Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD! Erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

6 Maj 2021, 21:02Politika TEMA

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli.

1 komente në “Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD! Erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar”

  1. Patriot says:

    Verifikojeni kete. Po nuk doli ish spiun i sigurimit te shtetit. U veteofrua per kryetar i PD. Tamam kur doli Ibsen Elezi. Fiks si Berisha ne 91. Kete e ka fut Berisha vete. Si gur rezeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje