Nga Ben Andoni
Në atë që të bie në sy orëve të fundit është se ka një shprehje përkrahje “në masë” të kryetarit Basha nga grup-seksionet e PD-së dhe deputetët e listës së përzgjedhur prej tij. Një gjë duket e arsyeshme në artikulimin e tyre dhe lidhet me faktin se procesi zgjedhor është ende në vazhdim, teksa është i nxituar nguti për të anatemuar kryetarin, që në fakt i mjafton knock-down i radhës prej Ramës.
Në kushte normale Basha duhet të iki dhe të uli deri në tokë kokën, pasi PD-ja nën autoritetin e Bashës humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe dy vjet më vonë edhe zgjedhjet parlamentare të 2017.
Jo shumë larg në kohë humbi edhe dy palë zgjedhje lokale në Korçë dhe Dibër, paçka se në të fundit u justifikua më vonë me atë që ndodhi në fushatën e këtij qarku. Por paqartësia e tij kulmoi sërish në vitin 2019, kur i fali në tavolinë e “në shenjë proteste” Ramës të gjitha bashkitë e vendit, pas bojkotit në zgjedhjet lokale të 2019.
Dy vjet më vonë arriti edhe në apoteozën e humbjes më 25 prill, kur deklaroi fitoren, pak orë më vonë vjedhjen dhe në fund sloganin e ri se “beteja sapo ka filluar”. Në fakt, për kë ka filluar beteja?! Për të? Kupolën e tij drejtuese apo votuesin e thjeshtë të partisë së tij? Këtu është dilema e të ardhmes apo ajo që nuk kuptojnë Demokratët?! Shumë nuk po kuptojnë se Basha është kryetari i PD-së së tyre, por jo i PD-së që duan shqiptarët. Dhe, nëse je mësuar me humbje nuk arrin dot kurrë fitoren.
Larg këtyre, ende pa u shpallur gara për PD-në, kemi një kandidat të vetëshpallur që do t’i kundërvihet Bashës, një letër të personaliteteve të PD-së kundër, kurse njerëzit e kupolës drejtuese të PD-së dhe në grup-seksionet kanë rendur apo mblidhen t’i shpallin besnikërinë kryetarit!!! Në fakt, askush nuk ua rrezikon Bashën, veç sikletit të tij, përderisa mungon gara e shpallur sipas statutit, atë që në fakt zyrtari i dikurshëm i Demokratëve do ta shprehte më qartë: “Po këta me kë janë konsultuar? Me kryesitë apo aktivet e degëve të PDSH-së? Mendimin dhe vullnetin e kujt përfaqësojnë? PD është pronë e anëtarësisë dhe shprehje e vullnetit të tyre! Kjo parti nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar por duhet te drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve!”– shkruante pa doreza Kulluri.
Ndërkohë në PD-në e SHQUP-it dhe më saktë edhe bazës zë saj po i shitet se rezultati mund të kthehet nga rinumërimi dhe shpresa gëlon ende, pavarësisht se vetë Basha and & e kuptojnë qartë se zgjedhjet pasi janë njohur është shumë e vështirë që të rikthehen. Ashtu si raporti i OSBE/ODHIR do të jetë më i detajuar por fryma do jetë ajo e raportit paraprak, që i lavdëron në përgjithësi zgjedhjet; kritikon hapur shpërndarjen e të dhënave personale pas patronazhistëve të PS-së dhe nuk mbaron këtu se Ramës ose më saktë administratës së tij i faturohet edhe faji se nuk e shkëputi dot traditën e përdorimit te aktiviteteve shtetërore në favor të fushatës. E megjithatë, pyetja është: Po a do mundej vallë ndryshe PD dhe LSI? Përgjigja nuk dyshohet.
Duket se koha do provojë se shit-blerja e neveritshme, që nuk i shpëtuam sërish, ka një peizazh të plotë antropologjik dhe të thellë shqiptar, kurse PD-ja bashkë me kërkesën e drejtë për rinumërimin, duhet të zgjedhë që të ketë sërish lider Bashën, që vetëm humb zgjedhje dhe nuk po përballon presionin e Ramës apo të vazhdojë të presë si Godonë kontestin e zgjedhjeve pas rinumërimit po ndodhën. Dilema është e gabuar në të dy drejtimet dhe rasti Basha nuk të mëdyshon, teksa PS-ja ka ndezur motorat për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Hej,Pd-ja ka fillu strategjine per zgjedhjet e vitit 2025.Do ta “mbysi”Ramen, uragani blu po vjen.Slogani do te jete:Aman o Rama,ik.Please.
Zoti Analist!
Duket sikur nuk e njeh gjendjen ne PD! Ketu nuk behet fjale PD-Basha, por PD-Sali Berisha! Nuk Basha humbes, por Sali Berisha! A e di ti sa vota mori Sali Berisha ne Tirane! Nga 500,000 vota (gjysma e banoreve te Tiranes), ai mori rreth 6000 vota! Ja ky eshte « lideri historik » i PD qe nuk e duan as te vetet, as tropojanet nuk e duan qe i mblodhi nga shpellat e maleve te Tropojes per te votuar dhe luftuar per te!
Pra, Sali Berishen nuk e duan as te vetet, pale populli!
E kupton tani o Z. Analist?
Ti Ben Andoni na sillesh si puritan dhe sikur nuk jeton ne Shqiperi. Sa here i fut te dhenat e tua personale ne portale dhe kur blen ndonje gje? Sa here i fut fotot e familjes ne FB? Ku e nxirrni kete knokluzion qe PS i ka marre te dhenat personale nga rekorded e shtetit? Pse nuk permend faktin qe lista e zgjedhesve e krijuar nga PD shkarkohet nga interneti me pak leke?! Apo kjo nuk quhet se nuk mund t’i faturohet PS-se?! Dhe e fundit, ne kohen e Sales jo vetem qe perdoreshin aktivitet e qeverise (inaugurimi i tunelit te Krrabes qe sa kishte filluar) por te nxirrnin me zor ne miting. Pse ore, Edi Rama nuk do promovoje punen sepse jane zgjedhjet?! Fakt eshte qe sa ka bere ky ne keto 8 vite, qeverite e tjera i kane vjedhur. Ju vazhdoni e beni bla bla, ai punon.