Manastirliu: Gjatë javës sasi e re vaksinash nga Pfizer. Jemi nga vendet me ritëm më të lartë, drejt 1 milion vaksinime

3 Maj 2021, 18:57Sociale TEMA

“Janë mbi 736 mijë doza vaksine tashmë të mbërritura në vend. Presim përgjatë kësaj jave 11,700 doza vaksine, të cilat vijnë nga kontrata që ne kemi me Pfizer si dhe nga kontrata që kemi lidhur me Bashkimin Europian”.

Fjalët janë të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që ndoqi sot procesin e vaksinimit në sheshin Skënderbej, ndërkohë që ka bërë me dije kalendarin e mbërritjes së vaksinave në vend.

“Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga kontratat që kemi lidhur me instrumentin Covax, me Pfizer dhe gjithashtu me instrumentin e krijuar tashmë nga Bashkimi Europian”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria arriti kryerjen e 500 mijë vaksinimeve para afatit të vendosur, ndërkohë që bëri me dije objektivin e ri.

“Ne tashmë jemi drejt 1 milion vaksinimeve. Shqipëria është ndër vendet që ka një ritëm të lartë të vaksinimeve. Kjo për arsye të ecjes me shpejtësi, të lidhjes së kontratave dhe gjithashtu edhe lëvrimit të dozave të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë”, tha Manastirliu.

1 komente në “Manastirliu: Gjatë javës sasi e re vaksinash nga Pfizer. Jemi nga vendet me ritëm më të lartë, drejt 1 milion vaksinime”

  1. ERTV says:

    Bëji qejfin vetes dhe pashait moj ? e Ramës.
    Me nga nje vaksinë 1/7 e popullsisë dhe i bën qejfin vetes…
    Se jeni lart me vaksinat.
    Nderkohe qe e verteta është:
    Vendosët shumë vonë
    Negociuat shumë vonë
    Finalizuat shumë vonë.
    Filluat shumë vonë.
    Dhe jeni shumë vonë!
    Dhe këto i quani suksese.
    Ahh e shkreta ti.
    Mjerë ata që të kanë aty…
    Gjermania bën 1milione vaksina në ditë (javës së kaluar)
    Italia 500 mijë po ashtu.
    Meksika 1.5 milionë në një ditë
    Ti thua targeti 1milione për 3 muaj…
    U pika thuaj mu në dikaster që drejton dhe punë që bëni …ministria e leshit…
    Dhe kjo ju duket HEROIZËM juve ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje