Luan Rama thumbon Ilir Metën me një poezi: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë tradhtarë i shpalli

30 Prill 2021, 19:09Politika TEMA

Luan Rama duket se i është përgjigjur Ilir Metë me një poezi, pasi ky i fundit e shpalli tradhtar gjatë fushatës zgjedhore dhe doli e bënte thirrje që të votohej numri dy i listës, një vajzë e re që i hyri në zemër Metës.

Reagimi i Ramës

Poezia është shpikja e parë pas shpikjes së gjuhës që e dalloi njeriun nga kafsha, ka shkuar një studiues serioz i saj.

Pasioni im për poezinë është ndërkaq po aq jetësor sa vetë gjuha, ndaj më pëlqen që hëraherës t’ju ftoj edhe ju të shijoni ( sepse poezia shijohet, nuk lexohet ) poezitë që unë i zgjedh ndër poetët tanë më të shquar.

Sot po ju ofroj një poezi prej mikut tim, poetit Hamit Aliaj, arti i të cilit e bën atë ndër bartësit e përgjegjësisë bashkë me Ilirian Zhupën, Rudolf Markun, Preç Zogajn e ndonjë tjetër, për të na dëshmuar se poezia e shkruar në shqip, ka poetë që ia mbrojnë nderin dhe që e nderojnë me shumë dinjitet edhe sot, jo vetëm si pasardhës të Dritëroit, Kadaresë, Arapit, Dhori Qiriazit, Xhavahir Spahiut etj, por më shumë si vazhdues e pasurues të një mozaiku vlerash të qenësishme për kulturën tonë kombëtare.

FAJE  DRUNI

Nga Hamit Aliaj

Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.

Kur ajo mbaroi dhe flitej për të munguarit,

I shpalli tradhtare të gjitha pemët:

Pse ju çelët lule

Edhe në kohë të robërisë ?!

Me sakicë në krah , një nga një i pret.

Me drunin e tyne gdhend

Të dekun prej druni,

Që del e i shet

Në emën të historisë…

16 komente në “Luan Rama thumbon Ilir Metën me një poezi: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë tradhtarë i shpalli”

  1. Tirona says:

    Po po Luano,shko futi nje dore fara.

    1. k says:

      Dy degjenerata.
      Dy kurva.
      Dy hajdutë.
      Dy të korruptuar.

  2. pa emer says:

    DYHET TA KESH NJOHUR HERET Z.LUAN ILIRIN.PERSE E VONOVE KAQ SHUME POEZINE,PRA E KAM FJALEN LENDIMIN E MBARTUR KAQ KOHE TE KYCUR DHE EMBELSINE E VARGUT QE SHPREH SHUME….APO ME MIRE VONE SE HIC.AI ESHTE KAFSHE E THEKUR NE POLITIKE DHE NE TE BERIT PARA PA DJERSE SHPEJT DHE FORT ,POR SI KY KA SHUME PASI NE KETE CORBE TE PISET JANE FUTUR DHE USHQYER TE GJITHE KETO POLITIKANE QE KOHA SOT U KA KRIJUAR LITARIN NYJE QE VESHTURE TE ZGJIDHET DUKE KRIJUAR DHE MBJELLE PASHPRESEN NE DHEUN TONE PA PERJASHTIM NE TE GJITHA MOSHAT.DHE SOT SHIHE SI ESHTE KATANDISUR VENDI!ME KUJTOHET NJE SHPREHJE E LEXUAR KUR THOTE SE NUK KA NJEREZ TE KEQINJ,POR LEVRUES TE KEQINJ.E KETO LEVRUES TE KEQINJ JANE KETO BICIM I KEQ POLITIKANESH VANITOZE DHE TE PASKRUPULT.ME TE VERTETE KOHE SHUME GJATE DHE HUMBUR.NUK JANE PAK 30 VITE.DHE SOT NESE DO TE KRIJOHET SHTETI I THEM EDI RAMES ME SHEMBULL PERSONAL I PAMESHIRE DEMEVE QE I JANE KRIJUAR KETI KOMBI.MBETEM ME SHPRESE SE EDHE LIGJI PASKA FRYME ,MBASE KA FILLUAR TE HAPI SYTE DHE RE DALI NGA GJENDJA KOME.

  3. Alba.ny says:

    Do t’i shtoja një strofë kesaj poezie tymrekullueshme:

    E më pas
    Cfurkun rrëmben
    E me degët e preme
    Një mullar ngre
    Si Monument
    Për Lavdinë e vet.

  4. Frangu says:

    ???
    Lejomëni t’i shtoj një varg strofës suaj:
    “…Për Lavdinë e vet,
    të mungueme…”

  5. Semi says:

    SE MOS OFICERI LUAN RAMA ESHTE NDONJE BURRE I MIRE. I SHKOI PAS ILIR METES PASI IKU NGA PS E NANOS DHE PASI GEZOI MINISTERLLIKUN. IU QEP LIKES SE FLORINJVE DHE TANI QE FLORIRI MBAROI PO I VERSULET PER TIU NGJITUR PS E EDI RAMES.
    KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM NXIRRTE KOBUREN PER TE MBROJT FATOS NANON, TANI E PERDOR PER TE KERCENU METEN. BURRE LEGEN

  6. goni says:

    laskar ai laskar dhe ti o luan ,tipike e politikes shqiotare sot je me mua je i mire neser te kam kunder e je i keq …vari lesht figura te lodhura si gjithe politika jone me ne krye te gjatin….

  7. Jimi says:

    Luan ! Tani eshte teper vone! E di si thone kesaj? Dyfek pas dasme!

  8. Hipokrizi e gjalle ..nga njerez te gjalle.. says:

    Po ky ka qene njeri i paster ..z.Luan hengri disa vite tek LSI ! cpati tani !
    Apo Si gjithmone Corba e prishur ..

  9. i ndrojturi says:

    sa keq që nuk janë dy Rama në PS.

  10. xhoxhi says:

    Po të kishe bythë ja kishe dhjerë Ilirkës dhe mos na thuaj neve.Pse nuk u largove nga azgjedhjet kur presidenti të nxori jashtë loje?A more Luan hu më hu kështu është puna ta ngulin gjithëmonë…

  11. Nick says:

    Luan Rama ka qene i pari minister ne Shqiperi qe dha doreheqjen se rrahu Babaramon?? …se ku e se qysh gelltiti lugen e çorbes se prishur pastaj nuk e di!

  12. Lisi says:

    Qe ta kuptoni kete birbon duhet te dini se ky eshte nip ne SOHODOLL TE DIBRES dmth pjelle e ligesise

  13. petraqi says:

    Si skuth i keq qe je, mire ta beri Iliri dhe Mona baxhella,

  14. Ajet says:

    Luan ! Pak e ngapak po i kupton (jo se nuk i ke kuptuar) se kush socialistet e vertete dhe sa nuk eshte vone ktheu ne origjine edhe pse atje ke pasur favore me shume

  15. Votuesi i 25 Prillit says:

    Nga sjellja të dy këta janë kushërinj, në mos vëllezër…
    “Bir, Selman i nënës, kë të qaj më parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje