Fatmir Mediu shpëtoi në 2009 me një vërtetim të Sali Berishës: 3 gjyqtarët e implikuar, akuza dhe qëndrimi i 5 prokurorëve

6 Maj 2021, 19:49Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Krahas sekuestrimit të pasurisë së ish-gjyqtarëve të nivelit të lartë, SPAK ka vendosur të hapë dosjet e pagjykuara të krimit dhe korrupsionit të Sali Berishës, duke nisur me Gërdecin, simbol i pushtetit të Berishës. Ditën e sotme SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rrëzimin e vendimit të 2009 për mbylljen e dosjes së Fatmir Mediut, i cili shpëtoi nga gjykimi falë imunitetit parlamentar.

Me këtë kërkesë, SPAK nis lëvizjet për të marrë të pandehur Fatmir Mediun, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes dhe si pjesë e përgjegjësisë për shpërthimin e Gërdecit, produkt i korrupsionit të familjes së Sali Berishës, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u rrafshua fshati Gërdec, aty ku sot i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, ka ngritur biznesin e boronicave. Për rolin e Shkëlzenit në Gërdec është realizuar edhe një film nga Hollivudi, ndonëse i ka mohuar në vijimësi akuzat dhe dëshmitë.

Po për çfarë akuzohej Fatmir Mediu në vitin 2009, si arriti t’i shpëtonte ndëshkimit dhe kush ishin gjyqtarët që morën pjesë në mbylljen e dosjes?

-Në 26 mars 2008, 10 ditë para shpërthimit, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë me në krye Ina Ramën, i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit për Fatmir Mediun, duke renditur mbi 20 shkelje të tij, të cilat kishin sjellë si pasojë shpërthimin katastrofik. Sipas prokurorisë, Mediu kishte favorizuar haptazi kompanitë Albademil, duke i garantuar fitim maksimal si dhe ka shpërfillur rregullat e sigurisë, mungesa e të cilave solli katastrofën me pasoja të rënda. Gjithashtu, Mediu, me urdhra të paligjshëm në hijen e Sali Berishës, ka caktuar Gërdecin për ngritjen e fabrikës, në shkelje të kushteve të sigurisë si dhe duke përdorur ushtrinë në transportimin e municionin drejt Gërdecit. Megjithatë, në përfundim, prokuroria e akuzonte Mediun vetëm për shpërdorim detyre.

-Në 17 qershor 2008, Kuvendi, me votim të fshehtë i hoqi imunitetin Fatmir Mediut, veprim i cili rezultoi thjeshtë një manovër e Sali Berishës, për të shpëtuar më pas bashkëpunonin e tij në Gërdec. Në një material shtesë që prokuroria çoi në Kuvend, shkeljet e Mediut si ministër i Mbrojtjes në qeverinë Berisha nisnin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u miratua, pasi pas biznesit qëndronte vetë Sali Berisha, si gjithmonë me anë të familjarëve të tij. Mediu i mohoi dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se fabrika e demontimit ishte ngritur konform ligjit dhe rregullave.

-Në 13 mars të vitit 2009, në Gjykatën e Lartë u regjistrua dosja e Fatmir Mediut për Gërdecin, bashkë me të pandehurit e tjerë. Në 22 maj 2009, Gjykata e Lartë vendosi të shpallte moskompetencën për të pandehurit e tjerë, si dhe të vijonte gjykimin për Fatmir Mediun, pasi ky i fundit ishte subjekt i Gjykatës së Lartë, e cila në atë kohë kishte në kompetencë gjykimin fillestar të ministrave dhe deputetëve.

-Në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, edhe pse i pandehur, Fatmir Mediu, në aleancë ta pandarë me Sali Berishën, kandidon dhe rizgjidhet deputet. Këtë lëvizje, Fatmir Mediu vendosi që ta përdorte për t’i shpëtuar përballjes me Drejtësisë për Gërdecin, me procedurë. Me rizgjedhjen deputet, Mediu mendonte se ka hedhur poshtë edhe vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin në qershor 2008, edhe pse procesi i tij nuk kishte përfunduar.

-Në 14 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllnin dosjen e Mediut, pasi ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit 2009, ku për rrjedhojë ishte veshur me imunitet. Ata paraqitën vërtetimin nr. 11, datë 11.09.2009, të cilin e kishin marrë nga Kuvendi që kontrollohej nga Sali Berisha, në të cilin thuhej se Mediu ishte zgjedhur deputet.

-Prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati dhe Arben Dollapaj, kanë thekuar se fakti se Mediu është rizgjedhur deputet nuk ndryshon asgjë, pasi ai deputet ka qenë. Prokurorët thanë se Kuvendi e ka dhënë autorizimin për ndjekjen penale të Fatmir Mediut në qershor të 2008 dhe ky autorizim nuk ka afat dhe nuk mund të bëhet i pavlefshëm.

-Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, kanë marrë në shqyrtim pretendimet e palëve. Po atë ditë, trupi gjykues ka vendosur me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut.

-Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar për të shpëtuar Fatmir Mediun. Sipas tyre “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”.

-Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht. Sipas tyre “vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhoje e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja”.

-Gjatë këtyre 12 viteve, ka pasur disa përpjekje për të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin, ndonëse si përgjegjësi kryesor akuzohet Sali Berisha. Në nëntor të vitit 2009, Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj, banorë të Gërdecit, paraqitën një kërkesë në Gjykatën e Lartë, ku akuzonin Fatmir Mediun për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Trupa gjykuese e përbërë nga Andi Çeliku, Evjeni Sinoimeri, Irma Bala, Ardian Nuni dhe Evelina Qirjako, e rrëzuan kërkesën me arsyetimin se “nuk ekzistojnë rrethanat për fillimin e një procedimi penal për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit Fatmir Mediu”.

-Ky vendim u rrëzua në vitin 2012 nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se “vendimi për mosfillimin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të prokurorisë” dhe jo  gjykatës. Kështu, drejtësia nën kontrollin e Sali Berishës, e futi dosjen e Mediut në një kurth procedurash, pa arritur të dalë me një vendim nëse ishte fajtor apo i pafajshëm për Gërdecin. Prokuroria nuk i kërkoi më Kuvendit t’i hiqnin imunitetin, pasi Kuvendi e kishte dhënë një herë një vendim të tillë.(Shqiptarja.com)

9 komente në “Fatmir Mediu shpëtoi në 2009 me një vërtetim të Sali Berishës: 3 gjyqtarët e implikuar, akuza dhe qëndrimi i 5 prokurorëve”

  1. sapa says:

    Deri ne vitin ne vitin 2500 i mbaroni gjykimet !Mjere shqiptaret e grabitur!

  2. nqs Padronet qe rrijne pas shpellarit nuk e dorezojne akoma Drejtesise mutin toxik
    berisha ,
    ne Shqiperi nuk do ket Drejtesi kurr dhe do filloj Vendeta kunder familjes berisha .
    ka zera plot qe shume Viktima te salih brrishes jane duke u bashkuar ,per ti zhdukur si familje brrishin ,
    nqs nuk do ket Drejtesi sot !
    Asnji shqiptare nuk beson me ke Aleatet qe perdoren shpellarin per interesat e tyre ,ne dem te Demokracise
    e Shtetit Ligjore ne Shqiperi ,pa te cilet shpellari do ishte thjeshte nji Mute Haleje .
    Ose do beteh sot Drejtesi ose do filloj Vendeta kunder Kriminelit qe
    nen Mbrojtjen dhe Orientimet e e Aleatit per 30-vjet vetem vjedh shkaterron tradheton kte vend dhe vret !

  3. Manastiri i Cakos says:

    Or Mehdi plehëra, dëgjomë dhe mua pak. Ke shumë kohë që zvarritesh si mi haleje pas hijes së Berishës dhe mandatit të deputetit. Do apo nuk do ti je përgjegjës kryesor për Gërdecin. Pak kohë më parë një ministër mbrojtje dha dorërheqjen pas një vrasje që një polic bëri kundër një qytetari. Çfarë bëre ti Mbas skandalit të Gërdecit? Nuk mund të hiqesh aq i pacipë dhe të flasësh në emër të popullit Shqipetar Se ata e dijnë që Ti je i pafajshëm? Jo në emrin Tim dhe as të fisit tim mbi 100 veta. Ta thom unë ty: Je i përdorur si mashë por me vetëdije.

  4. Shinjestra says:

    Shikoni çfare poshtersie eshte bere.Pse kishte imunitet,pse ishte deputet nuk u gjykua.Ateher pse thuhe se ligjet jane njesoj per te gjithe.? Mediu e ka vendin ne burg.Saliu po e po.

  5. Platon says:

    Të dyja këto fytyra kriminale sa herë dalin në ekran, lëndojnë zemrat e njerëzve të pafajshmë dhe në mënyrë të përsëritur u shkaktojnë tronditje të rëndë shpirtërore dhe psikologjike familjarëve të viktimave të Gërdecit, lëndojnë familjarët e viktimave të 21 janarit 2011 dhe të qindramijë njerëzve në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë…
    Këta nuk janë njerëz, por përbindësha, nuk kanë zemër, por gur në vend të saj, janë të zhveshur nga çdo normë morale dhe ndërgjegja e tyre është kalbëzuar…
    Nuk e dinë këta barbarë se dalja e tyre në publik, shkakton dhimbje, drithërima, revoltë, ankth, inat, pagjumësi, ulërima, brengë, lotë, tension, shkatërrim sistematik të jetës, pasiguri, urrejtje dhe hakmarrje?…
    Kjo është e tmerrshme për jetën e një populli të tërë!
    Për kriminelët vrasës si këta është kjo “demokracia” jonë?!
    Sikur asgjë tjetër të mos kishin bërë, vetëm fakti i qenies së tyre në drejtimin e punëve, ku humbën 26 jetë të pafajshme dhe u plagosë mbi 300 të tjerë, u vranë me armët e shtetit 4 protestues të pafajshëm dhe qindra të tjerë u rrahën e u torturuan mizorisht nga badat e këtyre fytyrave të urryera, i ngarkon ata me përgjegjësi morale në radhë të parë…
    Sikur këta të ishin në vendin e viktimave dhe çdo ditë të shikojnë nëpër ekrane aktorët, që shkaktuan humbjen e të afërmve të tyre, si do t’u duket vallë?
    Kriminelë, të liq sa nuk thuhet, shpirt kazmë!
    Largohuni nga sytë e popullit! Jeni të urryer dhe mos kërkoni vota dhe pushtet! Jeni për burgim të përjetshëm!
    Analistët e “shquar” të opozitës jeni një me këto dy fytyra të urryera. Merrni në mbrojtje krimet e tyre dhe shfaqni ide kriminale se SPAK i shërben Edi Ramës, Gërdecit i kanë kaluar afatet, duhen gjykuar vjedhjet e votave… Të çmendur!
    Nuk ka të drejtë ai, që llap radhë e pa radhë, ai që bërtet dhe mbush hapsirën përpara hundës tërë spërkla, ai që do të diktojë me dhunë plehërat dhe jargët e gjarpërit!
    Sa mjeranë dhe intrigantë që jeni!
    Pushtetarët, që shkaktuan Gërdecin dhe vranë protestuesit e pafajshëm, duhet të ishin fshirë nga skena politike! Si nuk e kuptoni këtë gjë?
    Vrasësi i Pjerin Xhuvanit nuk është ai komandua, është Gazmend Bardhi. Ai dha urdhër, se i duhet karrigia! Tmerr!
    Gazi deputet i popullit! A e keni trurin në vend, o njerëz?
    Mos shkoni me vrasësit! Mos i mbështetni ata!
    Mos i dëgjoni gazetarët e krahut të dhunës shumëplanëshe!
    Besoni dhe shpresoni në DREJTËSINË!
    Nderim për zonjën dhe nënën e vërtetë shqiptare të Gërdecit, Zamira Durda, që është simboli i rezistencës për DREJTËSI.
    Nënë këmbëngulëse në të drejtën e saj, me një durim të tejskajshmëm, e palodhur, e pamposhtur, plot shpresë, beson se çështjen do t’a gjykojnë specialistë të fushës, profesionistë dhe njerëz me integritet.
    Me të drejtë ajo deklaron: “Unë jam gjykuar nga një bandë kriminale”…
    I gjithë populli është i interesuar për drejtësinë. Të gjithë shpresojnë se gjykimi do të jetë i drejtë.

    1. Qerim Baba says:

      Nuk e hiqet as edhe nje shkronjë, komentit tend Planton! Sqarime te perpikta dhe që gozhdojnë çdo aresyetim tjeter.. Hallall e paç! krye-fëlliqësira sali dhe thite qe ai mbron, resht ne Gjyq dhe ne burg.. Kjo eshte e vetmja altenativë per ta dhe drejtesia e Allahut!

  6. Arber iliri says:

    Vendimet eGerdecit,vrasjeve ne Blvd dhe ndaj Ilir Mets rezuan perfundimisht pushtetin gjyqesor.

  7. Genti says:

    Ngjarja ne Gerdec ishte nje akt kriminal pasi kryhej nje veprimtari teper e rrezikshme si demontimi ne nje zone te banuar per faktin se ndodhej prane aeroportit. Ajo qe ndodhi ne gerdec ku mbeten te vrare26 te pafajshem dhe u shkaterruan me qindra e qindra objekte banimi dhe industriale eshte krim shteteror pasi ligjet per kete veprimtari u miratuan ne qeveri dhe kaluan ne Kuvend. Pasojat e renda u paguan nga taksapaguesit ku vlera e demit i kaloi disa qindra milione euro. Pergjegjesia eshte piramidale dhe perfshin Ministrin e Mbrojtjes,Kryeministrin dhe Presidentin e atehershem si Komandant i Pergjithshem. Te gjithe ketyre su hyri asnje gjemb ne kembe dhe faji mbeti jetim. E kjo pasi organeve te drejtesise ju mohua kryerja e detyres dhe Prokurorja e Pergjithshme u largua nga detyra dhe u denigrua rende nga Kryeministri. Implikimi i drejtperdrejte ministrit te mbrojtjes Mediu dhe Kryeminstrit Berisha si dhe i personave te tjere te akuzuar duhet te paraqitet ne procesin e rihapur te Gerdecit dhe pergjegjesit te marrin denimin e merituar ne menyre qe drejtesia te vihet ne vend. Kryekrimineli i Shqiperise Sali Rame Berisha duhet te pergjigjet edhe per ngjarjet e 1997-es,grushtshtetit te 1998-es,21 Janarit dhe disa ngjarjeve te tjera vrasjesh te shkaktuara nga SHIK-u i famshem dhe qe ende nuk jane zbardhur ose jane mbyllur me urdher nga lart. Fakti qe gjithe Prokuroret e Pergjithshem te Republikes se kohes se Berishes jane detyruar te largohen nga vendi dhe jane lincuar tregon problemet e renda qe ka dhe kapatur Berisha me drejtesine. Ka ardhur koha dhe biles eshte teper vone qe Berisha te dale para drejtesise dhe te denohet perpara se te dale para drejtesise se Perendise te ciles nuk i shpeton dot.

  8. e verteta says:

    KRIMINEL I KRIMBUR NE PARA ME GJAKUN E NJEREZVE TE PAFAJSHEM NE BURG E KA VENDIN AI DHE SHUME TE TJERE…..PLEHRA…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje