Juristi: Ja si shkarkohet Ilir Meta, këtë herë është shumë i ekspozuar

1 Maj 2021, 09:32Politika TEMA

Socialistët nuk kanë humbur kohë dhe kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e kreu të shtetit.

36 deputetë kanë firmosur paraditen e kësaj të premteje për të iniciuar procedurën e shkarkimit të Ilir Metës bazuar në nenin 90 pika 2 të Kushtetutës, ku përcaktohen rastet kur dhe si mund të shkarkohet presidenti.

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj në Vizion Plus, juristi Jordan Daci shpjegoi se si mund të arrihet deri në shkarkimin e presidentit Meta. Për juristin, Meta kësaj radhe është më i ekspozuar se herën e parë për tu shkarkuar.

“Rregullorja kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe ligji i Posaçëm për Komisionet Hetimore parashikon që katër muaj para përfundimit të mandatit të Parlamentit aktual, pra Parlamenti nuk mund të ngre komision.

Teorikisht dhe formalisht kanë të drejtën të ngrenë Komision Hetimor dhe besoj ndryshe nga komisioni i mëpërparshëm janë gjithë treguesit që do e çojë në fund kësaj here shkarkimin.

Pastaj do jetë Gjykata Kushtetuese që do vendosë, nëse ka bërë shkelje apo jo, por unë personalisht mendoj që kësaj radhe presidenti është shumë herë më teper i ekspozuar ndaj mundësisë së shkarkimit sesa herën e mëpërparshme.

Sepse herën e parë, diskutimi ishte shumë parimor, ishte për mendimin tim një abuzim, ndërsa kësaj radhe gjykoj që disa qëndrime publike dhe disa veprime apo deklarata, mendoj se nuk i përshtaten institucionit të presidentit”, tha ai.

11 komente në “Juristi: Ja si shkarkohet Ilir Meta, këtë herë është shumë i ekspozuar”

  1. elmaz bufi says:

    Rendesia e veprimeve te Metes gjykohet dhe nga pasojat…dmth, nuk gjykohesh per fjalet por per pasojat e fjaleve… fjalet e tij nuk prune asnje pasoje, perkundrazi, prandaj kot e tensiononi klimen politike qe mund te kete pasoja ne ekonomi e investimet e huaja.

    1. Kalec Dega says:

      Ti rruni bithen, Presidentit te Rames!

      Akoma ska mbaru fushata e Partise ne TemA?!

  2. Timi says:

    Po 94 votat ku i merr Rama?

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Po jane shoket e Kujtim Gjuzit ala ne fuqi mo deri ne Shtator. Nje kocke duan ata dhe kosoren ne bithe Metes.

  3. trendafili Permetit says:

    Nje pergjigje per dy komente me larte, i qete; Meta ka bere ate qe nuk imagjinohet me veprimet e tij Ka te dhena te plota jo per shkarkim per shkelje kushtetute, por per arrestim dhe pasojat jane ato qe kemi hequr dhe heqim ne vazhdim pa i permendur se nuk eshte vendi; ka dhe shkelur me te dy kembet kushtetuten dhe presidencen si institucion mbi palet, moralin ne bote s’e diskutojme se bordello e ka bere por kjo eshte çeshtje ekonomise tregut: bordello ka kudo sot ne boten e perparuar. Ne qoftese e masni me votat, beni gabim se ato percaktohen atje ne parlament. Kur nuk plotesohen, ligjerisht nuk shkarkohet; ajo ku i merr Rama , pergjigja eshte se nuk i merr Rama por i gjene atje ku i ka dorezuar populli. Behuni serioze. Ilir Meta eshte bere lolo rrugesh duke u futur zgeqeve naten e diten dhe pastaj shkon ne presidence e u thote gazetareve mfal, mfal, mfal, mfal … beni keto qe u theme une e mos pyesni!!!

    1. Timi says:

      Flm trëndafil por prapë nuk mora përgjigje. Ramës i duhen 94 vota për shkarkim. Ku i merr se vetëm 75 +3 i ka?? Se mos ja jep Mona me Lulin!??

      1. Tirona says:

        O Tim! Do e shkarkoj ky parlament qe eshte sot, jo ai qe vjen ne shtator

  4. Tımı mos ja qaje hallın e kalorsıt se ı varen kembet Hekurı rrahet gjıthemone ı ngrohte
    Sa ma pare te largohet nga presıdenca aq me mıre eshte per te gjıthe popullın Shqıptare

  5. o i pafytyre, nuk te ka lene krrfarefytyre ajo grua qe po te ben gazin e botes. gazeta tema, e gjithe gazetat, ne krye te faqeve te tyre duhet te mbajne REZULTATET E ILIR METES LSI-SE NE SKRAPAR E CEPAN, PER TE PARE E KUPTUAR CDO SHQIPTAR. KUSH ESHTE ILIR META, KUASH ESHTE MONIKA KTYEMADHI E NIKOLLE LEHSI DHE KUS ESHTE LSI-JA E FAMILJES MET-LEHSII-MONIKA. GAZETA TEMA TE NA I BOTOJE EDHE NJHERE REZULTATE E LSI-SE NE SKRAPAR E CEPAN. NJE PYETJE PER ILIR MONIKA VASLILIN A SHITEN E BLIHEN SKRAPARI E CEPANI. ILIR, KUR DO TI VIZITOSH SKRAPARIN E CEPANIN. A DO SHKOSH ME MONIKEN APO ME DYSHIN E VLOES. NJERI I PATURP E I PACIPE FARE. I KE TURPERUAR BABAIN E NENEN E FAMILJEN. 1000HERE TURP CA BERE, PO BEN E KE NDERMENDJE TE BESH. JE NE FUND E POZICION SHUME TE TURPSHEM E POSHTERUES KU TE NDIMUAN MONIKA, CIM PEKA NIKOLLE LEHSI E SALI BERISHA

  6. Rrumpalla says:

    O Tim, merre përgjigjen. Parlamenti i kaluar, është akoma në detyrë deri në datë 8 Maj, për seanca të zakonshme dhe deri kur të filloi i riu, për seanca të jashtëzakonshme.

  7. Vranakonti says:

    Eshte e vertete qe parlamenti vazhdon punen deri ne 20 Shtator normalisht,por nuk krijon dot komision hetimor te hetoi.E dyta- Meta eshte i djallezuar dhe mere udhezime nga djalli madh Sali Berisha.Meta me djallezite e tija,beri gjykaten kushtetuese me njerzit e seres se tij i ndihmuar edhe nga KLP,ku ka Vitore Tushen qe i ka mbaruar koha,ka Xhaferllarin e te tjere gjykates ne ate gjykat qe,ç’do vendim te marin parlamenti,i drejt qoft ai,ata do t’a hedhin poshte si te padrejte,se paguhen me shume te medha parash nga Meta.Keshtu qe, Meta nuk shkarkohet. Ai pse i ka krahet te ngrohta nga GJK,prandaj tallet hapur se ai do jete deri ne 24 Korrik te 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje