Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

4 Maj 2021, 21:30Sociale TEMA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

“Vitin e kaluar fillova të ndërtoj një çesmë për besimtarët e kësaj zone. Ne kemi festën e Ujit të Bekuar dhe i gjithë fshati jonë vinte në këtë vend, në Kordhocë. Është një ‘vend i mirë’ dhe më parë në këtë vend ka qenë vetëm një depo ujëmbledhëse. Unë e sistemova me gurë. Në fillim i preva disa metra më larg dhe më pas, me ndihmën e komunitetit, i ngjita deri këtu” thotë Kosta, ndërsa tregon edhe çesmën që është në një kodër, ku një pjesë e rrugës është shumë e keqe dhe me pjerrësi të madhe. “Më kanë dhënë para’ edhe banorët e kësaj lagje, pasi ishte për qellim të mirë. Unë e ndërtova për qetësinë e familjes sime. Kam një vajzë autike dhe e bëra për qëtësinë e familjes sime” vijon ai, ndërsa shton se më parë vendi ishte me baltë.

“Unë vetëm sa sistemova rrjedhën e ujit. E bëra të gjithën me krahë. Nga gurët, te tubët madje edhe te projekti. Të gjithin vetë. Por, një ditë më vijnë këtu policë bashkiakë, të rendit. Ata të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Sikur të kisha bërë ndonjë gjë. Më shoqëruan në polici, më mbajtën disa orë. Sikur të isha kriminel. Dhe tani më ka ardhur një shkresë nga IMT që më kanë vendosur një gjobë 5 milionë lekë të vjetra. Ku t’i gjejë këto para. Unë e ndërtova për qetësinë shpirtërore dhe për të lënë diçka pas. Madje, edhe gjatë pandemisë” thotë Kosta.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Jorgucat, në banesën e z.Kosta Goxha. Ai i tregon gazetarëve se vajzën 26 vjeçe e ka me aftësi të veçanta. Aq e veçantë është sa ka bërë me dhjetëra piktura. “Është autike dhe bën piktura. Në fillim bënte disa vizatime ndërsa tani vetëm piktura. I radhit dhe i sistemon gjërat e saj. I kemi vendosur kudo të gjitha pikturat. Jemi me fat që e kemi. Përpos problemeve, na ka bërë njerëz më të mirë. Djali e kuptoi këtë aftësi. Ajo nuk flet dhe bën piktura. Unë çesmën për këtë e bëra. Për qetësinë e familjes sime. Asnjë gjë më shumë” thotë Kosta.

Fiksi bisedoi me kryeplakun e Jorgucatit, i cili tha se është një familje në nevojë. “I gjithë ai komunitet ka një ditë të veçantë ku festojmë për Ujin e Bekuar. Shkojnë në Kordhoc dhe Kosta e ribëri çesmën. E rregulloi rrjedhën e ujit. Të gjithë ne e dimë se e bëri për qetësinë e tij. Për vajzën. E ndihmuan edhe të tjerët me ndihma. Po i kanë vënë 5 milionë lekë gjobë. Ku ti gjejë ai” thotë kryetari i fshatit.

Fiks Fare bisedoi edhe me ish-kryeinspektorin e IMT-së, Bexhet Baxhella. Ai thotë se është në dijeni të problemeve sociale të z.Goxha, por e ka vendosur sipas ligjit pasi atje ishte vendosur tulla dhe llaç. Gazetarët e pyesin se për ndërtimin e asaj çesme kanë kontribuar të gjithë. Madje, edhe punëtorë të tjerë. Ai pohon se, me aq informacion sa ka arritur të mbledhë, ka rezultuar se z.Goxha ka qenë investitor. Dhe të tjerët e kanë ndihmuar. Fiksi e pyet se ku e mori këtë informacion, ndërsa na thotë se për atë ndërtim është lajmëruar nga policia bashkiake dhe lokale dhe ka vepruar konform ligjit. Në fund, Fiks Fare e pyet se çfarë do të ndodhë me çesmën dhe a do të prishet pasi është “ndërtim pa leje”? Z.Bexhet përgjigjet se nuk do të prishet “nuk parashikohet në ligj, ai ndërtim do të konfiskohet në favor të bashkisë!”

9 komente në “Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë”

  1. Pilo Lala says:

    Ai plaku, nuk do i paguaj gjoben, gjera qe zgjidhen.
    Une shikoj nje gje shume te mire ne kete veprim te Shtetit.
    “E gjobiti se ka vene tulla dhe llac pa leje..”

    Ky eshte Shteti, jo ai i Saliut, qe mund te beje nje pallat pa leje..

    1. aaaaa says:

      Ketej nga jetojme ne edhe pemet ne bace do mbillen vetem ato te percaktuara dhe simbas kodit konfor ligjeve te miratuar nga Parlamenti.

  2. Luli says:

    Po pse ne ndonje vende tjeter te Botes nuk dote mernin gjobe per ndertimin ??????
    Hajde Shqipetare hajde Nuk mesohen dote me regullat e qeverise,permitet ,lejet nga Bashkija e te tjera si keto
    Bejne se ashtu i thote koka dhe mendja ( per uji e bekuar ) Pse nuk i bene kisha keto ndertime per besimtaret ????
    A dote mesohen ndonje dite keta kafshe te egra me regullat e njerzimit ??? apo dote vazhdojne muziken e tyre ??

  3. Zeni says:

    Vertete paske qene baxhelle kryinspektor i IMT

  4. Pensionist says:

    Po perse eshte ”vend i mire” atje, ku zoti Kosta ka ndertuar nje cezme per vajzen autike, nuk ka ndonje shpjegim? Atje, ku nuk ka nje cezme uji, sipas kesaj logjike qenka ”vend i keq”?!
    Aaaah, te thartuar nga trute dhe te qorrollepsur nga dogmat e njerezve primitive! Cdo pellembe toke, ne mal apo ne fushe, ne lugine, apo ne bregdet eshte pasuri kombetare dhe nuk mund te ndertoen vende kulti, vende paganesh, vende ”besimtaresh”, qe nuk kane asnje lidhje me besimin dhe njohjen e Fjales se Zotit. Prapa ketyre ndertimeve pa leje dhe nen petkun e riteve pagane apo ”te besimit”, fshihen interesa kulti, per te mbledhur para, per te perfituar te ardhura ne interesin e ”bamiresit”, qe e ndertoi kete cezme per ”humanizem” dhe asgje tjeter.
    Mbas ndertimit te kesaj cezme, vajza do te kete permiresim nga semundja e lindur?! Keto jane veprime, qe sipas linjes se besimit tek Zoti, ne vend qe te marrin bekime, marrin mallkime…
    Vajza eshte dhurate e madhe e Zotit dhe ka nevoje per edukim te perditshem, me durim, me profesionalizem, me perkushtim, duke konsumuar kohe produktive, ne menyre qe femija te behet e zonja e vetes ne radhe te pare, te njohe rrezikun nga rreshqitja, rrezimi prej lartesise, te mesoje rregulla te domosdoshme te komunikimit, te lahet e te vishet vet dhe ne bashkepunim me specialiste edukimi dhe mjeke ne kete fushe, ajo mund te behet me e afte se moshataret e saj. Te merresh me cezma e ”vende te mire”, qe te permiesohet vajza autike, eshte nje kohe e humbur dhe aspak e dobishme per te ardhmen e saj.
    Uroj qe te kem ndihmuar sado pak me keshillen time. Vajza u befte gjithnje mire e me mire nen kujdesin e prinderve dhe te afermve te tjere te familjes.

    1. deda says:

      deda po mirë .tani na shpjego pak se çfar interesi ka ky person që bëri çesmen.mos po i mer taksa banorëve??

  5. vjeshta says:

    Çezme,o idiot,Jo çezmë,o kar!

  6. Rama says:

    KOSTA GOXHA ESHTE NJERI I MBREKULLUSHEM KA BER PUNE TE MBREKULLUSHME AI ESHTE PATROT DHE MIRBERES POR DISA LIGJE DHE DISA ZBATUS LIGJESH JANE PER NE KOSH TE PLEHRAVE NE SHQIPERI E DISA SHTETE TE TJERA. DISA ZBATUSA LIGJI DUAN TE BEJNE DICKA SI RROBOTA TE JUSTIFIKOJNE RROGAT QE MARRIN ATA JANE NJERES PA SENS NJEREZOR. KOSTA GOXHA KA STOLISUR AMBJENTIN DHE U KA SHERBYER TE GJITHEVE DUKE BER NJE VEPER TE MIRE. ATA TE MBROJTJES AMBJENTIT DUHEJ TA SHPERBLENIN DHE JO TA DENONIN ME MILIONA E MBI TE GJITHA E VRASIN SHPIRTERISHT AJO CESEM TE FLITET KOSTA GOXHA. TE NJOFTOHET EDI RAMA SE AI U DREDH ZVERKUN ZBATUSVE TE LIGJIT ALABAKE. TE LUMTE DORA DHE MENDJA SHUM I RESPEKTUARI KOSTA GOXHA.

  7. vangjel says:

    Ky eshte nje turp i madh i institucjoneve ne Gjirokaster, nje pa aftesi me njerez idjot. Eshte shkateruar qyteti muze me ndertime skandaloze dhe bashkia me instancat e saj nuk i shikon se i ka syte ne b*the dhe merren me nje njeri te ndershem qe ne pyll ndertoi nje cezem per banoret e fshatit. Po cfar imazhi prishi o kafshe te bashkise qe zburoi vendin. Personat qe e kane proceduar duhen zhdukur nga puna dhe gjoben ta paguajne vete. Plera te ndyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje