Humbja e Bashës, Mira Kazhani: Nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha

1 Maj 2021, 09:35Politika TEMA

Humbja e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit sipas gazetares Mira Kazhani tregoi se nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kazhani shtoi se Basha humbi se nuk e bën dot atë punë.

“Humbi se nuk e bën dot atë punë. Thjesht nuk bën, nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha.

Nuk rrëzohet nga qytetarët një pushtet nëse nuk ka një version të mirë pushteti matanë.

Është për mua shembulli klasik që asgjë e dhuruar nuk funksionon. Kudo duhet të ketë garë, duhet të lodhesh për gjërat.

Më vjen keq për humbësit. Zyra e këshilltarëve të tij tentoi të bëjë diçka, por ishte vonë”, tha Kazhani.

2 komente në “Humbja e Bashës, Mira Kazhani: Nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha”

  1. k says:

    Këto “perla”filozofike,mund të zbehin traktatin etik të Spinozës,
    apo aforizmat e Niçes dhe më shtërnguan të pohoj se gazetaria shqiptare
    ka arritur standarte të larta për veshët perëndimorë.
    Vendi më i prapambetur me numrin më të lartë të pseudo-gazetarëve dhe pseudo-intelektualeve.

  2. Ledion says:

    Dmth nuk behet muti hallvë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje