe kam lexuar nga Ylli Rakipi.
Kur do ky Rakipi, e thote ndonje gje me vlere. Ylli, jep dhe ti “doreheqjen” nga opinionet e tua te mbrapshta per djegien e mandateve apo moshyrjen ne zgjedhjet lokale! Edhe ti e ke nje pjese sado te vogel te fajit per perfundimin e PD ne kete derexhe!
”Shyqyr, allabibereqaves, tobejarabi, cfare ka bo vaki?”
Illi raki – pi! Po kete hera na qenka esell, fare nuk ka pi!
Ja sa tranguj jeni ju te mutmedias! Mbasi u lodhen te tjeret, duke u thene se demi i salehsulltanitkomunist nuk eshte demi ne pd, por katastrofe per tere Shqiperine.
Jeni budallenj dhe te dehur nga parate e pijet, qe keni perfituar prej dallkaukut salehveremi.
Tani pritni, sa vite e keni patur ne krye kete idhull kete gomar, pastaj do te dale ndonje i peraferte me ate.
Lylbyli nuk ka asgje ne dore. Ai eshte masha e salehut dhe e oborrit te tij sebashku me medihun e Gerdecit, me gazleshin e Elbasanit, me nardin e demo-kristianeve, me indrizin e camerise pa came, qe e prishen Camerine dhe duan te ndezin zjarr Shqiperine… Mortja, si nuk i ha armiqte e Shqiperise?!
Zoti Rakipi! Pajtohem 100% me analizen tuaj dhe kjo do te ishte zgjidhja me e mire per banden demon-kratikase qe me se fundi pas 30 vjetesh te rikthehet ne nje parti normale dhe te heqe dore nga zaptuesi i saj ,icili e ka uzurpuar kryesine e te pares parti politike opozitare shqiptare qe diten e themelimit te saj.Dhe e them kete sepse ne votimin e pare ka fituar zoti Mekse,sic kane deklaruar ata qe e kane themeluar dhe meqenese ky rezultat nuk i pelqeu padrinos Berisha u be per se dyti mbledhje qe te dilte i bukuri shejtan,i cili do i shkaktonte vendit,popullit dhe vete krijeses se re te quajtur parti=bande “Demokratike”,por qe te pakten deri tani nuk ka demonstruar asgje demokratike, demin me te madh katastrofik.Dhe,sic ju e dini mire,per ta ruajtur kete prone te tij jane bere dhe helmime,dhe vrasje e asgjesime spektakolare (Pashko,Olldashi,Arben Broci etj etj) per te arritur tek humbesi serial Basha.Po te isha regjizor une do te kisha bere nje film te bukur me titullin “, Misioni pa-mundur” qe do te kishte sukses jo te vogel kur te shfaqej sidomos ne Shqiperi.Nejse,keni shume te drejte.Kjo eshte zgjidhja e duhur qe me ne fund vendi te kete nje parti te cliruar nga Lubia Vicidolase dhe te kete nje krietar qe te kete koken mbi supe e mendje ne koke dhe te beje nje politike normale e pozitive sepse eshte mbewrthyer vetem ne nje politike te zeze,destruktive dhe qe te vere ne plan te pare interesat e popullit e te vendit te vet dhe jo nje kryetar Sanco Panco qe ne kete fushate zgjedhore premtonte mullinjte me ere te Don Kishotit te Servantesit dhe kushdo qe i dilte perpara merrte premtimin qe ai donte,si premtimet e arixhofkes kur hedhin fall…!
Se fundi,pasi uroj qe edhe Berisha te degjoje e te marre ne konsiderate thirrjen tuaj dhe te personaliteteve e anetaresise se gjere te partise por,personalisht mendoj se ai nuk do ta beje,sepse ai eshte objekt i drejtesise dhe pa imunitet do perfundoje ne Rec,pavaresisht moshes se madhe dhe sipas llogjikes se tij,do te ishte t’i hape rruge vetvrasjesse tij politike dhe jo vetem,pasi ai ka ngritur nje perandori te tere mediatike,ekonomike,politike e kriminale dhe nje gje e tille eshte e pamundur per te.Vetem po e detyruan ta beje nje gje e tille.Dhe ne kete drejtim edhe roli juaj dhe i shtypit ne pergjithesi eshte i madh.U befte me e mira per partine demokratike dhe per shqiperine!
Tani ke folur si kolonjar me mënd.
Mene fund duket se po zbret me kembe ne toke , z. Rakipi !
Nuk di , sa do te zgjase kjo, apo do rikthehesh ne origjine ?
Pas kaq kohes, hera e pare qe ky lloj analisti diabolik ka argumentuar drejte
Redaksia e TemA
Shikoni emisionin e rakipit dje dhe kerkoni njecik momentin kur rakipi fut sinkronin e deklarates se bashes per te mos dhene dorheqjen… Gjejeni dhe publikojeni… Nje nder kryeveprat e 30 viteve demokraci
U desh mandati i trete i Rames qe t’i vijne mend ne vend Ylli Rakipit. Ti filloni t’i nxirrni lakrat njeri tjetrit.
Pësh pësh o Ylli Rakipi !
Pësh pësh kundra Berishës !
Harram i paç te gjitha
Pd nuk ka asnje shans te reformohet, mos hani kot! familja kriminale/patologjike Berisha nuk le hapsire. Leshimi i PD nga thonjt e familjes kriminale do te thote ti heqesh korracen e fundit kesaj familje qe nenkupton duar te lira SPAK-ut dhe qe si pasoje sjell burgime te gjata dhe shpronesim total te familjes kriminale. Kaq e thjeshte eshte, po anal-istat qe e kutojne goxha mire nuk kan bythe te hapi gojen. Zeni i babit eshte i fuqishem edhe sot neper Shqiperi, ben ligjin ne institucione dhe gjykata.
Berisha realisht ka fituar vetem ne 2005-en dhe kjo per arsye se mblodhi gjithe partite ne koalizioni e tij dhe faktori LSI e sapokrijuar qe fragmentoi te majten. Edhe ne 209-en qe LSI u be paterice e PD-se qe mbeti edhe 4 vjet te tjere ne pushtet. Po te kthehemi ne zgjedhjet e vitit 1992 kur PD erdhi ne pushtet ishte elektorati i majte qe i dha mbeshtetjen me shpresen e kaperximit te destabiliteti politik dhe gjendjes se renede ekonomike qe pasoi renien e rregjimit komunist. Berisha nuk eshte larguar asnjehere nga drejtimi i PD-se edhe kur ishte president edhe kur dha “dorheqje” te parevokueshme dhe vuri buratinin e tij ne krye te PD-se. Basha nuk ka qene asnjehere kryetar i Pd-se por thjesht zedhenes dhe mekembes i Berishes. Fakti qe Basha ndjek udhezimet e tutorit te tij politik eshte tregues domethenes se eshte Berisha kryetar defacto i PD-se dhe humbjet pas 2013 e deri sot i duhen faturuar atij pasi c’do levizje apo taktike politke qe ka ndermare PD-ja eshte e tija dhe vetem e tija. Ai eshte humbesi i madh dhe pa lergimin e tij te plote nga drejtimi PD-ja nuk do dal kurre nga qerthulli i humbjeve. Gjithsesi e djathta ne Shqiperi eshte gjitmone pakice dhe e djathta ka vetem nje shprese per fitore percarjen e se majtes. Perballe nje te djethte te unifikuar E djathta,PD me Berishen apo pa Berishen nuk i afrohet asnjehere pushtetit.
Filloi kazani te trazohet
Foli Ylli- Raki – pi…
Se PD-ja turbullohet
S’ eshte Pallto per nje Sali…!
Z ylli analiza për PD është e saktë,por konkluzionet për fitoren e PS e ke të gabuar.Sistemin e vjedhjes së votës në zgjedhje e futi PD e çoj përpara LSI dhe nuk them se ska pasur raste edhe PS por jo dhe jo si dy të parat.Z Ylli ju kujtohet 2009 kur PS kërkoi hapje të kutive se cberi Berisha jo vetëm që si hapi po i dogji fshehur për të mbuluar gjith horlleqet që kishin përdorur.Nje qender u hap në një fshat të Fierit ku mbi 50 %e votuesve ishin te vdekur,ishin jashtë shtetit ose kishin votuar dy herë. Në zgjedhjet e 25 Prillit fitoj PS por mbi të gjitha politika qytetarë ndaj politikës së konfliktit dhe asaj te rruges.Nuk e kuptoni që populli është lodhur nga kjo gjë.Duke mos i vëmë në dukje këto ju gazetarët nuk e ndihmoni PD të ndryshojë e cila ka 30 vjet që lufton me institucionet e shtetit si Don Kishodi me mullinjte e eres.Dhe me e keqja është se ju dhe grupi i analistëve janë bërë palë në këtë politikë të qelbur konfliktuale për interesa të ngushta personale.A e kini menduar se c’borxh ju ka populli që dëgjon këto për ditë.Populli e tha qartë Rama sot është më i pranueshëm se të gjithë doni sdoni ju votën e jep populli.
Me ne fund e kuptuat ku qendron problemi .
Me mire vone se kurre thote italiani
Hiqni dore nga krimineli Berisha
Eshte ai e keqja e pd dhe e gjithe vendit.
..vone ..shume vone…tashme e padobishme..
Kur na thonë se kjo parti hoqi qafe komunizmin më vjen për të dhjerë(më falni)Komunizmin e përmbysi Ramizi dhe amerikanët dhe jo plerat që rahin gjoksin sot se na sollën demokracinë.Që në janar 1990 kishin filluar lëvizjet nëpër botë për të shëmbur sistemin komunist.Ata që punonin në ministrinë e brëndëshme e dinin mir me ditë e orë se kur do futeshin nëpër ambasada dhe kjo ishte fillimi i shëmbjes së komunizmit.Të thuash sot se e solli Berisha me orat e ish komunizmit është turë.Kjo parti ska qënë asnjëhere demokratike.Vetë demokratët pasi vodhën regulluan fëmiët nëpëtr dogana apo detyra të tjera ku vidhej sot dilni nëpë lulishte dhe do shikoni se luajnë domino dhe as që duan tia dinë për këtë parti biles ka edhe shumë të tjerë të thonë:në djall le të shkojë kjo parti rëndësi ka që sigurova një pension dhe regullova fëmijët.
UEEE HERA E PARË
QË JAM DAKORT ME RAKIPIN
Bashke me Saliun duhet te zhdukesh edhe ti nga ekranise je bere i bezdizshem
E thotë nga inati që humbën jo se vërtet mendon ashtu Ylli Rakip Spiuni.
Po se ke ti ne dore ta heqesh as Saliun,Tosin,Edin,Lirin.Kokat e verteta qe drejtojne nuk dalin asnjehere ne skene.Rajeesoni,Marisa Lino,ish byroistat i dine me mire keto gjera .Ti dhe analistet e tjere jeni thjesht rrogetare(bla,bla,bla) plus ndonje kocke qe ju japin sepse thesin e merr tjeter kushw.
Erdhi dhe ai çasti fatlumè pèr shqipètarèt kur çirakèt e Berishès kèrkojnè hapur largimin e tijè. Kjo qè po kèrkon ky “Karipi” ka njè domethènje tè madhe e qè nuk ja vlen tè analizohet por, thjesht tè miratohet nè heshtje. Berisha krijoi nè Shqipèri njè regjim, shumè mè tè rrezikshèm dhe banditesk se sa ai i mèparèshmi. Natyrisht, Beri nuk e krijoi atè regjim i vetèm, por me ndihmèn e agjentève tè huaj antishqipètare, me ndihmèn e familjes sè tijè…..me ndihmèn e njerèzve tè etur pèr pushtet, pèr pasuri, nèpèrmjet njèpropagande tè rrezikèshme qè stimulonte krrimin, drogèn, prostitucionin, korrupsionin e lartè shtetèrorè…..Mbaroi pèrfundimisht koha e Berishès, o burra kush mund tè shpèrojè….Shqipèria vèrtetè po Fiton!
Artikull brilant.
Komunizmin nuk rrezoj PD-ja por populli.
Berisha I pastroj rrugen Lulit si Enveri,Ramizit duke I larguar kokurentet.
Sa te jete Berisha ne parlament PD-ja kurr nuk fiton.
Si qytetar, une Edi Rames i jam vertete mirenjohes kete radhe, vetem per largimin e dy kukullave enveriste, Meta dhe Majko, te bere “Pishtar te Demokracise” per nevojen e sundimit te tij nga enveristi i thekur Sali Berisha. Zgjuaresia qe tregoi, duke larguar keto dy bajga enveriane, dhe sa per te mare votat e komunisteve thirri ne skene nja dy plaka komuniste qe e kane ne kembez nga perendia, flet qarte per nje levizje brilante politike.
Por ajo qe te trishton me shume qendron ne faktin, se perse keta analiste nuk i bejne jehone thirrjes se Edi Rames per bashkim te popullit, pa dallim, duke flakur tej ndarjen e neveritshme enveriane te popullit ne komunist dhe ballist, nje ndarje qe vazhdon prej 75 vjetesh, e bere vetem dhe vetem per te nxitur dhe mbajtur gjalle urrejtjen ne gjirin e popullit, me qellim te vetem sundimin e perjetshem te tij. Edi Rama eshte i pari Kryeminister qe e kerkon fundin e kesaj ndarje te felliqur, ne mes te sheshit “Skenderbej”, duke jua perplasur ne fytyre gjithe atyre mjeraneve qe, sa nga padija, po me shume nga poshtersia, e kane ushqyer dhe mbajtur gjalle deri me sot.
Sa per Sali Berishen, ai eshte aq mjeran, aq idiot ne politike, sa nuk ka pene qe ta pershkruaj. Per te, politike e vetme dhe e pandryshuar ka qene mbeshtetja me anen e forces e cdo poshtersie qe i pjell mendja.Vetem per kaq flet zgjuaresia e tij politike, te ciles per 30 vjet rresht, keta kodosh analist i kane bere hosana per perfitime. Ata e dine, se Sali Berisha ka ngjashmeri te paimagjinueshme me organin e qejfit, ndaj e kane ferkuar per te qene gjithmon ngritur ne sherbim te interesave te tyre meskine.
Eshte e para here ne kete historine tone tridhjete vjecare qe Z. Ylli Rakipi thote te verteten. Dhe e thote me force dhe qarte!
Po ku gabon Z. Ylli ne kete shkrim? Gabon kur thote se PD rrezou komunizmin! Komunizmin e rrezoi Ramiz Alia, ndersa Saliu zbatonte strategjine e RaizecAlise dhe te PPSH.
Rendesi ka qe Z. Ylli Rakipi nje mbrojtes i verber i te gjitha krimeve te Sali Berishes, me ne fund ka kuptuar problemin me te rendesishem midis Sali Berishes dhe popullit shqiptar dhe Shqiperise!
Urime per shkrimin dhe shpresoj te mos terhiqesh nga fjala!
Eshte hera e pare qe Ylli Rakipi thote dicka qe duhet bere ,jam dakort.Po ta lexosh me vemendje ,shkrimi i tij nuk eshte per largimin e Bashes e aq me pak te Berishes.Lexoni me kujdes kur thote:Edi Rama fitoj duke perdorur cdo gje,vjedhien,mastrimin blerjen e votes e te tjera.Helmi i tij ,per mua eshte shume i holle dhe i vjen pas avazit Bashes per te mos i njohur zgjedhjet.Edi Rama do apo sdo,Rakipi,Berisha,Marku,Tabaku,Kryemadhi, Paloka e te gjithe shebeket e Berishes,i ka fituar zgjedhjet dhe do te benin mire qe ti njihnin ato dhe te pergatiten per opozitarizem te forte ne Kuvend.Interesat e shqiperise dhe shqiptareve kerkojne bashkepunim per integrimin ne B E.,per permiresimin e kushteve te jetes,rritjen e te ardhurave,liberalizimin me te madh te bineseve e shume te tjera.Keshtu mendoj une,qe edhe gazetaret te orientohen me shume tek llogardhenia perpara popullit e te mos merren me ceshtje ordinere por punen e realizuar nga Qeveria dhe strukturat e saj.
Rakipè dhe Rakipllarè,
çfarè do tè sillte njè tèrheqje me dèshirè e Sali Berishès?
A do ndryshonte sadopak gjèndja e kèsaj partie?
A do bèhej Flamur Noka nè Ismail Kadare apo vjedhjet dhe vrasjet nèn regjinè e Berishès, tè paqèna?
Nèse kjo PD si parti popullore , nuk do qè tè pèrfundojè si karroca e LSI, duhet doemos tè gjejè forcèn dhe kandidatèt e duhur pèr tu distancuar nga Berisha si person dhe nga mènyra e tij e tè bèrit politikè.
Nuk mund tè ketè dorèheqje apo largim me dèshirè tè Berishès. Zotèria, nuk do qè tè pèrfundojè nè burg dhe tè varroset nè varrezat e burgut. Ai, e di mè mirè se kushdo se çfarè ka bèrè nè kèto 30 vite, ndaj dhe nuk largohet dot.
E pra, vetèm SPAK, mund ta shpètojè PD.
Asgjè tjetèr.
O Ylli muti , po pse mo po edhe zgjedhjet brenda partise demokratike nuk qenkan bere te rregullta dhe Lulin e paska emnu Berisha , ti po na habit fare po qysh kure e din ti dhe e ke mbajt te fshehte . O ju hengert mortja po ju deri dy dite para zgjedhjeve ju na keni çare bythen tash 8 vjet qe Luli eshte i duhuri ne partine demokratike eshte shkollu ne perendim , po punon mire beri bashke tere opoziten , po bene fushate te shkelqyer do fitoje bindshem etj etj, , ka fituar bindshem si kryetar partie ndersa tashti thoni nuk eshte zgjedh ne menyre demokratike se atehere nuk jua ka mbajt bytha me thane e ka caktu Berisha . Ti , Zhej , Lubonja , Bushati , Lesi , Shkullaku , Rakipllari , Çani , Fevziu , Bejtja , Peka , Balliu , Mark Mark , Gjek Mark , e nja dy tre tjere qe nuk po me kujtohen tashti e keni perkrahur e keshilluar me dal nga parlamenti dhe mos me u fut ne zgjedhje lokale , ndersa tashti i thoni ke bere gabim e ja ke falur Rames te gjitha pushtetet . Po ju jeni fytyra te ndyta dhe tashti qe eshte afer gremines ju po i jepni shtymjen per ta hedhur dhe i vetmi qe po i jep doren per ta ngritur eshte Edi Rama qe e ka tallur sipas jush .O Rakipi Rama ju shkatrroj te gjitheve si opoziten e bashkuar L.S.I ne , presidentin . Berishen , Albin Kurtin , ju gazetareve dhe opinonistave dhe medjave qe keni qene te gjithe kundra , ja ky eshte Rama qe ka shumicen e popullit qe i beson .
QE TE JAPESH DOREHEQJE DUHET DIKUSH ME LART SE TI.
KUJT TE IA JAPE DOREHEQJEN ?
PD rrezoi PPSH dhe jo komunizmin. Komunizmi u rrezua vete, ngaqe nuk mund te qendronte.