Dash Shehi: Demokratët janë dëshpëruar jo se humbën, por se s’do bëhen dot drejtora, Ilir Meta na dëmtoi

30 Prill 2021, 09:18Politika TEMA

Dash Shehi, duke komentuar humbjen e PD-së në zgjedhje dhe ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, thotë se sheh shumë demokratë që janë të dëshpëruar jo se humbën zgjedhjet, por se s’do kenë mundësi të emërohen drejtora.

“Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI ta neutralizojë.

Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si perëndimor, është mkiklues për disa arrivistë, për disa brenda PD.

Sot unë shoh brenda PD që janë trishtuar jo se ka humb e djathta e demokracia, por perspektiva se ky do bëhej drejtor i KESH-it.

Kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe të drejtën të çojmë Shqipërinë në BE.

Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha ai për A2.

Ai ndërkohë sulmon presidentin:

“Ndërhyrjet e presidentit dy ditë para zgjedhjeve kur i shpalli luftë Amerikës e kanë dëmtuar opozitën në këtë proces zgjedhor”.

Sipas tij, Meta nuk mund të marrë drejtimin e opozitës se nuk vjen nga opozita, por të bëjë deri në fund të mandatit rolin e presidentit dhe të mbrojë të drejtat.

“Presidenti nuk mund të marrë frenat e opozitës, se nuk është njeri i opozitës, nuk vjen nga opozita. LSI ka qenë edhe majtas dhe djathtas. Që presidenti të vetëshpallet kryetar i opozitës nuk më pëlqen fare. Mund të shpallesha dhe unë dhe unë do isha më i lezetshëm.

Presidenti të bëjë presidentin deri në fund të kësaj legjislature. Disa nga ndërhyrjet e presidentit në procesin opozitar na kanë dëmtuar. Presidenti nuk mund të shpallë luftë. Opozita shqiptare, e djathta dhe PD, ne e kemi prurë Amerikën këtu dhe duam t’ua kujtojmë shqiptarëve.

Dy ditë para zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë luftë aleatit tonë strategjik, Amerikës, pavarësisht rrethanave apo se mund t’i kenë hyrë në hak presidentit. Nuk vihen në lojë këto në një popull emotiv. Presidenti bën mirë të mbrojë të drejtën dhe lirinë”, tha ai.

I pyetur për nismën e socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Shehi tha se opozita do t’i dalë për zot presidentit.

“Socialistët për sa kohë i bën letrat presidenti ne i dalim për zot Presidentit dhe institucionit të Presidentit. Gjysma e tyre nuk ka lexuar një libër se ç’është socializmi në Europë.

I ftoj të gjithë të na presin me durim të mbarojë ky hetim se ka rëndësi jo thjesht sa vota ka marrë opozita por a ka demokraci dhe a bëhen votime apo jo.

Kemi kohë kemi një verë përpara të mendojmë qetësisht për më të mirën e opozitës. Pushteti nuk është thjesht ndryshim fytyrash, por duhet një lëvizje e qenësishme”, tha Shehi.

15 komente në “Dash Shehi: Demokratët janë dëshpëruar jo se humbën, por se s’do bëhen dot drejtora, Ilir Meta na dëmtoi”

  1. trendafili Permetit says:

    Vertet ne kemi nevoje per opozite, por kemi nevoje per dashin me brire e jo dashin e qire.

  2. ppa says:

    Ata duan te behen drejtora, ndersa ti do te vdesesh deputet, pasi ke vegjetuar 30 vite; mbylle gojen dhe drejtoji buzet, se je kontrabanduar si deputet.

  3. ronny says:

    Hajde drejqi hajde… Me ne fund o Dasho e the edhe ti nje gje tamam. Ke plotesisht te drejte ne kete pike… Se edhe une e kam para syve pazarin e gjese se gjallensindiku ne nje dokumentar qe kam pare diku ne nje zone te Mongolise, ku turmat mongole veshur me lekura me dhe pa qime kafshes nga kembet deri ne maje te kokes i turreshin tezgave te thertores masive duke rrembyr koka, kembe, bole dashi, lekure, mish e cfare te servirej ne kete kasapane. Keshtu edhe keta te PDse kishin bere hesapet per te kapur ministri, gjykata, dogana, drejtori, e th etj etj tamam si keta mongolet… Dhe kur i ngeli dora bosh jane terbuar dhe skermisin dhembet dhe shikimi i eshte erresuar, dhe ndoshta nga inati ndoshta nga deshperimi ndoshta nga instikti kane nisur te kafshojne nj-t.

  4. D. Pavli says:

    Dash senatori e siguroi rrogen e majme per 4 vjet. Dhe rakine qyl. Pilaf paçe në ofertë. Me 500 vota aksidentale dhe parti me nje antar. Tani ka hallin e vendeve te drejtoreve.?!?!

  5. Dauti says:

    Dashi , futi nje te rrumbllume qy me sabah me raki mareje se kan dal hudhrat e njoma e ne te semes vafte PD dhe PS

  6. Zzz says:

    Edhe kjo quhet blerje vote o dash rakia, apo nuk quhet?

  7. Ushtaraku says:

    Eh..Shehi te doli gjysma e pijes..po mendja e turbullt prap…do ta mbrojm presidentin thot se beri politik per ne ..po se shkeli kushtetuten ..ska gje….a nuk eshte president dhe per socialistet ..dhe humbi ekuilibrin..ska gje..a i shpalli lufte ambasadoreve…ska gje e beri per ne demokratet …mioper ,medioker,interesaxhinj,kur humni gjithmon ja vini fajin kundershtarit,per ligje vet nuk pyesni ato jan per kundershtarin dhe popullin..plehra jeni te gjithe dhe vendin e keni ne koshin e plehrave.

  8. 19 says:

    Ti dash je nje burre I mire si cdo qytetar.por per politike je kar je per te lokalet e lagjes per pleqëri.

  9. rexha 10 says:

    JO MORE I NDERUAR SHEHI,EDHE JU E DINI SI BUKA QE HANI SE KETIJE TIPI NUKE I PLASE PER ATE VENDE PERPARA INTERESAVE TE TIJE.KJO VLERSOHET KURE JU THONI SE KERCENTE SA MAJTAS E SA DJATHTAS.DHE KETE NUKE E BENTE PER INTERESIN E VENDIT SICE PO THUA TI ,PORE PER INTERESAT E FAMILJES LIKE.PRANDAJE KJO ANALIZA E JOTE NUKE ESHTE ASPAKE E QARTE,DHE E DREJTE .
    E DYTA AI DUHET TE SHKARKOHET DIREKTE DHE SA ME SHPEJTE ,SEPSE POPULLI ,OSE VENDI NUKE KA NEVOJE PER PALACO TE TILLE.PER TE TILLE NJERZE SI PRESIDENTI I JUAJ KANE NEVOJE VETEM DREJTORET QE JU THONI ,PORE NUKE I PERMENDENI ME EMRA.PO QE SE DO TE VAZHDOSHE AKOMA PO ME SHPRESE TEKE TE TILLE NJERZE TE TIPIT PRESIDENTE ,POPULLI DO TJU DENOJE AKOMA.JU BETE QEJFIN TUAJ PER 30 VITE ,NDERSA POPULLI DERDHI GJAKUN E TIJE ,DHE NUKE PERFITOI GJE ,VETEM FUKARALLEKUN ,DHUNEN,TERRORIN,DHE VUAJTJET.
    SHIKOJE TIRANEN ,ZONEN RURALE TE SAJE DHE BERI NJE KRAHASIM ME VILAT ,REZIDENCAT,DHE HOLLET E KETYRE NJERZEVE TE POLITIKES.PASTAJE NA E THUAJ QE NUKE ESHTE E DREJTE .

  10. hajde merre vesh says:

    Sa vota mori pijaneci? Burre muti, del e jep mend.

  11. Velo says:

    E kalova lumin, të dhjefsha DEMOKRATËT DHE PRESIDENTIN, thotë Dashi.

  12. Jevi says:

    O Dashamir,mbrojtja qe i ben “Presidentit eshte jo e drejte.Kjo qe thua tregon se nuk je per shtet ligjor e ndarje te pushteteve.Me cito o Dash nje nen te Kushtetutes qe te thote se Presidenti duhet te beje fushate per nje force a koalicion te caktuar.Fushata e Tij kunder Qeverise mund tu kete ardhur pas qejfit tuaj por,KA SHKELUR LIGJIN,KUSHTETUTEN PER ROLIN E PRESIDENTIT.Mbrojtja qe ju afroni tregon se nuk jeni per shtet ligjor por per anarshi.

  13. cipini says:

    O Dash te kane bere synet kur ke qene i vogel? Nqs jo, shko te behesh tani ne pleqni se deputet u bere. Po ik or tironas injorant, mos mbro nje hajdut si Meta dhe nje debil si Basha.

  14. S- New York says:

    Dash vertet ju jeni intelektual qe shoqerija akoma ka nevoj per ju.Pavaresisht se ju kritikojn per pijen,ajo eshte puna e juaj.
    Gjithemone I bini drejt,prandaj shpesh ju thojne”babaxhan”.Por ngandojehere beheni militant qe nuk ju ka hije.Konkretisht a mbrohet presidenti actual ne keto rrethana?
    Une ruaj respekt per ju sepse,jeni I vetmi politikan qe kene mbrojtur doktoraturen me aftesite tueja pran komisjonit shtetror te fakultetit ekonomik. Jo si te tjerat qe kan marr titujt shkencor pa qene fizikisht prane komisjonit provimit.
    Respekte dhe sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje