Një prej themeluesve të PD-së, Zenel Hoxha ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, duke thënë se të gjithë që e ndjejnë veten demokratë të reagojnë tani.
Ai thotë Basha nuk ka ndërgjegje refletimi dhe po mundohet që t’i shndërrojë gabimet e mëdha të vetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike.
Sipas Hoxhës, i cili mori pjesë sot edhe në një “protestë” para selisë blu, opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largimin e individëve që nuk japin frymë të re dhe shpresë, përkundrazi.
Postimi i plotë i Zenel Hoxhës:
Të gjithë demokratët e vërtetë duhet të reagojnë tani.
Shqipëria e sotme e ka ves deformimin e demokracisë. Por ky është ves që mbetet në fuqi jo prej anëtarësisë së partive, por prej udhëheqësve që humbasin ndërgjegjen e reflektimit.
Kryetari aktual i Partisë Demokratike i ka tejkaluar provat e shembjes së plotë të ndërgjegjes së vet, e cila s’paska asgjë prej demokrati.
Zoti Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike. Por, demokratët janë mësuar të rrëzojnë regjime dhe i refuzojnë uzurpimet. Koha ka mbaruar dhe orën e gjatë nuk e ka më në dorë kryetari punë-pa-kryer zoti Basha.
Partia Demokratike ka nevojë për lidership të ri. Është nevojë imediate. Nuk mund të jetë kurrësesi opozita e vendit në pritmëri që i japin funksionin e një paterice përballë kundërshtarit të shquar për vjedhje dhe shëmtime të shtetit dhe demokracisë.
Socialistët dhe kreun e tyre i ka demaskuar ndërgjegjia anti-institucion në këto dy mandate, por nuk i ka shembur dhe nuk i përzuri dot nga pushteti ndërgjegja e pafuqishme e Lulzim Bashës, kryetarit pa suksese.
Opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largim të një njeriu dhe ardhjen e një fryme të mirëfilltë shpresëdhënëse për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet bërë tani dhe jo kur të caktojë datën humbësi qe ka humbur masën dhe sensin e gjithçkaje.
Zenel Hoxha
Themelues i PD
Anëtar i Komisionit Nismëtar të PD
Kryetar i parë i Degës PD Tiranë
12.12.1990
Ore merhumer, ju ose nuk e kuptoni se jeni debila, ose beni sikur nuk e kuptoni!? Ju e dini shum mire se njeriu qe u emerua “Lideri” juaj nuk kishte syfet per kete pune dhe koha prej 8 vjetesh qe ai ju drejton e tregon me se miri. Tani cfare i kerkoni ketij robi juve dhe a mendoni se po te iki ky juve do te shpetoni nje here e pergjithmon? Ja edhe e hoqet, pa tjeter ne vend te tij pronari i partise tuaj do te emeroj nje sozi tjeter te Lulit, atehere cfare fituat? Mblidhni mendjen o derezeze! J u e dini shum mire se fatkeqesia e partis tuaj nuk eshte Lulzim Basha, po dora vete, pronari i saj Sali Berisha. Pa i hequr atij titullin e pronesise, ju kurre nuk keni per te bere prokopi.
Per humbjet e nje pas njeshme te PD fajın e paska uraganı Edı Rama qe sıpas tyre ju paska vjedhur dhe tjetersuar votat e plote pretendıme te tjera Te gjıtha keto pretendıme bıen ne kundershtım njera me tjetrenNjerı thote hypı kalıt se te vrava Tjetrı thotezbrıtı kalıt se te vrava T e gjıthe jane njerez pa bythe dhe pa taban Ne komısjonet e QV kıshte perfaqesues te PD Dıshın shkrım e kendım apo ne fund vendosen gıshtın ne vend te fırmes Ne raste se keto kane rene ne ujdı me komısjoneret socıalıst Dıfektın kerkojenı tek vetja Se pse jenı njerez kaq te korruptueshem dhe kaq pa dınjıtet Gjıthemone per ju te PD fajın e ka edhe zotı ne qıell ndersa ju jenı te pafajeshemShkurt jemı duduk NgallıcaPa boshte dhe antı Shqıpetar Prandaj ka 30vıte qe Shqıptaret ju nuk ju votojne
PD eshte e themeluar nga njerez te burgosur per krıme te ndryeshne Te pavleret e shoqerıse qe mblodhı Sala ne dıtet e para