Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në portin e Durrësit

1 Maj 2021, 18:04Politika TEMA
Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në portin

“Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit.

Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha me 27 prill ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti.

Deklarata e Shojgu-t u bë në një mbledhje në kryeqytetin taxhik Dushanbe të Këshillit të ministrave të mbrojtjes të shteteve-anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, aleancë ushtarake ndërqeveritare në Euroazi që përbëhet nga shtete të zgjedhura pas-sovjetike.

“Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe”, tha kreu rus i Mbrojtjes, i cili nënvizoi se “stërvitja e NATO-s “Defender Europe 2021” është nga më të mëdhatë në 30 vitet e fundit”.

Kremlinit dhe medieve ruse u ka tërhequr vëmendjen fakti se disa gjeneralë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021”.

6 komente në “Ministri rus i Mbrojtjes, i shqetësuar nga zbarkimi amerikan në portin e Durrësit”

  1. Kalec Dega says:

    ..u merakos, Rusi?…lol

    =
    me ne fund nje shkrim gazmor….. nga TemA…

    =
    E shihni sa interesohen te huajt per ju….

    =
    Shqiperine gjithmone e kane shpetuar te huajt, te ishte per shqipk art, vari ka t Shqierise se sunitave, maloqe e lebe, lol…

    =
    Ne fakt jane te huajt qe interesohen me shume per shqiperine rrumpalle.

  2. Yuiop says:

    Nuk ka me vlore, gjeneral. As dete, ka vetem shkretetire.

  3. REXHA says:

    Komentues të dashur,ju lutem në komente të jeni serioz! Ju po tregoni kulturë të ulët njerëzor.
    Po të mos ishte Amerika ku do ishim sot si komb?.Prandaj angazhimi i tyre është krah për Shqipërinë e po ashtu edhe për ne në Kosovë.Logaritni sa kushtojn këto ushtrime që do të mbahen,ne duhet të ju jemi mirënjohës për kujdesin se për ndryshe Serbia kaher na kish largu përtej detit.Nëse nuk është ashtu ju lutem komentoni!.

  4. Viola says:

    Rusia ca problemi ka. Ne nuk jemi ish repuplike e saj.Cfare ben kur dolem nga Traktati Varshaves ? Asgje .Te vazdojne te lepijne buzet se Shqiperia nuk eshte ushqim per ta. Mbani fort serbet qe ju duan shume.Mbani dhe Liken qe mburet me raketat tuaja .Ai eshte komandant i pergjithshem po nuk ka ushtri qe ti bindet.Mbani celsat e kashtes bashkee Liken

  5. maxi says:

    A ka dale me i prit Presidenti Trupat mike Amerikane

  6. nacionalisti says:

    Vezhgo pidhin e satom
    fare e ndyre
    rrace e keqe
    “vezhguat” kur ngritet ne kembe me demek “shoqerine civile” ne shqiperi per protestat kunder armeve kimike ?
    ok, ju lumte, kuptuam qe kishte shume spiuna rus akoma ne shqiperi
    tani daj USA e ka ngref keq, vezhgoni dhe bejini nje gojore te forte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje