Nga Preç Zogaj
E para: nuk do të këtë koalicion të madh siç u përfol andej-këndej para zgjedhjeve, përfolje e ushqyer nga ftesa e papritur për bashkëpunim e Edi Ramës drejtuar Lulzim Bashës në kulmin e fushatës, me kusht që të ndahej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jo pa të drejtë kjo ftesë u vlerësua nga disa analistë si hapje për bashkëqeverisje.
Sado që elasticiteti i termit “bashkëpunim” e lejon driblimin e kuptimit që ka në mendje ai që e përdor.
Por përtej diversionit elektoral në momentin e dhënë, “kushti” që vuri zoti Rama e tregonte pak a shumë saktë çfarë kishte në mendje. Një kusht i tillë është pa kuptim, madje idiotesk nëse fjala do të ishte thjesht për një bashkëpunim parlamentar mes qeverisë dhe opozitës.
Ndërkaq, në festën e fitores së PS-së ditën e martë të kësaj jave dhe të enjten në emisionin “Opinion”, Rama avancoi me ftesën e tij duke e cilësuar pa limit, pa vija të kuqe. Koalicioni i madh do të ishte i natyrshëm në Shqipërinë e dërmuar nga konfliktet e tejzgjatura politike nëse atë do ta diktonte rezultati i zgjedhjeve.
Një periudhë qetësie dhe angazhimi dypalësh në një qeveri më bazë të gjerë do t’i mbulonte minuset e tkurrjes së përkohshme të opozitarizmit klasik me pluset e trofeut të premtuar të hapjes se negociatave dhe përparimit të përshpejtuar të vendit drejt integrimit me titull të plotë në BE.
Ka të dhëna thuajse të sigurta se partnerët tanë, ata europianë sidomos, e uronin një qeveri gjithëpërfshirëse të integrimit. Kjo, edhe në kuadrin e çaktivizimit progresiv të politikave antishqiptare, që tashmë konsiderohen edhe si politika anti-NATO dhe anti-BE, të cilat e kanë bukën e tyre karfosjen politike të shqiptarëve tej kufijve të pluralizmit të shëndetshëm.
Fitorja me 74 deputetë e PS-së plus rezervën e tri mandateve të PSD-së, që nuk janë pjesë e spektrit opozitar, e fshiu si mundësi për koalicionin e madh. Rama mori një maxhorancë të qartë që e ngarkon me barrën e përgjegjësisë për të qeverisur vetëm.
Barrë, e cila sa vjen e rëndohet për të jo vetëm nga lodhja dhe velja prej pushtetit shumëvjeçar, por para së gjithash tek e sheh veten mes minës me sahat të borxhit shumë të lartë publik dhe një PD-je, që, megjithëse ka humbur, është rritur në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe nuk do t’i japë për asnjë çast armëpushim, sado që do t’i duhet dhe duhet të bashkëpunojë me shumicën për paketën e saj të reformave bipartizane, ku spikat reforma kushtetuese e njoftuar nga Basha gjatë fushatës elektorale. Kjo është situata tani.
Ajo mund të ndryshojë përgjatë vitit në vartësi të zhvillimeve nga fronti i integrimit, nga fronti i ekonomisë, nga fronti i drejtësisë. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet mundësia të shkohet drejt asaj që PD e kërkon prej më shumë se katër vjetësh tashmë: një qeveri e negociuar me bazë të gjerë, me prioritete dhe me afate të përcaktuara qartë, me një Kryeministër të gjithëpranuar të modelit Dragi në Itali, fjala vjen.
E dyta, zgjedhjet dhanë sërish një përgjigje të qartë se Reforma në Drejtësi, e cila ngërthen në vetvete një sfidë komplekse për shtetformimin dhe sundimin e ligjit në vend, mbetet një zgjedhje e pandryshueshme e njerëzve të informuar apo të interesuar për dobinë e saj.
Më saktë për misionin e saj: çuarjen e ligjit në sferat e larta. Pikëpamjet për rishikimin e kësaj reforme, pa e konkretizuar ku dhe si, por thjesht duke e veshur apo plotësuar termin rishikim me frazën “të standardit europian”, a thua se nuk janë SHBA dhe Europa që kanë bashkautorësinë e tyre në hartimin dhe zbatimin e saj, perceptohen nga një pjesë e madhe e opinionit publik si lojë fjalësh që fsheh mendimin për ta tjetërsuar e zhbërë atë.
Sado që jo të gjithë zërat opozitarë që kanë objeksione, nganjëherë të bazuara për produktin e deritanishëm kësaj reforme, kanë në mendje zhbërjen e saj.
Por shpresat dhe pritshmëritë e mëdha të publikut të gjerë nga kjo reformë janë të tilla që nuk duan ta venë në dyshim dhe nuk duan të dëgjojnë për dështim e rishikim të saj pa i dhënë gjithë kohën e nevojshme për ta treguar veten. Koha në kuptimin e lidhjes së gjithë pjesëve të makinerisë fillon tani me vënien në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Për t’u kthyer te pesha elektorale e reformës, duhet thënë se shpresa për të goditur krimin dhe korrupsionin në sferat e larta është e vetmja dhe e fundit, sipas meje, për t’i shkurtuar kohën Shqipërisë së vjetër të pandëshkueshmërisë.
Kjo reformë ka edhe veçantinë tjetër, që nuk mundet kurrsesi të mos vendoset në peshoren elektorale të subjekteve politike: raportet me të janë raporte me SHBA.
Ajo është prioritet i politikës amerikane në Shqipëri. Mendësia popullore në tërësi, së cilës i prin kthjelltësia e elitave që nuk mungojnë në vendin tonë, me të drejtë e kanë vendosur në rendin e shërbimeve të mëdha amerikane për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Nga kjo pikëpamje, duke qenë shqiptarët në shumicë dërmuese proamerikanë, jo vetëm kundërshtimet e hapura, por edhe ekuivokët në lidhje me këtë reformë perceptohen si kundërvënie ndaj partnerëve perëndimorë. Për rrjedhim kanë kosto elektorale. Shembujt e shumtë mbështesin këtë pohim.
Përgjigjet që dhanë zgjedhjet e 25 prillit janë me shumë se dy. Pikëpyetjet për standardin e tyre gjithashtu. Në vijimësi do të vijojmë trajtimin e tyre në bazë të fakteve.
Edhe ti Prec qe mundohesh njefaresoj te jesh objektiv,perseri gabon ne thelb. Ram o Prec ka plotesisht te drejte kur ve kushtin,Sali-Meta,keta dy e kane demtuar vendin, Saliu me vrasje dhe vjedhje, Meta me vjedhje.Ne 25 Prill Prec Shqiperia mbylli tranzicionin e gjate, dhe e dyta,ja shkuli dhe dhembin e fundit kriminelit Sali Berisha,tani ai nuk ka asnje mundesi ta demtoj vendin sic ka bere keto 30 vjet.
Por edhe shtojca e tyre Luli.Nuk duhet te pranohet te bashke qevertiset me mamluket e pd-se,me vrasesit,hajdutet,tradhetaret,shkaterruesit e Shqiperise.Duhet tu jepet ze atyre qe kan kurajo e kerkojne reforme demokratike te partise komuniste BerishoMallteze.Shqiperise i duhet nje opozite e vertet,me njeres te paster,qe te nzjerre nudo problemet e qeverrisjes.Kush do qe ti behet alternative Rames duhet ta dije mire,se,nje prostitute,nuk mund te akuzoje te tjeret si te perdale nga pozicioni i nje te virgjere,nuk shkon,sa do qe mund te kete iniciativa te mira.
Qendra e gravitetit e kesaj analize eshte reforma ne drejtesi, per te cilen Basha premtoi nje rishikim per ta kthyer me “perendimore”, gje qe nuk mund ti shpetonte Preç Zogajt, nje nga mbeshtetesit me te fuqishem te kesaj reforme. pa e kritikuar, dhe pse ne pergjithesi mbron te ashtuquajturen te djathte.
Respekt i larte per Preç Zogaj, qe duhet te ishte presidenti i shtetit shqiptar.
Rama kerkoj bashkepunim para zgjedhjeve me Bashen per me i hedh hi syve shqiptaqreve. Basha ka kohe qe bashkepunon me Ramen per te zezen e atyre qe e ndjekin.
Persa i perket komunistave te PD-s, gjithkush e sheh qe te dyja partite i kane me teprice e jo vetem PD-ja.. Keshtu qe nuk xen vend argumenti i jot.
Nuk me dukesh komentues ordiner, por banal po. Ke gjuhen e rande, dhe je ofendues si te gjithe militantat e PS-s.
Nje dite edhe ju do te keni fatin e militanteve te Gruevskit. Pa merak. Pa shku ne maje nuk rrexohesh.
Shiko Valbona, e para une jam socialist militant, i kam inat demokratet sepse sherret i bejne jo se duan punen per Shqiperine, dhe duan te rropatjen per te. Duan te behen drejtora per te vjedhur, kaq.
Tani Preci thote ka marre Rama shume vota se po te kishte barabar me Lulin ater keta do ulshin bashke qe te futemi ne BE. Por harron Preci qe kemi 30 vjet qe kur jemi aty-aty, dmth barabar me vota, ne nuk duam bashkpunim por qeveri TEKNIKE a kupton? Pra shkaterrim nga e para.
ZGJIDHJA:
1. PS te bashkohet me PD dhe formojne KOALICIONIN: Partia e Punes e Shqiperise e Re.
2. Bejme dy ENVERA, Enverin 1 dhe Enverin 2
3. 4 vjet veme ne krye Enverin 1 (ketu do ket pak sherr se kush do jete 1shi dhe kush 2shi, dmth kush e ka rradhen i pari per ne karrige; t’a zem e zgjidhem kte, vem Ramen te parin se fitoj)
4. 4 vjet tjera vem Enverin 2, Lulin.
5. 4 vjet bejme luft klasash heqim demokratet nga pune dhe vem socialistet kudo. Ktu ka nje problem se Enveri 1, Ramen se ky nuk i heq nga puna demokratet; ky ngerc duhet kapercyer me konsensus, dmth demokratat te kerkojne vet te hikin nga puna se nuk eshte rradha e tyre.
6. 4 vjet bejme luft klasash heqim socialistat dhe vem demokratet ne pun. Ksaj pune ja kan marr doren demokratat dhe mund t’u japin pak eksperienc pune socialistave sepse po s’u be kjo nuk ka zhvillim, luft klasave eshte motori i shoqerise.
7. Te ndalen sherret dhe te behet pakt me Plane 4-Vjecare, ne ndryshim nga PPSH e vjeter qe i kishte 5-vjecare. Ne fund te 4-vjecarit veme automatikisht ne krye Enverin e rradhes.
8. Populli do jet i lumtur, gjysma do brohorase Enverin e vet per 4 vjet, kurse gjysma tjeter, ndryshe nga koha e PPSH-se se vjeter, kjo gjysma tjeter nuk do fshihet nga frika por do mbaje barkun me dore sa ti vij rradha Enverit te saj,
Mos harro z. Preç se me këto zgjedhje, zgjedhësit folën qarte se e kërkojnë me forcë vijimin e Reformës në drejtësi
Ku shikohet ky qendrim? Po. Tek votimi masiv për ish kryetarin e hartimit të kësaj regorma
Tek juristi serioz dhe i vendosur për Reformën z. Fatmit Xhafaj i cili doli direkt deputet me votat preferenviale.
Kuvendi i ri besoj se do ti rezervoje kryesimin e komisionit të ligjeve. Respekte Arbëror Epiroti
01.05.2021.-
Ja se çfarë do te ndodhe ne shtator 2021 me qeverinë e re.
Per nje zhvillim te qenësishëm ekonomik dhe politik te Shqipërisë duke i hape rruge si Integrimit ashtu dhe investimeve te fuqishme strategjike ne turizëm, energji, bujqësi dhe infrastrukture, dy forcat kryesore politike shqiptare #PS&PD do te bashkeqeverisin per nje periudhe 2-3 vjeçare.
Pushteti do te ndahet #PS65% – #PD35%
PD do marri kryetarin e Parlamentit, Ministrine e jashtme dhe te integrimit e ndonjë ministri tjetër e nje pjese te zëvendëskryeministrave. Do te shtohet numri i ministrive.
Do te kete President konsensual.
Do te kete disa drejtori te rendesishme.
Brenda qershorit 2022 zgjedhje lokale.
Shqipëria do kete paqen e shumëpritur politiko-sociale dhe do te jete me e forte dhe per bashkëpunimin me Kosovën ne kete faze te rendesishme te saj.
Nje EPOKE e re fantastike pret vendin tone.
o Gjergj ,
paske fjetur pak si shume,
nuk te ben mire se sheh enderra….
dhe me te drejte pastaj quhen “enderra me sy hapur”
ik e hidhi nje grusht uje te ftohte surratit
ha ha ha … dicka te ngjashme desha te shkruaj edhe une .
O PREC PO SNA THE QE RAMA KA ME SHUME MANDATE SE 2017 DHE NJE QEVERI ME SHUME PARTI TI E DI MIRE QE ESHTE KETHIM PRAPA SE ASNJE SMBAN PERGJEGJESI DHE KESHTU QE ESHTE SHKATERUSE PER SHQIPETARET. NE NUK JEMI ITALIA PO SI DUKET TI DO REMUJE KJO ESHTE THELBI I ASAJ QE KE SHKROJTUR.
Janë jo dy por dhjetë karlliqet që ke shkruajtur edhe vetëm një gjë të drejtë : Edi Rama, qeveria e re, parlamenti i ri edhe drejtësia e re duhet të japin përgjigje! Këtë herë o kurrë më! Sa për PD (Parti Debilash) rri i qetë, praktikë e arkivuar!
Ftesa e Kryeministrit qe i ben Bashes nuk eshte per bashkeqeverisje por per bashkepunim dhe kete bashkepunim Rama e kerkon per te miren e atij komuniteti qe jeton ne veri aty ku ka fituar PD qe te bashkepunoje me deputet PD te ketyre zonave duke iu dhene grande per te investuar , prandaj ka vene kusht Rama per Bashen qe te distancohet nga Plaku Mere se po nuk u diststancua,Rama nuk ka si te bashkepunoje se nuk don qe grandet e investimeve te shkojne ne familjen e Plakut Mere.
O pleç, po cfare te drejte ka opozita te kerkoje qeverisje me baze te gjere? Cfare iajep kete te drejte?
Rezultati i zgjedhjeve?
Megallomania ndaj atyre qe iu dhane mandatet e deputeteve ne 2017 dhe qe ata i braktisen?
Po kete lodhje te qeverise ku e sheh ti, te fytyra e cfilitur e Rames, nga puna e pareshtur per gjetjen e vaksinave, rindertimin, fushata e zgjedhjeve? Lulka paraziti e ka fytyren buçko se ç’e vrau ate bedel? Mire ben qe u del he krah, se dhe nderin te madh ta kane bere.
Sipas n je burimi te sigurte qe nuk do te ekspozohet te NOVI stas 4000000 dollare jane ngurtesuar per blerjen e 4 deputeteve socialist per 2 prej te cilve duket e pabesushme si rrjedhim zgjedhje ne skurt 2022 Duhet kujdes M I .S L ,B R , M C
Plotesisht dakort me shkrimin e Andreas
O prenco Ke dal mode se je malaksur me ujen e” bekuare ” te Saliut.
Z.Prec,thirrja e Edi Rames per bashkepunim nuk ka synim per “Qeverisje me baze te gjere” por,lehtesimin e rruges per ne Bashkimin Europian. Kjo rruge kerkon qe reforma ne drejtesi te ece me shpejte,reformat e tjera te jene gjitheperfshirese e jo si ajo teritoriale qe ka pese-gjashte vjet e bere dhe akoma sulmohet nga opozita eLulit dhe kompani.Bashkepunimi pozite -opozite do tu vi ne ndihme mijra shqiptareve qe jane jasht e Shqiperise per te drejta me shume te tyre.A e dini Ju Z.Zogaj se sa shqiptare ka ne vendet e B.E qe kane punuar dhe nuk kane aritur qe me kontributet e tyre te perfitojne nje pension,ose keto kontribute te bashkohen me ato te Shqiperise.Kemi disa vjet qe behet fushate me vijen detare ku akuzat nuk mungoje dhe politika vazhdon te tallet me popullin.Keto probleme o Z.Prec nuk zgjidhen me sherre,ku njeri akuzon tjetrin dhe e gjithe shernaja rrendon mbi popullin.Z.Zogaj te qenit me bindje per nje krah nuk duhet te te erresoj arsyen e te ngresh pengesa te pa qena.
Opozita deri ne darken e 26 prillit nuk i kish kontestuar zgjedhjet,ne 27-prill thosh qe komisjonet e numerimit perzgjedhin kutit fituese te P.S, dhe kishte bindjen se kish fituar.Nga opozita u shpreh se zgjedhjet ishin demoklratike e shume te tjera.”Presidenti”qe ju perkrahni doli dhe tha qe une i detyrova Qeverine te plotesonte sandartet e zgjedhjeve.Tani, kur e lexuat humbjen dolet me tezen e “Vjedhjes”.Pse?Po te kish fituar opozita ,a do ti konsideronte te rregullta zgjedhjet?Duhet te beheni burra dhe ta pranoni humbjen,e jo te perpiqeni ti bashkoheni armiqve te ketij vendi.