Nga Frrok Çupi
U kthyen më në fund, tani lufta nuk ka më vlerë. Këta morën plagë dhe shkaktuan të vdekur, por u mblodhën në folenë ku ishin. Lufta e tyre për të fituar pushtetin mbi shqiptarët, u fik.
Kishin vënë në krye të kolonës një banderolë ku shkruhej ‘Shqipëria fiton’. I vetmi shkrim e këndim i saktë i tyre, ky ishte: ‘Shqipëria fiton!’; i saktë sepse Shqipëria fitoi. Tani duhet thënë me zërin plot se ‘Shqipëria shpëtoi!’. Qysh prej kohëve më të errëta ky vend shqiponjash nuk ishte ndjerë më i rrezikuar prej të tijve; po të fitonin këta, atëherë nuk dilnim dot kurrë më nga gremina.
Asnjëri prej fajkonjve nuk fluturon dot më, as për njëqind vjet.
Nëpër fole po kërkojnë teshat që lanë, megjithëse këto nuk vlejnë për herën tjetër. Ilir Meta, kur vuri këmbën në presidencë, rrëzë derës strehoi partinë e tij, si një ushtë. LSI nuk është më, ka bjerrë rrugës. Në luftën tjetër presidenti nuk ka as shpatën e vjetër.
Edhe Luli, kur nisi luftën, e përcollën bashkë me Partinë, por u kthye pa gjë. Ka humbur përfundimisht Partia Demokratike. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin.
Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit.
Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën.
Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.
Edhe Jezusi, i rrahuri i madh, në ditën e 25 lindi.
Me siguri, ngjarja e mbrothët e shqiptarëve e datës 25, do të drejtojë për në qeli të gjithë ata që i kanë rënë në qafë të gjallëve të këtij vendi. Shumica ndodhet në lidershipin e PD dhe LSI. Prandaj edhe shumica e prangave do të thërrasë shumicën e kësaj pakice politike.
… Edhe Ilir Meta me trofe lufte dhe si kandidat për një fole të re, u kthye nga misioni. Rrugës, diku preku në një vend ‘të keq’ dhe, pa kuptuar, u kthye prapa në jetën e dy shekujve pas. Ka një letërsi të tërë në botë që e ka provuar një kthim të tillë imagjinar.
Meta, prej shekullit të tij 18 a 17, mori vegla të vrasjes shtazarake: sfurqe, kosore, sharra, çekiçë, tela. Të gjitha i ka depozituar në folenë e presidencës për herën tjetër. Kësaj here njerëzimi do të shpëtojë prej tij, për dy arsye:
E para se Ilir Meta nuk mund të kthehet më në shekullin aktual. E dyta, sepse nuk ka më kohë për të; të martën Kuvendi do të vendosë për largimin ‘nga foleja’ e pastaj vjen edhe një letër me një firmë shtremba- shtremba nga prokurori.
Kthim të arsyeja e parë: Presidenti Meta u provua se nuk i përket këtij realiteti. Po të ishte në këtë realitet, dje dhe sot presidenti i Republikës do të ndodhej në stërvitjen e madhe të ushtrisë Amerikane dhe 26 aleatëve që po zhvillohet në vendin tonë; jo në llomotitje konferencash të çartura.
A nuk është edhe president edhe komandant i Forcave të Armatosura e duhej të ishte diku në ballë të ushtrive aleate? Mirëpo Amerika dhe aleatët erdhën e nuk e ‘njohin’ të zotin e shtëpisë.
Fati i mirë i Shqipërisë është që këta kanë mbërritur e janë mbyllur në fole.
????? IMADH JE FRROK!!!!!UNE PO TE ISHA PJESE E KESAJ IRONIE…..DO KISHA….VDEKE!!!!POR KETA PERSONAZHE KETU TE SHKRIMI JUAJ……NUK KANE TURPE,CIPE?????…..i ke bere legena……….KETA JANE PLAÇKITESA….
Nuk e kuptojne … Vetem Stresi(ziohen)-ohen!
Jam plotesisht dakort me komentin T’uaj me nje ritushim te vogl kur citon se:……i ke bere legena(ata jane legena jo se i ka bere Froku).Ndaj te njejtin mendim me artikullshkruesin.Respekt intelektuali Frok demaskoi trushpelaret qe kane marre peng trupin e ketij vendi e nuk duan ta leshojne sepse u dhimbset pasi 1/3 e kane privatizuar per vehte e familjen e tyre.Sa per Stresin ai hyne e del me makinen e Saliut te pare sepse te gjithe atje jane Salinj vetem renditja i dallon.
BRAVO , FRROK ÇUPI.
SARKAZMA JUAJ ESHTE ME TE VERTET THERESE.
NE DY RASTET …ME 1997 DHE ME 25 PRILL 2021 U VU NE PIKEPYETJE EGZISTENCA E PERPARIMI I KOMBIT. ROLI JUAJ I PA ÇMUAR.
SHUME FALEMINDERIT Z.FRROK!
TE UROJ JETE E SHENDET TE MIRE!
RESPEKTE!
??
O Frok. Ti dihet që i i shitur dhe ke bredhur si “lavire” politike sa djathtas e majtas. Ndonjë fjalë për krimet, hajdutllëqet dhe maskarallëqet e Ramës, a ke? Apo ti vazhdon si eunuk që vjell vrer për ata që kundërshtojnë sulltan Edvinin që përdori gjithë shtetin, paratë e pista dhe bandat për të blerë dhe manipuluar votat? Keni gjetur Lulin pa bëni si gore! Të ishte ndonjë tjetër ua tregonte vendin mirë juve kurvave politike!
Shko gjeji ti more idiot, dhe na i trego prova qe PS I ka vjedhur votat.
Apo jeni mesuar per 30 vjet qe ti vidhni vete dhe kesaj radhe nuk ia dolet. Cfare kujtoni se shqiptaret jane budallenj?! Kujtoni se keni ju monopolin e demokrateve, ju qe nuk e keni idene se si behet nje shtet ligjor?!
Tani futini ne bythe ata dy gishtat qe mbani lart!
Ciao, Kari!
Je vertete i madh zoti Frrok.E ke thene tamam,Ilir Meta duej te ishte e te pershendeste stervitjen shqipetaro-Amerikane nevendin tone. Vertete ai duhej te takohej e t’i pergezonte si komandant i pergjitheshem te forcave te armatosura,por ai eshte pasiv,i heshtur se edhe amerikanet nuk ja pordhen fare,ka president apo jo. merni me mend sa poshte ka rene Meta.
molla e leshit..molla e helmuar e kesul kuqes me 7 xhuxhat…ike loqe pazari…
i ke cuar ne gjyq ata qe te peshtyne e te thane spiun?
E ke marre lehte luften me Sali Berishen dhe PD-ne e tij ne Shqiperi dhe ADN e tij ne Serbi!
Zoti Frrok je i pa arritshem. Penen ne top e ke kthyer kunder ketyre plehrave.
Vota ime nga emigracioni eshte per ju si president i ardhshem i Shqiperise.
Yeap !!! Forcat e Armatosura Amerikane ketu, Presidenti Republikes ne qebaptore duke pire ballkazani..
I MAFHI FROK CUPI RESPECT PER TY.
E VRRTETA ESHTE THERSE PRR ATA QE JU DJEK MIZA NE SHAPKE.
GOOD BLESS YOU
EDI RAMA THE GREAT
O Molla e Dijes Po prit njehere se ka rradhe .Jane Hajdutlleqet e Sali Kermes dhe te Like Hajdutit ,qe duhet te evidencohen dhe te Denohen
Mbyllja eshte kryeveper.
Ushtria shkon ne lufte, por komandantin e saj e kane futur ne izolim.
Ndersa per rrahesit ne PD.
Mos tju duket cudi, kur rrahesit nje dite te marin urdher te rrahin Lul Bashen.
Molle e ndaluar apo molle e thartueme Tıfozllekun ruaje kurte jeteduke u luajtur ndeshja Mbas perfundımıt te ndeshjes dhe albıtrı ı karene bılbılıt e gezosh rezultatın Tı se bashku me partıne tende duhet te reflektonı para zgjelleseve per punen e dobet qe kenı bereKjo mefeshı e juaja ka quar ne kete qe votuesıt nuk ju preferojne Nga do te kethehenı po nuk u reformuat Te largonı xhaketat e vjetra dhe te bera pıs Kur te kenı bere kete besoj se edhe votuesıt do te kethehen edhe nga ju
Atè firmèn e prokurorit, qè do dèrgojè nè vilat e Reçit kètè palo president dhe gjithè shputèn surrogato tè antishqiptarève shqipfolès,,,,,atè firmè, do doja tè vihej nè tè njèjtin muzeum tè civilizimit europian ku ruhet shpata dhe pèrkrenarja e Gjergj Kastriotit.
Do jetè firma e pèrfundimit tè njè pengmarrje, simboli i fitores mbi tè keqen.
Ditè mè tè mira do vijnè pèr shqiptarèt.
Rrofte Frrok Çupi, ky shqiptar i madh!
Te lumte Frrok e gjitha e vertete dhe analize e paanshme por sdi a jan tue kuptue ata apo ende po andrrojn ta cbajne shqiperin por kesaj here jan te dermuar.
Zoti Frrok Çupi jeni gjigandi me dimit , jeni mbreti gazetaris shqiptare analisti me i mir i ktyre 30 vjetve dhe bukurin e mendimit dhe te kritikes shkelqimin tek ti e jep drejtesia vertetsia jote e mendimit qe sot e gjen rrall ne shkrime dhe artikuj , si dhe ne studiot tv , rrespekte Frrok Çupi artikull brilant .
Rrofshe frok cupi qe sjell ne memorja keta qurashet e kotecave qe mbajne bravate e selive te pd ne gjithe shqiperin se si kan rrahur e poshtruar minis e qytetar te shqiperis dhe policia qe i mbronte mos ardhte ajo dite kurre shpresoj qe te filloj pastrimi llumit.
Rakipllari shan Cupin…Tmerr. Le te tregoje Rakipllari nje artikull qe ka bere te ketij niveli . Nje nga te keqiat e ketij vendi jane pseudo analistet, ata te pa diturit te pa talentuarit, te pa kulturuarit ata rospiet e ekraneve si Rakipllari me shoke…..
FROK JE IMATH , me mire ska ku TE veje.
?? nje pyetje kam si i pashkulluar !
Ky presidenti sa mir i njef keta veglat e punes te nje bujku
Mos ka bere ndonje ser e prodhon perime bio
Rrespekte z. Çupi
Ah “molla e dijes” qe s’di ose s’do te dish asgje vetem te zbatosh urdherat qe te japin nga kupola e SHQUPIT! Nuk e di se cfare inteligjence ke vete ti si person,por me duket se mendjes i ke thene “ik pirdhu”!Je vazhdimisht ine krye te detyres per te share,provokuar e ofenduar te gjithe shkruesit e gazetaret qe jane kunder bandes ne te cilen ti ben pjese apo simpatizon dhe zyra ku je i punesuar ka detyre qe ta sulmoje.Te kishe ndonje rezultat do thosha se mire ben,por me gjithe kete pune “te shkelqyer” ne sherbim te SHQUPIT” E TE GOLD 7%-SHIT pame se ne 25 prill te dy bashke ata dhe grupi i bashkuar i ciftelise me Medi Gerdecin brenda arriti te merrte gishtin e mesit.Megjithate ti,sipas mesimeve te bandes demon-kratikase e strategjise se tyre regresive e nihiliste vazhdon i palekundur te njejten violine,duke share e ofennduar gazetaret dhe sot e ka radhen Frrok Cupi.Po mire ore sharlatan i dhjere por…krenar.I ke bere ndonjehere pyetjen vetes se ku i arrin ti ,Basha,Likja,Berisha e kompani Frrokut si njeri,si inteligjent,si personalitet dhe si shqiptar? Besoj se jo! Dhe po ta shkruaj une.Po te te veme ty, padronet e tu dhe shume lamashe e legena te tjere si ju ne krah te Frrokut ,te gjithe bashke i vini atij pak me poshte se fundi i barkut dhe i beni veri ,per te mos thene ndonje fjale tjeter,qe me siguri e meritoni.Sepse sa here lexojne shumica e shqiptareve ndonje koment tendin u vjen per te vjelle.Dhe I madhi Frrok Cupi,emri i te cilit shquhet ne gazetarine e publicistiken shqiptare per sherbimet e cmuara te vazhdueshme te tij ndaj popullit e kombit dhe ai eshte nga ata qe me nje fjale i carmatos te gjithe “kundershtaret” dhe u jep force e zemer te gjithe shqiptareve qe te mos mposhten nga bandat politike PD-iste e Lesheliste(te sheqerosura me emrin “demokratik-ase” dhe karavidhet e ngjitura me mastic pas tyre.Nxirr ndonje konkluzion ore tragac e mi muresh e shkruaj me mend ne koke e jo me bythe dhe referoju ndonje fakti dhe jo instikteve te tua shtazore! Nuk e sheh se je ne qorrsokak dhe Likja ka marre rrugen per ne Janine,sic thote kenga,kurse ne SHQUP ka rene termet 7 ballesh dhe Lyli i teta Ollges a;po Koci i saj eshte me dhembje barku dhe mbeti ne WC…
Frrok Çupi shëmbulli i intelektualit që nuk braktis vëndin nga shantazhet e forcave destruktive.Pena e tij besim për shqiptarët se Shqipëria do bëhet!