Këshilli i Atlantikut uron kryeministrin Rama për fitoren

30 Prill 2021, 20:09Politika TEMA

Këshilli i Atlantikut ka dërguar një mesazh në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku e uron për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mes të tjerash, në mesazh thuhet se Këshilli i Atlantikut mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re dhe opozitën në të mirë të integrimit europian të Shqipërisë

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i AC Europe dhe Balkans Forward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në njoftim.

1 komente në “Këshilli i Atlantikut uron kryeministrin Rama për fitoren”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Ku pjerdh Saliu me Metën se SHBA,BE dhe KËSHILLI ATLLANTIKUT mbështesin zgjedhjet!
    Sa të kenë Martin Henzen zv.sekretarin e një grup seksioni të CDU-së në një fshat të Bavarisë që thotë se zgjedhjet u manipuluan,SHBA,BE dhe K.ATLL.të mbajë vendin e mos na bëjë shumë llafe.
    Pëpara Sali dhe Ilir Haxhi Qamili!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje