ANALIZA e shifrave: PS dominim total, PD humbi në të gjithë Tiranën

1 Maj 2021, 09:20Politika TEMA

Nga Esiona Konomi

Partia Socialiste ka dominuar të gjithe elektoratin e kryeqytetit, duke lënë pas thuajse në cdo njësi Partinë Demokratike.

Në të gjithë bashkinë e drejtuar nga Veliaj, PS dominon me 50% të votave, krahasuar me PD që ka marr vetëm 37 % të votave.

Ka vetëm një zonë të Tiranës, në të cilën, partia demokratike ka marrë në dorë timonin.

Ajo është njësia 8, ku në zemër të Tiranës, demokratët kanë kaluar në avantazh me 2% më shumë se sa partia në pushtet.

Kjo zonë ka qenë bastion i së djathtës, por socialistët e kishin aneksuar së fundmi, gjë që u rikthye në identitet të dielën e kaluar.

Në këtë njësi, socialistët nuk arritën t’i siguronin dot një vend në parlament kryetarit të partisë, Ervin Bushati, i cili e humbi betejën që në zonën e vetë elektorale.

Vota pro socialistëve nuk është një dukuri vetëm e zonës urbane, por edhe e hapësirës rurale të Tiranës.

Gjithsesi, përtej bashkisë Tiranë, në këtë qark, PD ka ruajtur territoret e saj të sigurta në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit. Drejtimi i bashkisë në fjalë nga Rakip Suli nuk ka ndryshuar mendjen e banorëve që historikisht japin votë blu.

Socialistët kryesuan edhe në Kavajë, pavarësisht se me vetëm 150 vota më shumë se demokratët.

Vora dhe Rrogozhina sërish dhanë votë mbështetëse për qeverinë.(ABC News)

 

                                      PS               PD

Bashkia Tiranë                50               37

Baldushk                        47               41

Kashar                           52               35

Ndroq                             54               35

Petrelë                            59               36

Pezë                               60               31

Vaqarr                           52               39

Bërzhitë                         63               28

Dajt                                51               33

Farkë                             52               37

Krrabë                            72               22

Shëngjergj                      48               41

Zall Bastar                     51               36

Zall Herr                        62               30

Njësia 1                          52               35

Njësia 2                          48               40

Njësia 3                          49               37

Njësia 4                          49               37

Njësia 5                          52               34

Njësia 6                          54               34

Njësia 7                          49               39

Njësia 8                          43               45

Njësia 9                          47                42

Njësia 10                        50               38

Njësia 11                        45               43

1 komente në “ANALIZA e shifrave: PS dominim total, PD humbi në të gjithë Tiranën”

  1. Ermira says:

    Kesaj i shkon thenia; hedh nje gur ne lume nje budalla, dhe dhjete te zgjuar zihen. PO ky mut shteti eshte, se degjon dhe ka frike se nuk i njeh zgjedhjet salijani me bushatin e lubonjen. Ahhh berish berish, ishe usta per keto krimba qe hajne veten e tyre, i beje ti qe mos t’ju vinte mendja me per zgjedhje. Zgjedhjet kan mbaruar e zbardhur, keta bejne komisione e leksione ku me taksat tona rinumurojne e rinumurojne e rezultati po i njejte. Me meten akoma do mereni, ai u faktua si njeriu me te gjitha cilesite negative. As burrni, as trimni, as e as e as e as asgje, njerezit ne derexhen e ketij kane vrare ve’hten dhe te pakten kane thene qe i thirri mendjes. O shqiperi o popull me meten e ato qe meta i ka sherbetore te pallatit do meremi, ska pune shqiperia per ti harruar si nje e keqe e dikurshme. Popull koha ecen, vetem njerezit e keqinj mbeten ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje