Lulzim Basha do iki nga PD kur t'i mbarojë mandati në korrik?

30 Prill 2021, 17:09Politika TEMA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se për rezultatin e zgjedhjeve duhet bërë një analizë e thellë.

Kundrejt zërave për dorëheqje të Bashës, Këlliçi thotë se kushdo që mendon se ka një platformë alternative mund ta provojë në garën për kryetarin që nis në muajin korrik, atëherë kur Bashës i mbaron mandati zyrtarisht.

“Në muajin korrik do kemi procesin e zgjedhjes së kryetarit, të gjithë ata që mendojnë se me alternativën, platformën e tyre mund të bëjnë diçka më shumë të paraqiten në garë, dhe të garojnë, e vendosin demokratët këtë dhe jo disa individë.

E rëndësishme është që të kemi një proces të besueshëm, një proces model dhe të vijojmë përpara,” – tha Këlliçi duke shtuar se momenti kërkon ulje të toneve dhe analizë të detajuar.

“Më pas do jetë momenti për të mbajtur përgjegjësitë, pasi ne kemi qenë të gjithë ekip,” – shtoi ai.

Për sa i përket ftesës për bashkëpunim nga kryeministri Edi Rama, Këlliçi tha se ajo nuk është e sinqertë dhe “është lojë për të shpërqendruar vëmendjen” nga problemet e zgjedhjeve.

Belidn Këlliçi mori mbështetje të konsiderueshme në Tiranë. Ai tha se  zgjedhjet ishin “një masakër” dhe se “i takon PD-së ta provojë këtë”.

“Nuk patëm dot zgjedhjet që donim, qetësinë që donim, procesin model në 2021 Shqipëria duhet të mbante zgjedhje model, por për mua është kryer masakër elektorale,”  tha ai.

“Në momentin që flasim PD po përgatit një dosje që do t’ia paraqesë autoriteteve përkatëse shumë shpejt,”  tha Këlliçi teksa u shpreh skeptik për drejtësinë.

2 komente në “Lulzim Basha do iki nga PD kur t’i mbarojë mandati në korrik?”

  1. Undefined says:

    Na u hiq qafe me jevgjit kolon i Sulltanit qe ta la ketyre aneve si “dhurate”…..te paskan vjedh votat ty b..q…akoma pa “bere vezen” fillon me pislliqet e “shkolles” se Saliut dhe kendej nga ana tjeter me “pellet” per “vizion e platfome” te re….ptuuuuu bastarden

  2. Humbesit qe nuk jane burrrra ( me shume rrrr) gjejne gjithmone alibira per te justifikuar humbjen. OOO bash shal ngjituri jepi drejtim jep kembeheqejen (jo doreheqjen) dhe shko ne atdhun e gruas tate ne Holande ne vendin e mullinjve ku jeton keti nje vajze shume e bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje