Baton Haxhiu tregon se çfarë e ‘fundosi’ PD: PS kushte superlider! Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota

6 Maj 2021, 21:55Politika TEMA

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje