Meta e Basha hëngrën turpin me bukë

30 Prill 2021, 15:09Politika TEMA

Në demokraci ka një parim, kush humbet zgjedhjet, largohet.

Por në Shqipëri e kanë bërë standard, që të mos largohen pasi qeverisin tetë vjet, apo të mos largohen pasi humbin për herë të dytë.

Për herë të parë në 30 vjet demokraci ndodhi që PS dhe Edi Rama fituan për herë të tretë dhe Lulzim Basha humbi.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi ky ishte vullneti i qytetarëve.

Por, çudia ndodhi më pas, kur Lulzim Basha u shfaq pas humbjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dalja e tij në ekran, i la të gjithë pa gojë, jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe atë ndërkombëtarë.

Sepse të gjithë prisnin që Lulzim Basha të tregonte fytyrën e liderit evropian, pasi kishte deklaruar publikisht dhe kishte theksuar se ai do ta kufizonte mandatin e kryeministrit në dy mandate  katër vjeçare.

Pra, nuk do të kishte një Kryeministër që  mund të zgjidhej për herë të tretë, por vetëm me dy mandate.

Ndërkaq vetë ai nuk dha dorëheqjen, edhe pse shqiptarët prisnin që Lulzim Basha të tregohej evropian, të telefononte fituesin, t’i uronte fitoren, të dorëhiqej dhe të  udhëhiqte ndoshta dhe një proces bashkimi në PD, por në vend të kësaj, doli dhe  hëngri turpin me bukë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Tha se do të fillonte luftën , një betejë. Por tetë vjet çfarë bëri Luli?

Nga ana tjetër edhe Presidenti Ilir Meta, tha, se nëse merr Edi Rama 71 mandate do të jepte dorëheqjen.

Por, Meta nuk hëngri vetëm turpin me bukë, por i futi dhe një gotë verë nga prapa, sepse filloj të tallej, jo super Monika, jo dekreti, jo KQZ dhe lojëra të tjera.

Edhe Ilir Meta edhe Lulzim Basha e hëngrën turpin me bukë në sytë e shqiptarëve.

Të dy duhej të kishin dhënë dorëheqjen, jo për ti lënë pushtetin Edi Ramës, por për të treguar se vërtet  Lulzim Basha ishte një politikan me profil perëndimor dhe Ilir Meta ishte një burrë shteti që e mban fjalën.

Pse Meta nuk e mori vetë drejtimin e Opozitës apo se i shkoi për skrap për LSI?

Lulzim Basha pse nuk dha dorëheqjen dhe të udhëhiqte  një profil tjetër politik me një standart të njeriut që merr përgjegjësi dhe largohet pas humbjes, për të marrë drejtimin e një projekti të ri, me një vizion të qartë?

Të dy, as Meta dhe as Basha nuk e dhanë dorëheqjen. Mesa duket që të dy, shqiptarët do t’i votojnë kundër, jo se duan shumë Ramën, por urrejtja ndaj Metës dhe Bashës dhe inati ndaj tyre, është më i madh se sa dëmi që iu bën Edi Rama.

Sepse Ilir Meta  ka 30 vjet që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ka marrë çdo post  dhe karrige dhe njihet si simbol i hajdutërisë.

Ndërsa Lulzim Basha njihet si një klloun i vendosur në krye të PD  dhe i ish-Kryeministrit Sali Berisha  dhe të dy bashkë jo vetëm hanë turpin me bukë, por edhe duan të tallen me shqiptarët që  shkojnë  e i votojnë sistematikisht kundër.

Për sa kohë të rrinë atje ku janë, ata do hanë turpin me bukë dhe shqiptarët do t’i votojnë sistematikisht kundër./cna.al

7 komente në “Meta e Basha hëngrën turpin me bukë”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Pafytyresi sunitesh,”pipa” atij qe nuk mund ta kafshosh…..te kujton Erdogan ndaj evropianeve.

  2. Ladi says:

    Keta te dy bashke por edhe me ca te tjere pas tyre, jane pasqyra e vertete e Shqiperise se prapambetur, te Shqiperise feudale, te Shqiperise bajraktare dhe nuk kane absolutisht asnje lidhje me Shqiperine Europiane dhe popullin e vertete demokrat shqiptar…
    Dhe persa kohe qe do te kembengulin ashtu; njelloj si bagetia; se populli i do – por i vjedh Edi Rama! – kurre nuk do te votohen per te qene ne pushtet.

  3. Nuk lan menyre mashtrimi pa pedorur kunder shqiptareve
    jo shqiponjen me duar
    jo te kenduari hymnin kombetare ,
    thirrje patriotike emra patriotesh te kombit
    genjeshtra nga me ordineret si me qe votuesi i shkolles fillore perball,
    e cdo lloj poshtersie si Tinzare te vertete por Populli Shqiptare tregoj si asnjihere Pjekuri
    dhe diti ti jape Pergjigjen e duhur Tunxhareve qe kerkonin kapjen e Shqiperise .

    Natyrishte qe pafytyresia e te dyve para e sidomos pas Zgjedhjeve revolton shume shqiptare ,te cilet
    nisur nga Rregullat qe ndjek Bota ne Zgjedhje ,kush humbet Largohet dhe hesht , nderkohe qe
    kta dy maskarenjte e politikes shqiptare , jo qe injorojne cdo ligj e rregull ,por e thellojne Krizen e tyre
    para gjithe Opinionit duke vazhduar e bere karlleqe si me qe kaluar cdo qenie Ordinere !
    Normalishte ,te Dy kto Krimba Haleje duhet te jepnin doreheqje dhe sot te Heshtnin pergjithmone .
    Nuk i lejone Dikush tjeter te Dorehiqen (thone zera ne medie ) sepse re Dy jane nen Urdhrat e Padroneve te tyre ,
    Mutit te Cepanit ne Athine dhe Vesgjatit Fluturues ne Beograde dhe kuptohet qe ata duan ti shfrytezojne deri sa kta
    mos te ken me frym te marrin ,
    duke vazhduar Misionin e tyre te Kaosit ne Politiken Shqiptare ,Pengeses se Normalitetit Politike ne Shqiperi ,
    qe do te nenkuptonte nji funxionim Normal te Zhvillimive ne Shqiperi dhe nji Shtet te Forte Shqiptare ,
    i cili nuk shihet me sy te mire as nga Athina e as nga Beogradi por as nga shume qarqe Europinane .
    Fuqizimi e funksionimi Normal i Shtetit e Politikes ne Shqiperi eshte mjaft negative per Greqine dhe Serbine ,
    sepse Shteti Shqiptare fuqizon gjithe Etnite Shqiptare ne Ballkan .
    Prandaj kta dy Putanat nuk e kan vet ne dore ate pune sepse telekomendohen .
    Jane shqiptaret qe duhet ti detyrojne kto Putana Esadioste te zhduken me cdo Mjet madje

  4. META IK!! says:

    META IK !!!

    1. xhemal says:

      pd lindi sakate e.do vdese sakate…nuk perfaqeson asnje vlere thjesht.e votojne si parti me demek antikomuniste dhe se nje pakice ju intereson anarkija..shikoni historine e ketyre 30 vjeteve 94,96,97,98,,2008,2011,2017,2019 e prape eshte fryma e salizmit..nuk duan te futen ne sistem.. keshtu kane vepruar partite fashiste e naziste ..per ta sistemi finksionon vetem kur jane ata ne pushtet…kohet kane ndryshuar ata jetojne te kaluaren prandaj nqs nuk do ndryshojne teresisht me vota nuk do vine kurre ne pushtet…

  5. xhemal says:

    meta eshte nje atavizem e politikes shqipetare..ja qe ndodh qe edhe nje gomar nga trute te behet president.
    kjo eshte edhe nje gabim trashanik i rames e i kuisave te ndarjes pushtetit.jo cdo gje qe rama thote e ben shkelqen. pikepamjat e tij per shtetin i ngjajne me shume ideve centriste te djathta..po keshtu arsimi ,shendetesia jane larg te qenit te majta..vetem ne taksen prograsive eshte i majte
    .ps eshte kethyer ne nje parti progresiste me shume e qendres se djathte

  6. Voto njeri e voto tjetri says:

    Per sa kohe do kete rrota k. qe i ndjekin, keta do vazhdojne te rrine aty ku jane, e duke ber tentativa per marrjen e pushtetit. Si puna e gervish e fito, njesoj!
    Nuk duhet kerkuar pjekuria dhe dinjiteti te likja sala apo bala, por duhet qe qeveria te gjeje menyren qe jo te gjithe te votojn, smund te votojne te mjeret e budallenjte, pasi ne shqiperi ka shumë te tille. Per fatin tone te keq duhet te kemi ligje apostafat per shqiperine.
    Shqiperia s eshte njesoj me evropen, ndaj ne Shqipëri smund te kene te drejten e votes te gjithe!! Duhet shume pune per ta shpetuar shqiperine, se ndryshe do e marr lumi. Ja i fitoi zgjedhjet ps sot, po pas 4 8 vjetesh?? Sikur njehere te fitojn antishqiptaret iku shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje