Analisti: Basha largohet vetëm po dha dorëheqjen, nëse e sfidojnë do përsëritet historia e Olldashit

30 Prill 2021, 08:00Politika TEMA

Analisti Arjan Curri është shprehur mbrëmjen e sotme se Lulzim Basham und të largohet nga Partia Demokratike vetëm nëse jep dorëheqjen.

Ai tha në MCNTV se kushdo që do e sfidonte Bashën, do të dilte pas zgjedhjeve dhe do të bëntë të njëjtën deklaratë si i ndjerri Sokoll Olldashi, i cili akuzoi se procesi i votimit ishte i cënuar.

“Do dali x në proces dhe mund të thotë atë që tha i ndjeri që ‘procesi është i cënuar’. Olldashi. Ai që e sfidoi njëherë.

Kjo histori mund të përsëritet. Atëherë kjo s’ka vlerë. Normalisht që nuk do doja të ishte kështu.

Jozefina nuk e bën dot rivalin e Bashës, Genc Ruli nuk e di, por a janë këta më të rëndësishëm se Basha?

Luli nuk e lë partinë. Ka mënyra për t’ia mbushur mëndjen? Unë mendoj se vetëm po iku vetë”, tha Curri.

1 komente në “Analisti: Basha largohet vetëm po dha dorëheqjen, nëse e sfidojnë do përsëritet historia e Olldashit”

  1. xeniSllobos says:

    Shume e sakte. Kush guxon t’i marre “partine” vicidolit, ka per te shku per lesh jari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje