Besojeni ose jo por Ben Affleck kërkon lidhje romantike në rrjete sociale. Edhe pse zërat se Affleck është futur në aplikacione njohjesh qarkullojnë prej dy vitesh ato u vërtetuan së fundmi nga një video virale në TikTok.
Nivine Jay është vajza që postoi një video ku tregon se ajo kishte refuzuar aktorin në aplikacionin Raya, duke menduar se profili i tij ishte i rremë.
Menjëherë pas kësaj, aktori i kishte dërguar një video në Instagram ku i thoshte: “Nivine, pse më injorove? Jam unë.”
Raya përshkruhet si versioni për të famshëm i Tinderit, pasi kërkon një proces verifikimi për anëtarësim. Aplikacioni, i cili u krijua në vitin 2015, është ‘një platformë ekskluzive takimesh për njerëzit në industritë krijuese’.
Kujtojmë se aktori u divorcua nga ish-gruaja e tij Jennifer Garner në vitin 2018 dhe prej atëherë ka shijuar disa romanca.
Gjatë fundjavës, Affleck u fotografua me ish-partneren e tij Jennifer Lopez duke nxitur më shumë thashetheme rreth jetës së tij romantike.
Gjynah. Një aktor kaq i talentuar e ul kaq shumê veten duke kërkuar dashnore në internet! Sikur të ishte një copë karrocier.
Bravo vertete .
Eshte ceshtje karakteri njeriu ,thjeshtesie .
B.A duket se eshte nga ata tipa ,qe s’e mban hunden lart , por e shikon veten
si te barabrte me njerezit e thjeshte te ksaj Bote dhe injoron cdo dallim shtresash ne shoqeri .
Nuk thon me kot qe -bukuria qendron ke thjeshtesia-
aty posht ku ndihet gjithcka puro ,pa silikone e botox etj sinonime te pasmesh ?