A do t’i njohë PD zgjedhjet? Ivi Kaso: Të shohim e të bëjmë

1 Maj 2021, 09:09Politika TEMA

Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, ishte i ftuar në A2 nga ku foli për akuzat e ngritura deri tani nga opozita mbi parregullsitë gjatë zgjedhjeve.

“Denoncimet kanë qenë të vazhdueshme prej disa muajsh. Aktualisht ne kemi ndarë me publikun vetëm shkeljet e periudhës para zgjedhore, të cilat kanë qenë të shumta dhe nga ana jonë janë bërë publike.

Ne kemi bërë edhe mbi 180 kallëzime penale në prokuroritë e rretheve dhe mbi 40 kallëzime penale në SPAK. Jemi në proces të mbledhjes dhe dokumentit të parregullsive që kanë ndodhur”, tha ai.

Sa i përket çështjes nëse PD do të njohë zgjedhjet, Kaso u shpreh:

“Procesi është ende në vijim. Pjesën e vetë të dukshme ka ditën e zgjedhjeve, por fillon shumë muaj më përpara dhe përfundon shumë kohë më pas.

Do të na duhet të presim të gjitha hallkat për të filtruar të gjitha pretendimet dhe për të marrë të gjitha masat se çfarë do të bëhet në vijim.

Ka raportime dhe akuza edhe të subjekteve të tjera për një shkelje të një natyre të tillë që cenojnë ndarjen e mandateve.

Në zona ku mandati është marrë në një mënyrë ose në një tjetër me një grusht votash, ka raportime që ato vota nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të asaj zone.

Kështu që janë të gjithë këto objekt i verifikimit të tanishëm, por nuk do të çuditesha që me fazën ankimore, pasi të verifikohen problematikat, rezultati do të ishte i ndryshëm”, u shpreh Ivi Kaso.

4 komente në “A do t’i njohë PD zgjedhjet? Ivi Kaso: Të shohim e të bëjmë”

  1. trendafili Permetit says:

    Me duket se keni harxhuar letren e shkruar kot per te bere buje me fjale dhe pa asnje fakt konkret. Ne ju njohim qe kur keni lindur lakuriq dhe ju si te tjeret; tani perdorni perçen e idiotesise dhe injorances se e keni grykesine me te madhe se jeni vete. Baba, u a mesoi qe ne çdo kohe duhet te qendroni ne te njejtin pozicion, por kurrizin populli ta shtremberon, bile aq sa nuk ndreqet me dhe ngelet kurrizi i shtremeber deri ne varr. Kjo do jete sa te egzistoni fotografia juaj e ndergjegjes qe tek ju si sekondarja e materies qe ka mbaruar. Absurdja ne partine demokratike eshte kthyer ne platforme; nje nene ne Selenice te Vlores i humbet djali ne takimin me Lulezim Bashen ne 21 prill: shkon tek polici dhe i thote qe me ka humbur djali e ai duke ditur se kush eshte kjo dhe duke mos e besuar se deri aty ka arritur kjo parti me rrenjet thelle tek ish komunistet, i pergjigjet: shko se ka vajtur te gatuaj per Lulezimin, ndersa ajo ankohet se ja kane vrare socialistet ! Ku e di ajo se kush ja ka vrare?! Si mund te akuzosh nje miljone a nuk e di sa jane socialiste?! Pra kjo eshte fryma e kesaj partie qe u bie era goja dhe nuk u afrohesh me dot; ky eshte absurditeti qe dhimbjen e femijes nje nene ja faturon socialisteve. Keta jeni ju “demokrate” . Prandaj dhe populli u ka denuar dhe u ka caktuar vendin aty ku jeni deri sa te merrni kolinosin te pastroni gojen e qelbur.

  2. ilir says:

    Ku e di Ivi Kaso e Lulzim Basha se si e mendon Saliu e çfat urdheri do u japi!

  3. Si ka mundesi qe zgjedhjet u grabiten ? deri ne daten 24 prill PD dhe LSI ishin fitimtare se e kishin ndjere popullin qe i donte marrezisht si bashen dhe muniken akoma me shume per Presidentin e armatosur deri ne dhembe me cfurqe, shata dhe hanxhare.

  4. Akoma nuk e njıfnı Lulın Aı eshte me negatıvı ı te gjıthhe lıdereve Aı po nuk fıtoj vete ı quan te gjıtha zgjelljet te manıpuluara dhe te vjedhura E kunderta ne raste se eshte fıtues Pranon te gjıtha format e zgjelljeve perfeshıre edhe manıpulımetdhe vjedhjet e tıj Ky rcen me shprehjen po lındı dja
    le tena rroje dhe po lındı vajze te te rroje Tıpık sharlatan njerı ı pa vendosur pa bythe pa bazament

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje