Komisioneri për Zgjerim i BE mbërrin sot në Tiranë, pritet të takohet me Ramën dhe Bashën

5 Maj 2021, 08:56Politika TEMA

Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mbërrijë në Rinas komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Mësohet se fokusi kryesor i vizitës është ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë për të përballuar pandeminë dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga BE.

Po ashtu Komisioneri do të takohet edhe më kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për shtyp.

Në fund të vizitës së tij, eurokomisioneri Varhelyi do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje