27-vjeçari që krijoi një monedhë virtuale, sot është miliarder

5 Maj 2021, 22:40Lifestyle TEMA

Vitalik Buterin është një 27-vjeçar me origjinë ruso-kanadeze. Ai është një programues dhe ka krijuar monedhën virtuale Ethereum në vitin 2013, kur ishte 19 vjeç.

Kriptomonedha nisi të funksiononte në vitin 2015 dhe sot 27-vjeçari është një miliarder. Pasuria e tij e krijuar nga rritja e vlerës së kriptomonedhës Ethereum është më shumë se 1.1 miliardë dollarë. Buterin është edhe bashkëthemelues i revistës Bitcoin, që mbulon me artikuj lajmet për këtë monedhë virtuale dhe kriptovaluta të tjera.

27-vjeçari nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, edhe pse në Twitter ka më shumë se 1.4 milionë ndjekës. Monedha virtuale Ethereum u rrit 4-fish ditët e fundit duke kapur një vlerë prej 3482 Dollarë. Ethereum është monedha më e fuqishme virtuale pas Bitcoinit.

Ekspertët financiarë parashikojnë që vlera e kësaj kriptovalute do të rritet akoma më shumë në një të ardhme të afërt. Mbështetësit e kriptomonedhave kanë insistuar prej vitesh

2 komente në “27-vjeçari që krijoi një monedhë virtuale, sot është miliarder”

  1. ? says:

    Po sikur te gjithe te krijonin nga nje kriptovalute axheba cfare do te ndodhte?

  2. Baliu says:

    Qe krijoi monedhe virtuale (skeme piramidale)!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje