BE: Disbursohen 90 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë

4 Maj 2021, 12:00Sociale TEMA

Në faqen zyrtare në Facebook “European Union in Albania”, përmes një postimi është bërë me dije se Komisioni Europian ka disbursuar në muajin mars 90 milionë eurot e para të ndihmës makro-financiare.

Këto para janë alokuar në kuadër të mbështetjes së rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë  dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paparë,” – thuhej në postim.

Bashkimi Europian ka kontribuar edhe me dhurimin e vaksinave anti-COVID për Shqipërinë, gjithashtu dhe në procesin e rindërtimit duke qenë se në 26 nëntor të vitit 2019, vendi ynë u godit dhe nga një tërmet shkatërrues!

1 komente në “BE: Disbursohen 90 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë”

  1. Katunar Hesapi says:

    Jepjani keto Para LIke-Floririt se ai i “Administron” mire…..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje